Sunday, August 30, 2020

Mrekullitë e bimës së Shtogut!

Shtogu (Sambucus nigra L.) është bimë shumëvjeçare, e cila rritet si kaçube ose si dru. Gjethet i ka pendore teke dhe të dhëmbëzuara jo njësoj. Lulet janë të bardha dhe të bashkuara në lulesë si mburojë, me aromë të këndshme. Lëvorja e kërcelli ka ngjyrë hiri e degët e reja kanë ngjyrë të gjelbër me lanticela. Fruti është i vogël, bërthamor, i zi. Lulëzon prej majit deri në korrik, që varet prej lartësisë mbidetare. Shtogu haset i vetmuar nëpër pyje, skaj pyjeve, skaj përrojeve, rrugëve dhe vendbanimeve. 


10 foto magjepsëse të planetit Tokë të fotografuara nga sateliti

Agjencia Hapësinore Evropiane është përgjegjëse për lansimin e disa prej satelitëve më të avancuar për vëzhgimin e Tokës. Më i madhi prej këtyre, i quajtur " Envistat”, rrotullohej rreth planetit tonë për 11 vjet, duke mbledhur informacione të rëndësishme në lidhje me ndryshimin e klimës. 

Çdo javë agjencia ka publikuar imazhe të reja satelitore të Tokës, që tregojnë bukuritë natyrore të saj. Por, kontakti me këtë satelitë ndërpritet papritmas në prill 2012, por fotografitë janë ruajtur. Më poshtë mund të shihni një përzgjedhje të fotove më të bukura të realizuara nga ky satelit. 

Kjo fotografi shfaq Lumin e Verdhë të Kinës, që derdhet në Detin e Verdhë. Në pjesën e sipërme qendrore shihet edhe Pekini. 

Saturday, August 29, 2020

Lumi i Shalës, senzacioni turistik i kësaj vere!

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve shqiptare si për të huajt dhe vendasit, nga ku vizitorët e shumtë e përshkruajnë si perlën e bukurive të Shqipërisë. Izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët.

Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin me dorë. Në lumin e Shalës gjendet një bukuri e rrallë, ku për të cilin është e vështir të thuhet vetëm me fjalë.

Është një mrekulli të shikosh këtë oazë aty ku Shala përqafohet me Drinin. Ka dy vjet që është bërë pika më e frekuentuar në veriun e Shqipërisë. I thonë dhe “Blini i Gurit t’Lekës”, sepse aty ka mbyllur vitet e fundit të jetës së tij, prijësi i Dukagjinit, Leka.

3.2 miliardë njerëz të prekur nga degradimi i tokës

Sipas një studimi të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, vihet në dukje se nga kjo dukuri janë prekur 3.2 miliardë njerëz, çka do të thotë se janë krijuar kushtet për migrim masiv dhe konflikte. Degradimi i tokës për shkak të bujqësisë dhe rritjes së konsumit ka prirje të thellojë ndikimin negativ për shkak se ai po ndodh ndërkohë që popullsia sa vjen dhe rritet. Studimi në fjalë u realizua nga 100 shkencëtarë dhe u aprovua nga 129 vende dhe përmes tij synohet rritja e ndërgjegjësimit. Shifrat që sillen janë me të vërtetë alarmane. Vlerësohet se toka pjellore që humbet çdo vit për shkak të praktikave të paqëndrueshme bujqësore është 24 miliardë tonë. 


Qeset e plastikes dhe ndikimi i tyre në mjedis

Një qese plastike zakonisht mund të përdoret për vetëm 30 minuta, por do të duhen 500 vite për t'u dekompozuar. Mesatarisht një person përdor 18 qese në vit. Mesatarja e përdoimit për kokë banori në Bashkimin Europian është 198 cope, me Bullgarët që mbajnë vendin e parë me 421 qese plastike. Shumë prej tyre hidhen në lumenj e më pas përfundojnë në dete, ku janë duke shkaktuar shumë probleme. Shumë turistëve që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë detit në vende të ndryshme të botës u ka ndodhur që të ndeshen me një qese plastike nën ujë. 


10 forma të përdorimit të lëvores së bananes

Mbetjet e bananes, ose lëvorja e bananes mundë të përdoret në shumë forma të ndryshme dhe mundë të jetë shumë e dobishme. Andaj ju sugjerojmë që të mos e hidhni si mbeturinë por ta ruani atë dhe ta përdorni sipas nevojës. Ky përdorim përfshinë përdorimin e saj për receta në kuzhinë, si mbrojtës për lëkurë, si zbardhues dhëmbësh e forma tjera. Në këtë artikull ju sjellim 10 mënyra interesante se si mundë ta përdorni lëvoren e bananes për nevoja të ndryshme personale, disa nga të cilat nuk besojmë që i keni imagjinuar ndonjëherë. 


A mundë të riciklohen bateritë!

Bateritë alkaline mund edhe t’i hidhni në koshin e mbeturinave sapo ato ta përfundojnë funksionin e tyre karikues, por kjo nuk është mënyra e duhur për shkatërrimin e tyre. Bateritë, duke përfshirë edhe ato një-përdorimëshe, kanë përmbajtje të kimikateve të ndryshme dhe elementëve si plumb, kadmium, zink dhe litium (ndonjëherë edhe merkur). Bateritë e hedhura direkt në natyrë do të bëjnë që këto elementë kimikë të përzihen dhe të ndotin kështu mjedisin, të cilat mund të ndikojnë gjithashtu edhe në dëmtime të lëkurës apo organizmit.

Thursday, August 27, 2020

Çfarë kuptojmë me ushqime organike dhe pse janë të rëndësishme për mjedisin?

Ushqimi organik është produkt i një sistemi bujqësor, që shmang përdorimin e plehrave artificiale, pesticideve, rregullatorëve të rritjes dhe suplementët e ndryshëm në ushqyerjen e bagëtive.

