Friday, August 14, 2020

Madhështia e malit Everest e prezantuar përmes fotografive dhe fakteve!

Të gjithë e dimë se Mali i Everest është pika më e lartë në planet. Çdo vit, shumë alpinistë profesionistë dhe entuziastë të sporteve ekstreme përpiqen ta pushtojnë këtë mal. Në këtë artikull ju sjellim madhështinë dhe bukurinë e këtij mali përmes fotografive që janë realizuar nga fotografët  nga e gjithë bota dhe disa fakte interesante për të.

Mali Everest ndodhet në Himalaje dhe është pika më e lartë në botë në 8,848 metra mbi nivelin e detit. Kufiri i tij jugor shtrihet në kufirin e Nepalit dhe Tibetit, dhe kulmi i tij verior ndodhet në Kinë. Mali rritet çdo vit 4mm për shkak të rritjes gjeografike.

Everesti është emri i malit në gjuhën angleze. Maja e malit Everest u emërua me këtë emër nga Sir George Everest – anketuesi i përgjithshëm britanik i Indisë, që ishte udhëheqës i një ekspedite britanike që eksploronte Himalajet. Tibetianët e quajnë atë Chomolungma (zonja e erërave). Një emër tjetër që përdoret për t’iu referuar malit është edhe Sagarmatha në gjuhën Nepalishte.

Deri sot 4,000 njerëz kanë tentuar të ngjiten në mal, 660 kanë pasur sukses, ndërsa 142 kanë vdekur duke u përpjekur. Ortiqet në mal janë shkaku më i madh i vdekjes në mal. Në vitin 1996, 15 veta humbën jetën duke u përpjekur të zbrisnin nga mali për shkak të një orteku.

“Pushtuesi” më i vjetër i majës së Everestit ishte 80 vjeç, ndërsa allpinisti më i ri që ka arritur në majë të malit ishte vetëm 13 vjeç. Edmund Hillari dhe Tenzing Norgay ishin qeniet e para njerëzore që u ngjitën në mal më 29 maj 1953. Italiani Reinhold Messner dhe Peter Habler në vitin 1978 ishin njerëzit e parë që arritën në majën e malit Everest pa oksigjen në shishe.

No comments:

Post a Comment