Bujqësia që bënë prodhimin e produkteve organike njihet si “bujqësi organike”. Bujqësia organike është një sistem i qasjes ndaj prodhimit, që punon drejt prodhimit të qëndrueshëm nga pikëpamja ekologjike, sociale dhe ekonomike. Ajo i kushton vëmendje të veçantë natyrës, duke përdorur më pak kimikate në tokë, siç janë plehrat artificiale që ndotin rrugët ujore. Kujdeset që të mbijetojnë më shumë kafshë të egra, të ketë më shumë biodiversitet dhe të shmanget modifikimi gjenetik. Bujqësia organike gjithashtu ofron përfitime për mirëqenien e kafshëve, pasi kërkon që ata të mbahen në hapësira të lira dhe më natyrale.

A duhet të mësohen ndryshimet klimatike si lëndë mësimore në shkollat tona?

Nga: Afrim Berisha, PhD i Shkencave të Mjedisit

Edhe pse edukimi nuk është një zgjidhje direkte për parandalimin e ndryshimeve klimatike, megjithëkëtë ai është një nga instrumentet më efikase për të ndryshuar qëndrimin dhe për të kuptuar më mirë problemin, dhe së këndejmi është një veprim shumë i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve kundër ngrohjes globale. 

Hulumtimet e ndryshme e rendisin forcimin e arsimit dhe angazhimin për ndryshimet klimatike si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme sociale për të ngadalësuar fenomenin e ngritjes së temperaturave globale. Një publik i gjerë me arsim më të mirë për problemet e klimës mund të jetë më i ndërgjegjshëm kur bëhet fjalë për përkrahjen e ndryshimeve politike dhe masave për ngadalësimin apo ndalimin e emetimeve të gazrave serë. 


Tuesday, August 25, 2020

Shtatë dëshmi që tregojnë se jeta në Tokë po shkon drejt shkatërrimit!?

Autorja Annalee Newitz, ka botuar një  artikull në portalin  io9.com në të cilin ajo përmend shtatë dëshmi se pse Toka është në prag të vdekjes. Një nga këto fakte që ajo përmend mes tjerash është zhdukja e 75 % e të gjitha specieve në Tokë në më pak se dy milionë vjet. Ne kjo na duket si kohë shumë e gjatë, por sipas kohës gjeologjike kjo mund të krahasohet me një mbyllje-hapje syri.

Toka për 540 milionë vjet ka shënuar pesë raste të zhdukjes masive, të cilat ndonjëherë janë shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, e nganjëherë përmes ndryshimeve të fshehura – të tilla si shumimi i papritur i disa specieve pushtuese. Shumë shkencëtarë besojnë se ne jemi në prag të zhdukjes masive, përmes së cilës mund të fshihen nga faqja e dheut shumë jetë që ne i njohim sot në Tokë.

Habitatet jo natyrore burim i sëmundjeve nga patogjenët mikrobiotik

Një studim i ri zbuloi se kafshët e njohura që mbartin sëmundje të dëmshme janë më të zakonshme në peizazhet që vizitohen intensivisht nga njerëzit. Habitatet natyrore në të gjithë planetin që njerëzit i kanë shndërruar në ferma, qytete ka shumë më shumë të ngjarë të strehojnë ose të mbartin parazitë ose patogjenë siç është koronavirusi i ri sesa zonat e pashqetësuara, sipas këtij studimi. 

“Sëmundjet zoonotike” – ato të shkaktuara nga mikrobet që kalojnë midis kafshëve dhe njerëzve përbëjnë afërsisht 75% të sëmundjeve të reja të shfaqura tek njerëzit, sipas Qendrave të Sh.B.A-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.


Identifikohet vendgrumbullimi i parë i skifterit kthetraverdhë në veri të Shqipërisë

Gjatë muajve korrik-shtator, në Shqipëri, ndodh grumbullim në numër të madh i skifterit kthetraverdhë (Falco naumanni), pasi kjo periudhë korrespondon me atë të parashtegtimit për këtë lloj shpendi.

Shoqata “Shpendët e Shqipërisë” bën të ditur se “në vendin tonë është gjetur deri më tani një rrjet relativisht i dendur me fjetore të këtij lloji, duke mbajtur një numër individësh deri në 6000, sikurse është rasti i fjetores së Luginës së Drinos, e cila është më e madhja në vendin tonë”.

Alternativat për të ardhmen mjedisore

Dëmet ndaj mjedisit, sisteme sociale të mbingarkuara, mungesë banesash. Strukturat në mbarë botën po dalin nga limitet e tyre ekonomikë, ekologjikë e shoqërorë. A ka alternativa? Cilat janë utopitë e reja konstruktive? Viti 2020 në të kaluarën për shumë njerëz ka qenë sinonimi i së ardhmes, të cilën disa e përfytyronin të ndritshme e disa të errët. Sido që të jetë kjo e ardhme është tani!

A jemi të përgatitur mirë për këtë të ardhme? Nuk duket kështu, kur dëgjojmë përditë lajmet e tmerrshme: ndryshimi i klimës, dëmtimi i mjedisit, kolapsi i trafikut, sistemet sociale që nuk mbajnë më, papunësia, migrimi nga varfëria, mungesa e banesave – dhe lista mund të vazhdojë gjatë. Dhe problemet janë globale: Në Xhakarta, Lagos, Kairo, Los Angeles, Paris - gjithçka është krejtësisht ndryshe, gjithçka është larg, por sfidat e mëdha janë jashtëzakonisht të ngjashme.


Fillon Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës 2020

Ka filluar sot Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës. Qëllimi i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës 2020. Kjo ngjarje filloj me eventin lansues te edicionit të tretë. Sikurse vitet e kaluara, qëllimi i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës. Qëllimi i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës është të avancojë më tej dialogun publik dhe të kërkojë mënyra efektive për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm nga njëra anë, dhe rritjen e gjelbër ekonomike në ana tjetër.

Ky aktivitet bashkërendohet dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Zyra e BE në Kosovë, GIZ Kosova, Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).


Shkaba Mokos i rikthehet natyrës

Shkaba Mokos, e gjetur në qershor në Malësi të Madhe në gjendje të rëndë shëndetësore, është rikuperuar plotësisht pas trajtimit në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Divjakë. Ajo tashmë fluturon sërish e lirë pas lëshimit pranë Luginës së Drinos.

Shkaba u gjet më 7 qershor të këtij viti në Koplik pas sinjalizimit të dhënë nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve të Malit të Zi, që zbuloi prezencën e shkabës në zonën mes dy vendeve. Gjendja shëndetësore e shkabës me kokë të bardhë, ishte shumë e rëndë dhe për këtë arsye u desh një kohë e gjatë për t’u rikuperuar.

Në momentin që shqiponja u gjet peshonte vetëm 4.8 kg, peshë e cila sipas ekspertëve ishte nën minimumin jetik. Gjendja e Mokos u përmirësua falë përkujdesjeve me serum (kripëra minerale), antiparazitarë të jashtëm si dhe trajtimit një javor me antibiotikë.

Sunday, August 23, 2020

Pesticidet po e zvogëlojnë diversitetin e zogjve

Pesticidet më të përdorura në botë kanë qenë një katastrofë për bletët. Por studimet e reja tregojnë se ato janë gjithashtu një lajm i keq për zogjtë, të cilët po vdesin me një shkallë alarmante. Këto zbulime të botuara në Nature Sustainability, tregojnë se pesticidet janë përgjegjëse për një rënie të popullsisë së shpendëve amerikanë. 

Një lloj i insekticideve që lidhen kimikisht me nikotinën, u prezantuan për herë të parë në bujqësi në vitet 1980, ato më së shpeshti aplikohen tek farat dhe përhapen nëpër bimë ndërsa mbijnë dhe rriten për t’u mbrojtur nga insektet, por ato janë aq të dëmshme për bletët dhe gjallesat e tjera të insekteve dhe BE ndaloi përdorimin e tyre në vitin 2018. 


Por në Sh.B.A, falë një fushate dezinformimi nga ana e industrisë së pesticideve, ka pasur një ndryshim për të përdorur gjithnjë e më shumë kimikate të rrezikshme edhe pasi përdorimi i përgjithshëm i insekticideve ka rënë. 

Lëndë mësimore për ndryshimin e klimës

Një rajon në veri të Anglisë do të jetë ndër të parët në botë, që do të ketë në çdo shkollë një mësues për klimën. Në njërën nga shkollat lënda e shkencës është orientuar tërësisht tek problemi i ngrohjes së Tokës. Në këtë shkollë që ndodhet në qytetin Haxon në veri të Anglisë tashmë ka nisur punën mësuesja e parë për çështjet e ndryshimit të klimës. Në një orë mësimi me klasën e gjashtë, mësuesja Meryl Batchelder zhvillon një eksperiment me nxënësit: Sikur shkolla përfshihet nga zjarri? Këtë synon t'u ilustrojë ajo nxënësve për t'ua bërë më të kuptueshme, se çfarë e dallon energjinë e biomasës nga ajo e parafinës. E gjithë lënda e mësimit të shkencës është e orientuar rreth ndryshimit të klimës, sepse në rast të kundërt planeti ynë mund të digjet.

Meryl Batchelder, mësuese në shkollën Corbridge Middle thotë, se „në fakt eksperimenti nuk u intereson edhe aq nxënësve, por ata e kuptojnë më mirë problemin, kur ua bën të qartë, se mënyra e përfitimit të energjisë është vendimtare për mbijetesën tonë."

Saturday, August 22, 2020

Mikroplastika, sa dimë për të dhe si arrin ajo në organizmin tonë?

Nga: Afrim Berisha, PhD i Shkencave të Mjedisit!

Dihet se plastika është një nga përbërësit e shumë materialeve që përdoren në jetën tonë të përditshme. Atë e gjejmë në veshje, në goma makinash, në paketime, në qese plastike, në lodra, në enë kuzhine, në shishe plastike të ujit dhe në shumë materiale tjera.

Aktualisht në mbarë botën çdo vit prodhohen më shumë se 440 milionë tonë plastikë. Sipas parashikimeve kjo shifër rritet çdo vit me katër për qind. Rreth 98 për qind e të gjitha plastikave prodhohen nga nafta dhe gazi natyror dhe vetëm dy për qind nga lëndët e para të ripërtëritshme. Me qëllim që plastikat të arrijnë cilësitë e dëshirueshme, atyre u shtohen lëndë të ashtuquajtura aditivë. Shumë prej tyre janë të regjistruara si substanca të rrezikshme.

Vetëm disa lloje të pakta plastike mund të shpërbëhen shpejt dhe pa problem në kushte të caktuara në mjedis. Një nga këto lloje plastikash është biopoliesteri i natyrshëm PHA, që formohet nga bakteret. Megjithatë PHA-të janë rreth gjashtë herë më të shtrenjta për t‘u prodhuar se sa plastikat konvencionale.

Miu i rrallë elefant rizbulohet në Afrikë 50 vjet pas “zhdukjes”!

Miu elefant i Somalisë, i njohur për turirin e tij çuditërisht të gjatë është rizbuluar në botën e egër të Afrikës për herë të parë pas 50 vjetësh. Ai ishte konsideruar “i humbur për shkencën” që prej vitit 1968, ndërsa së fundmi është rizbuluar në zonat shkëmbore të Kepit të Afrikës.

Pas pikasjes nga banorët lokalë të Xhibutit, shkencëtarët vendosën çarqe dhe kapën disa ekzemplarë, duke konfirmuar se miu elefant mbijeton edhe pas disa dekadave që ishte shpallur i zhdukur. Krijesa që ushqehet me insekte nuk është as elefant as mi, por është më i lidhur me këtë të dytën.

Disa fakte interesante për shkretëtirat

Sa herë që flasim për shkretëtira, çdoherë e imagjinojmë një vend të shkretë, pa ujë, ku nuk ka asgjë dhe nuk ndodhë asgjë. Megjithatë, shkretëtirat mund të jenë të magjishme, sidomos për fotografët. Në shkretëtira, rriten bimët e rralla në botë, të cilat mund të mbijetojnë në kushte ekstreme klimatike. Njësoj ndodhë dhe me njerëzit dhe kafshët. Në shkretëtira po ashtu, gjenden edhe dunat e rërës që duken si imazhe përrallash.

Ekzistojnë katër lloje të shkretëtirave: shkretëtirat subtropikale që janë të nxehta dhe të thata gjatë gjithë vitit, shkretëtirat bregdetare që kanë dimra të ftohtë dhe verë të ngrohtë, shkretëtirat e ftohta të dimrit të thatë mee dimra të ftohtë me reshje shiu dhe bore të ulët ose reshje dhe shkretëtirat polare të ftohta.

Një nga faktet interesante për shkretëtirat është se ato mbulojnë rreth 33 për qind ose një të tretën e Tokës. Në këtë artikull ju sjellim disa fakte interesante për shketëtirat.

Nga sot toka në borxh ekologjik për 2020

Nga: Dr. Zeqir Veselaj, ligjërues i Edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës

Secili njeri jeton dhe operon me resurset që ka në dispozicion dhe bën balancimin mes nevojave, kërkesave dhe mundësive në jetën e tij. Ngjashëm operon edhe planeti ynë në raport me kërkesat e njerëzimit ndaj natyrës, por edhe të asaj se çka mund të ofroj natyra si burime.

Dita e Tejkalimit të Tokës (Earth Overshoot Day) për vitin 2020 është data 22 gusht. Kjo ditë, shënon datën kur kërkesa e njerëzimit për burime natyrore dhe shërbime ekologjike brenda një viti kalendarik tejkalon atë që ekosistemi Tokë mund të prodhon apo rigjeneron në terma biologjik brenda atij viti. Kjo nënkupton që prej kësaj date, Toka hyn në borxh ekologjik të vitit pasardhës. Nga sot, njerëzimi “merr hua” nga prodhimi natyror i vitit 2021. Një analogji për thjeshtëzim: llogariteni sikur pagën tuaj vjetore apo miellin e një viti si baza e ushqimit ditor, ta shpenzoni me 22 gusht. Si do jetoni muajt deri në fund të vitit?. Sigurisht duke marrë borxh, kredi apo hua. A mund të kemi qëndrueshmëri individuale e familjare kur më shumë shpenzojmë se sa gjenerojmë të hyra në baza vjetore?

Një metodë e re për monitorimin e emetimeve të gazrave të serrës në kohë reale

Si mund të dimë se cili shtet po emeton më shumë gazra të serrës, të cilat po e shkaktojnë ngrohjen globale? Si të bëhen vlerësimet se sa po arrihen qëllimet e Marrëveshjes së Parisit për klimën, për reduktimin e lirimit të këtyre gazrave në atmosferë?

Lajmi i mirë vjen nga koalicioni global Climate TRACE (Tracking Real-time Atmospheric Carbon Emissions). Pas këtij emri janë nëntë organizata të bashkuara dhe ish nënkryetari i SHBA-ve Al Gore, i cili kah mesi i korrikut në një njoftim për shtyp ka paralajmëruar për një projekt novator, i cili me ndihmën e inteligjencës artificiale, përpunimin e imazheve satelitor, mësimin e makinerive dhe teknologjitë e tjera të detektimit në distancë do të bëjnë monitorimin e emetimeve të gazrave ne efekte serre në kohë të afërt reale në të gjithë botën.

Ndryshimi i klimës, Evropa kultivon bimë ekzotike!

Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje për shkak të thatësirës. Por temperaturat e larta mundësojnë edhe kultivimin e frutave ekzotike. Vera më të nxehta, stuhi të mëdha dhe periudha të zgjatura thatësire: fermerët në Evropë ku temperaturat mesatare vjetore pritet të rriten me rreth 1 deri në 5.5 gradë Celsius janë përpara sfidash të reja.  Sipas një raporti të  Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) nxehtësia, ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe stuhitë e breshërit si dhe mungesa e ujit i kanë ndryshuar tashmë kushtet e rritjes të disa të bimëve në jug të Evropës. Nga ndryshimet klimatike janë të prekura veçanërisht prodhimet mesdhetare si ullinjtë dhe rrushi.

Nga ana tjetër në veri të Evropës fermerët po përfitojnë nga ndryshimi i klimës. Kështu për shkak se periudhat e ngricave janë më të shkurtra fermerët në veri të Gjermanisë, në Britaninë e Madhe apo madje edhe në Suedi apo në vendet baltike kanë nisur të kultivojnë bimë tipike për jugun e Evropës, si rrush apo kajsi dhe të prodhojnë madje edhe verë.

Mrekullia e botës nënujore e prezantuar përmes fotografisë!

The Underwater Tour Awards 2020, konkursi për fotografitë më të bukura nënujore për vitin 2020, ka shpallur fituesit e kësaj gara prestigjioze ndërkombëtare.  Në konkurs kanë marrë pjesë fotografë nga mbarë bota, të cilët artin e tyre e zhvillojnë nën ujë, e tërë kjo me misionin që të ngrihet vetëdija për pasurinë dhe bukuritë e thellësive. 


Çmimet ndahen në disa kategori, ndërsa i ashtuquajturi fitues i madh sivjet është Chelsea Haebich nga Adelaide e Australisë, e cila zuri vendin e parë në kategorinë “pesë fotografi nënujore”. Në këtë artikull ju sjellim disa nga fotografitë më të bukura të këtij kompeticioni.

Thursday, August 20, 2020

Siluri, peshku më i madh i ujërave tona!

Siluri është një nder peshqit me te mëdhenj në ujërat tona. Emri shkencor i tij është Silurus glanis Linnaeus (1758), ndërsa që është i njohur edhe me emrin macja e ujërave. Gjatësia e tij mund të arrij deri në 9 metra dhe me peshë deri 200 kg. Gjatësia më e madhe që është parë deri më tani në ujërat e Kosovës (në liqenin e Badovcit) është 4 deri në 5 metra. Macja e ujërave jeton në liqene të mëdhenj, të ngrohtë dhe lumenj të thellë e të ngadaltë. Preferon të qëndrojë në vendet e strehuara siç janë vrimat në shtratin e lumit, pemët e mbytura, etj. Është mjaft i ndjeshëm në dritë prandaj ushqehet kryesisht natën dhe në zonat ku ka errësirë dhe njihet nga goja e tij e madhe. 


Wednesday, August 19, 2020

10 portale lajmesh që po sjellin risi në tregimet mbi ndryshimin e klimës

MediaBlog ka krijuar një listë të 11 portaleve më të mira që me lajmet e tyre në sektorin e mjedisit po sjellim risi me qasjen për tregimet e tyre mbi ndryshimet e klimës. Ajo që i bën të veçanta këto portale lajmesh janë qasja që po ndjekin në ofrimin e informacioneve si dhe trajtimi i çështjeve që ndërlidhem me emeregjencat mjedisore.

Tuesday, August 18, 2020

10 fakte interesante për malin Fuji në Japoni

Mali Fuji është mali më i lartë në Japoni dhe ndodhet në ishullin Honshu. Shtrihet rreth 100 kilometra në jug-perëndim të Tokios dhe mund të shihet shumë qartë edhe nga largësitë e mëdha. Ky vend është destinacion i shumë turistëve që e duan natyrën dhe ngjitjen nëpër shtigje. Padyshim, mali Fuji është atraksioni më i madh i Japonisë, duke qenë mali më i lartë i vendit me një sipërfaqe mbresëlënëse prej 3,776 metrash.

Mali Fuji ka qenë prej kohësh një nga simbolet e famshme  të Japonisë, duke kontribuar në gjeografinë kulturore dhe shpirtërore të vendit. Gjatë viteve ky vend është bërë një burim adhurimi dhe frymëzimi artistik, dhe është përfshirë në poezi, letërsi dhe në printime të panumërta artistike.

Në këtë artikull ju prezantojmë  disa fakte interesante për malin Fuji.

Në Ruandë, mbetjet plastike riciklohen në materiale ndërtimi

Një firmë në vendin afrikan Ruanda, ka gjetur mënyra për ta kthyer plastikën me përdorim të vetëm në material ndërtimi sipas ligjeve të reja të ashpra mbi përdorimin e plastikës dhe menaxhimit të mbeturinave. Vitin e kaluar, vendi i vogël në Liqenin e Madh Rift ndaloi përdorimin e plastikës për prodhimin e produkteve të ndryshme plastike dhe materialeve të paketimit ushqimor plastik për të mbrojtur mjedisin. Ky vend gjithashtu ndaloi prodhimin dhe importimin e plastikës me përdorim të vetëm.


Ligjet e reja përcaktuan një dënim prej 50, 000 franga Ruandane për individët që hedhin plastikë në hapësirën publike dhe 5 milion franga Ruandane për kompanitë që nuk përshtaten me menaxhimin e duhur të mbeturinave. Megjithatë, qeveria u dha bizneseve një periudhë prej tre vjetësh për të eksploruar dhe për tu përshtatur me materialet alternative të paketimit.

“Zogu dhe Djali” – Naim Frashëri

Një zog të bukur zuri një djalë,
Ay po dridhej dh’e i thosh ca fjalë:
“Nukë të vjen keq që jam i mitur,
Si ti i vogël e s’jam dhe rritur?

Jam bir i vetëm e mëma më pret,
E kam lënë keq brenda në folet.
Dheu me dëborë qjith’ u mbulua,
Më s’ka mbetur dhe gjëkunt pothua!

Vuanj i gjori dit’ edhe natë
E s’gjenj dot asnjë druthë të thatë!
E sheh sa u prish fort i shkreti mot,
Urie vdiqmë, më s’durojmë dot,

Zemërsë sime i lidhe gur,
Po mëm’ e zezë q’ësht’ e sëmurë?
Kërkonj e kërkonj, e kam që dije
Që s’munt të gjenj dot gjëzë t’i shpije.

Ah! kjo e keqe këtu më pruri,
E gracka jote ra e më zuri!

Më pret im mëzë, si ty jot ëmë.
Të mos t’i vete, ç’bënetë prëmë?
Të zesthitë na, përse na ngini?
Në punët tënë përse s’na lini?

Kam dhe unë shpirt dhe dua të rronj,
Të lëçinj, të breth, të los, të këndonj,
Unë, që s’kam ment, (si thotë njeriu),
Kujt i bëra keq? Ç’bëra un’ i ziu?

Le, mos më mundo, se Zoti të sheh,
Të mirën’ edhe të ligën’ e njeh,
E s’do të ligën, po do të mirën,
Do butësinë, nuk’ egërsirën,

Sunday, August 16, 2020

Eunice Foot, gruaja që para 200 vitesh tregoi se CO2 shkakton ngrohjen globale

Ishte një eksperiment në kushte shtëpie që bëri ajo, përmes së cilit emrin i saj u bë i rëndësishëm për historinë e shkencës, dhe veçanërisht studimin e ndryshimeve klimatike.  Gjithë ajo që i duhej për këtë eksperiment ishin dy cilindra xhami që ajo i mbushte me substanca dhe gaze të ndryshme dhe vendoste një termometër në to. Cilindrat ua ekspozonte rrezeve të diellit dhe vëzhgonte atë që po ndodhte me temperaturën. Kështu, ajo përcaktoi që një cilindër me ajër të lagësht nxehet më shpejt se ai me ajër të thatë, dhe se ai i mbushur me dioksid karboni nxehet më së shumti. Për më tepër, cilindri i dioksidit të karbonit mori kohën më të madhe për t’u ftohur.

Eunice Foot meriton të mbahet mend si personi që hodhi themelet e të kuptuarit tonë të ndryshimit të klimës.

Kur pemët merren si model i bashkëjetesës!

"Një marrëdhënie e mirë bashkëshortore, është si dy pemë që mund të rriten pranë njëra tjetrës në distancën e duhur"!
Kush e gjen distancën e duhur, sikur këtyre dy pemëve që u duhet për t’u rritur së bashku dhe për t’u mplakur së bashku, ai ka gjetur rrugën për të ndërtuar një marrëdhënie të mirë bashkëshortore.

Me këtë distancë mes njëra tjetrës pemët mund të zhvillohen mirë. Çdonjëra mbetet pemë e pavarur dhe asnjëra nuk i merr tjetrës diellin dhe ajrin, që i duhet për të marrë frymë. As rrënjët nuk do pengojnë njëra-tjetrën. Megjithatë, pemët do të ndërtojnë së bashku një bashkësi dhe kur era do të fryjë mbi to, degët e tyre do të preken butësisht.


Ky shembull i illustruar me imazhin e dy pemëve se si një marrëdhënie e mirë mund të ketë sukses, është gjithashtu një rrëfim që shpesh ju lexohet çifteve të sapo kurorëzuar në Gjermani dhe i jepet si udhëzim në rrugën e përbashkët jetësore.

Saturday, August 15, 2020

Disa fakte interesante për lumin Nil

Lumi Nil është një nga më të vjetrit, më të gjatët, dhe më të famshmit lumenj në botë, është mbi 6.853 km i gjatë. Shumica e njerëzve e lidhin lumin Nili me Egjiptin, por vetëm një e pesta e lumit kalon nëpër këtë vend. Nili konsiderohet si lum "ndërkombëtar" pasi cili kalon nëpër njëmbëdhjetë vende: Tanzania, Uganda, Ruanda, Burundi, Kongo-Kinshasa, Kenia, Etiopia, Eritrea, Sudani i Jugut, Sudan dhe Egjipt. Nil është burimi kryesor i ujit për Egjiptin dhe Sudanin. Është formuar nga lumi i Bardhë, i cila ka origjinën në Liqenin Viktoria dhe Nilit Kaltër, i cila ka origjinën në liqenin Tana në Etiopi. Këta lumenj takohen në Sudan dhe pastaj shkojnë në udhëtimin e tyre të gjatë drejt veriut në drejtim të detit Mesdhe. Lumi i Bardhë kontribuon vetëm rreth 15% në rrjedhën e Nilit ndërsa ai i Kaltër, kontribuon me rreth 85% në rrjedhën e lumit.

Në këtë artikull ju sjellim edhe disa fakte tjera interesante që ndërlidhen me lumin Nil.

Sikur bota të ishte një fshat me 100 banorë!

A keni menduar ndonjëherë se çfarë përbërje do të kishte një fshat me 100 banorë nëse në të do të reflektoheshin të dhënat statistikore të popullsisë së botës?! Cila gjuhë do të ishte dominante? Cili besim do të ishte më i përhapuri? Sa prej banorëve do të dinin shkrim-lexim, e sa do të kishin shkollim universitar? Në artikullin vijues do ju sjellim të dhëna statistikore interesante të botës në miniaturë.


Sikur bota të ishte një fshat me 100 banorë, 48 banorë do të ishin meshkuj ndërsa 52 do të ishin femra. Brenda një viti do të kishte dy lindje dhe një vdekje. 26 banorë do ti takonin moshës nga 1-14 vjeç, 66 moshës 15-66 vjeç ndërsa 8 banorë do të ishin mbi 65 vjeç. 77 prej tyre do të kishin shtëpi banimi.

Kuriozitete, statistika dhe fakte interesante për popullsinë në botë!

Aktualisht në të gjithë botën jemi më shumë se 7 miliardë banorë. Kur do të bëhemi 10? A e dinit se 62 persona kanë pasuri të barabartë me atë të 3.6 miliardë banorëve mbi Tokë? Rreth 1.700 njerëz në SHBA bëhen milionerë çdo ditë? Sa njerëz kanë jetuar deri më tani mbi Tokë?  Ky artikull ju sjellë disa prej kurioziteteve, statistikave dhe fakteve interesante për popullsinë në botë.

  • Llogaritet se aktualisht jemi mbi 7 miliardë njerëz që jetojmë në Tokë. Vendi me popullsinë më të madhe është Kina me 1.4 miliardë, ndërsa pas saj vjen India me 1.32 miliardë. 
  • Sipas “People Reference Boureau” (PRB), organizatë joqeveritare që vepron në SHBA, llogaritet se në Tokë kanë jetuar 108 miliardë banorë. Kjo do të thotë se ne që jetojmë tani jemi vetëm 6.68 për qind e gjithë popullsisë që ka jetuar në Tokë.

Friday, August 14, 2020

Madhështia e malit Everest e prezantuar përmes fotografive dhe fakteve!

Të gjithë e dimë se Mali i Everest është pika më e lartë në planet. Çdo vit, shumë alpinistë profesionistë dhe entuziastë të sporteve ekstreme përpiqen ta pushtojnë këtë mal. Në këtë artikull ju sjellim madhështinë dhe bukurinë e këtij mali përmes fotografive që janë realizuar nga fotografët  nga e gjithë bota dhe disa fakte interesante për të.

Mali Everest ndodhet në Himalaje dhe është pika më e lartë në botë në 8,848 metra mbi nivelin e detit. Kufiri i tij jugor shtrihet në kufirin e Nepalit dhe Tibetit, dhe kulmi i tij verior ndodhet në Kinë. Mali rritet çdo vit 4mm për shkak të rritjes gjeografike.

Thursday, August 13, 2020

Dëllinja dhe veçoritë e saj shëruese

Veçoritë shëruese të dëllinjës njihen që nga lashtësia, ndërsa me siguri ka edhe prej jush që ndonjëherë ju ka rastisur që dikush ju ka ofruar raki të dëllinjës me arsyetimin që është “ilaç për shpirt”, dhe nuk ka qenë larg nga e vërteta. Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruta, por, megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme, në varësi nga zona.

Frutat mund edhe të thahen, dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Frutat e saj më së shumti përdoren te problemet me stomak dhe problemet me kanalet urinare dhe shihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë. Mund të përdoret edhe si mjet dezinfektues për plagët, ndërsa ndihmon edhe kollitjen, për çka më së shumti ndihmojnë vajrat eterike nga kokrrat e dëllinjës, të cilat mund të përdoren edhe për masazh tek dhimbjet reumatike.

Vjena fiton garën për qytetin më të gjelbër në botë

Në kuadër të garës “Dhjetë qytetet më të gjelbra të botës 2020”, që është realizuar nga  agjencia amerikano-kanadeze Resonance Consultancy, Vjena ka marrë vendin e parë. Në këtë garë kryeqyteti austriak ka lënë pas Mynihun, Berlinin dhe Madridin.

Janë analizuar mbi 100 qytete të botës sipas kritereve të cilat para së gjithash përfshijnë pjesëmarrjen e parqeve dhe sipërfaqeve të gjelbra në sipërfaqen e përgjithshme të qytetit, shfrytëzimin e energjisë së ripërtëritshme, cilësinë e ajrit, ofertën e transportit publik të qytetit dhe ofertën e prodhimeve lokale në tregje.

Tuesday, August 11, 2020

15 fotografi që tregojnë se shkatërrimi i mjedisit ka arritur kulmin!

Hulumtimet shkencore, raportet dhe vlerësimet gjithnjë e me shumë po dëshmojnë se njerëzit janë shkaku kryesor i ndryshimit të klimës dhe shkatërrimit të mjedisit. Njerëzimit janë ata që djegim lëndë djegëse fosile që lirojnë dioksidin karboni, që është shkaktari kryesor i efektit serrë. Njëkohësisht njerëzit presin pemët dhe shkatërrojnë pyjet që janë burimi kryesor i prodhimit të oksigjenit dhe thithjes së dioksidit te karbonit nga atmosfera. Klima po ndryshon me shpejtësi, duke prekur të gjitha format e jetës në Tokë, dhe duke çuar në pasoja në ekosistemet natyrore, biodiversitetin, shëndetin, ekonominë njerëzore dhe kulturat që varen prej tyre, duke rrezikuar mbijetesën e florës dhe faunës së Tokës, përfshirë qeniet njerëzore.

Disa nga efektet katastrofike nga ndryshimi i klimës përfshijnë valët e nxehta intensive dhe të gjata, shkrirjen e akullnajave, rritja e niveleve të përshpejtuara të detit, rritja e shfaqjes së fenomeneve më të dhunshme të motit, thatësirës, ​​zjarreve, vdekja e specieve shtazore dhe bimore, përmbytja nga lumenjtë dhe liqenet, krijimi i refugjatëve nga klima dhe shkatërrimi i zinxhirit ushqimor dhe burimeve ekonomike, veçanërisht në vendet në zhvillim. 

Gjenerimi i mbeturinave dhe përhapja e tyre, zhdukja e llojeve nga gjuetia ilegale, transporti, urbanizimi etj. janë disa nga problemet tjera globale mjedisore. Për të mos mjaftuar kjo vetëdija dhe indeferenca para këtij shkatërrimi që po i behet mjedisit vazhdon të thellohet. Përmes këtij artikulli duke sjellë disa fotografi të realizuar anë e kënd botës, prezantohet vetëm një pjesë e shkatërrimit që njerëzimi po i bën mjedisit dhe pasojat që po shfaqen nga ky shkatërrim.

Mbeturinat po shkatërrojnë ujërat e detërave dhe plazhet e pushimit 

5 destinacionet turistike në Shqipëri që nuk duhet humbur!

Shqipëria me resurset e monumentet e shumta natyrore është kthyer në destinacionin ideal për t’u vizituar. Me shtigje të reja apo edhe ato vjetra panorama që të ofrojnë këto destinacione janë të papërshkrueshme. Në saj të guidave turistike, por edhe blogerëve të udhëtimeve gjithnjë e më shumë po njihemi me një Shqipëri tjetër, me peizazhe që të thërrasin për eksplorim.

Granit Temaj, i riu nga kosova është një ndër apasionuarit dhe entuziastët e natyrë.s  Historia e tij është e shkurtër. Ai filloi të merret me hiking dhe kuptoi që ishte një mënyre fantastike për të kaluar kohën e lirë dhe e shndërroi në pasion dhe hobi. Dhe me kalimin e kohës kjo dëshirë u shndërrua në gjithçka të bukur dhe atraktive që Graniti e bën në kohën e tij të lirë, kur nuk është në punë.

Këtë pasion e ka filluar në vitin 2015, dhe që atëherë ka eksploruar edhe vendet më të fshehta dhe të izoluara. Ai ka edhe blogun e tij, Alpventurer, që për objektiv ka promovimin e destinacioneve aventuriere, nxitjen e njerëzve të merren me këtë aktivitet, si dhe promovimin e bizneseve lokale të zonës. Për IntoAlbanian, Graniti ka paraqitur një listë me destinacionet që nuk duhen humbur në Shqipëri:

1. Liqenet e Jezercës

Pamje përrallore nga liqenet të gjendura në mes të Majeve të larta të Bjeshkëve të Nëmuna, rrëzë majës së Jezercës.

Liqenet e Jezercës, foto nga Granit Temaj

Sunday, August 9, 2020

Gentiana, bima mbretërore ilire që rrezikohet për zhdukje!

Në popull e quajnë bar zemre, ndërsa emri botanik i bimës është Gentiana lutea. Emri i kësaj bime vjen nga mbreti i Ilirisë, Genti (181 p. e. s – 168 p. e. s). Ilirët ishin të parët që përdorën këtë bimë për të ulur temperaturën dhe për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore. Emri i llojit lutea do të thotë i verdhë, sipas ngjyrës së luleve që ka. Ndryshe e njohin edhe me emrat sanëz, kërrsanëxë, sancë, ksane, raven apo lincurë.

Në këtë artikull do të ju sjellim disa të dhëna për përhapjen, pamjen, përbërjen kimike, mënyrat e përdorimin dhe rrezikun që po i kërcënohet për zhdukje kësaj bime të rrallë dhe çudibërëse.

Zogjtë e mëdhenj të Kosovës që kërcënohet me zhdukje!

Libri i kuq i faunës së Kosovës, ka vlerësuar se disa llojë të faunës sonë tanimë janë në kategorinë e llojeve skajshmërisht të rrezikuar. Në mesin e këtyre llojeve janë edhe tre zogj të mëdhenj:  Shqiponja e maleve, Shkaba dhe Çapka e përhimtë.

Shqiponja e maleve

Shqiponjën e kemi simbol kombëtar. Por, shqiponjat po ikin prej nesh.  Shqiponja e maleve, lat. Aquila chrysaetos (Linnaeus, 1758) vlerësohet si skajsshmërisht i rrëzikuar, për shkak se popullatat native të saj janë në rënie e sipër. Në Librin e kuq të faunës së Republikës së Kosovës thuhet se ajo është e rrezikuar nga helmimi i qëllimshëm dhe i paqëllimshëm dhe se ky lloj ka popullatë shumë të izoluar. Në vitin 2018, kur është bërë hulumtimi, besohej se numri i individëve të rritur ishte vetëm rreth 50.

Foto: Jarkko Järvinen - Flickr

Bimët më të mira për shëndetin dhe ajrin e brendshëm

Para se të jetonim në shtëpi moderne, ndërtuam streha shumë më tepër në sinkron me natyrën dhe korrnim përfitimet e frymëmarrjes në ajër të pastër çdo ditë. Në kohët moderne, ndotja e ajrit tonë së bashku me faktin se jetojmë larg natyrës (për pjesën më të madhe) ndikon rëndë në cilësinë e ajrit që thithim. Bimët thithin kimikate organike dhe inorganike që ndotin ajrin dhe i zbërthejnë ato në komponime që bima mund të përdorë për energji. 

Nga ana tjetër, ne duhet përthithim ajrin e pastër që bimët ofrojnë për ne – gjithçka që duhet të bëjmë është të sigurohemi që bimët marrin mjaftueshëm ujë dhe rreze dielli për mbijetesë. Për t’ju vërtetuar përfitimet e të pasurit bimë brenda në shtëpi, një studim i bimëve që në vitin 1772 tregoi se bimët mund të pastrojnë ajrin e ndenjur që kishte pak oksigjen si rezultat i djegies së qirinjve dhe zotërimit të kafshëve shtëpiake. 

Për më tepër, bimët janë studiuar për aftësinë e tyre për të pastruar ajrin duke u përdorur edhe nga astronautët në stacionet hapësinore dhe bazat e ardhshme të hënës. Në një studim gjashtë muajsh duke krahasuar një dhomë të mbushur me bimë dhe një dhomë pa bimë, dhoma pa bimë kishte një nivel prej 50% më të lartë të mikrobeve dhe baktereve të ajrit. Një përfitim tjetër i të pasurit bimë brenda është se ato mund të ndihmojnë me problemet e sinositit, astmës dhe madje edhe ankthit.

Në këtë artikull, do të rendisim disa nga bimët më të mira që mund të mbani në shtëpinë tuaj për të ndihmuar në pastrimin e ajrit.

Saturday, August 8, 2020

Disa fakte befasuese për pemët!

Pemët thithin karbonin nga atmosfera, janë shtëpi banimi për jetën e egër dhe madje përmirësojnë mirëqenien tonë mendore. Por a e dini se ato gjithashtu mund të "flasin" me njëra-tjetren dhe të dërgojnë sinjale shqetësuese kur sulmohen?

60,000 specie të ndryshme 

Ka rreth 3 trilionë pemë në Tokë, sipas një studimi global të udhëhequr nga studiues të Universitetit Yale. Kjo përfshin mbi 60,000 lloje të njohura të pemëve, më shumë se gjysma e të cilave janë endemike - domethënë qe gjenden vetëm në një vend. Brazili, Kolumbia dhe Indonezia janë shtëpia e më së shumti llojeve të pemëve. Lajmi i keq: sot ka 46% më pak pemë, sesa kishte në fillimin e qytetërimit njerëzor.

Lybeteni, maja më mbresëlënëse në trojet shqiptare!

Maja më mbresëlënëse, më e veçantë dhe më e bukur në Malin e Sharrit dhe në Kosovë është Maja e Lybetenit. Lybeteni është maja e skajshme verilindore e vargmaleve të Sharrit, që ngritet si një piramidë madhështore në 2498 m. lartësi mbidetare. Ndodhet mes Fushës së Pollogut dhe Fushës së Kosovës, mes Kaçanikut e Brezovicës, kurse nëpër majen e tij kalon vija kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriore. Kjo maje dominuese komunikon në mënyrë pamore me trojet etnike; me Korabin e me Kosovën, me Koritnikun e Pashtrikun, me Alpet Shqiptare, me Pollogun e Karadakun, me Prishtinën e Shkupin, Mitrovicën, Gjakovën, Tetovën e Gostivarin. Maja ka një emër interesant, që vështirë mund të dëshifrohet prejardhja e tij – Lybeten (Luboten). Disa e kanë shpjeguar se rrjedhë nga frengjishtja: “Le bonne ten” - Pamje e bukur. 

A po ndikojnë ndryshimet klimatike edhe në inxhinierinë e ndërtimit?

Ndryshimi i klimës ka efekte të gjëra në të gjitha aspektet e jetës e përditshmërisë sonë. Ndërsa ngrohja dhe ngritja e nivelit të detit janë më të përfolurat e momentit, megjitkete efektet anësore, kushtet dhe ndryshimet ekstreme të motit kanë një efekt në mënyrën se si inxhinieret projektojne ndertesa. 

Inxhinierët të cilët kalojnë ditë të tëra duke projektuar struktuarat e ndërtesave, jo vetëm që marrin parasysh ngarkesat normal apo mobilet të cilat bëhen , ata kanë parasysh edhe gjëra të tilla si bora, akulli, era dhe në raste të rralla ngarkesa e shiut.


Lulëzimi i qeseve të plastikës!

Nga Afrim Berisha

I gjejmë ne çdo qoshe dhe në çdo vend. Na shfaqen në rrugë, në park, në lumenj, në oborre e madje dhe në zonat me të thella malore. Janë me madhësi dhe forma te ndryshme, me ngjyra të llojllojshme madje edhe me  dizajne interesante. 

Shpeshherë ato lulëzojnë në pemët e qytetit më shumë se sa gjethet dhe lulet e vetë pemës. Edhe shitësit i pëlqejnë shumë dhe po shkove në market nuk shpëton pa ti dhuruar nga një për secilin artikull që e blenë edhe atë falas pa e paguar asnjë cent.

Këto janë qeset e plastikës pa të cilat përditshmëria kosovare  as që mundë të mendohet. Këto janë qeset me të cilat ne jemi mësuar të bashkëjetojmë tash e sa kohë si me mikun më të mirë. Këto janë qeset pjesa më e madhe e të cilave pas një përdorimi përfundon si mbeturinë.

Këto janë qeset të cilat për aq sa na duken praktike dhe të  domosdoshme në momentin kur i përdorim, për aq na duken të neveritshme dhe të dëmshme kur i shohim si mbeturina.

Këto janë qeset e plastikës të cilat jo vetëm që e shëmtojnë peizazhin urban dhe natyrore por i shkaktojnë edhe dëme tjera mjedisit. Kështu, për tu ricikluar një qese e plastikës në kushte natyrore i duhet jo më pak se 400 vite.