Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Saturday, March 28, 2026
Doktrina e Besimit Publik dhe Mjedisi
Nga natyra tek burimet e jetesës: Pse pyjet e Kosovës kanë rëndësi për të gjithë
Wednesday, December 25, 2024
Cilat pajisje shtëpiake konsumojnë më shumë energji gjatë stinës së dimrit?
Pajisjet shtëpiake që
përdorim çdo ditë, si frigoriferi dhe enëlarësja, konsumojnë shumë energji, gjë
që ndikon drejtpërdrejt në faturën e energjisë elektrike. Në këtë artikull, ne
do të diskutojmë ndikimin e këtyre pajisjeve në konsumin e energjisë dhe si ta
reduktojmë këtë konsum përmes këshillave efektive.
Cilat pajisje shtëpiake konsumojnë më shumë energji?
Saturday, May 13, 2023
National Geographic shkruan për shtigjet e egra të ecjes në trekëndshin kufitarë Kosovë-Maqedoni-Shqipëri
Friday, May 12, 2023
Ndryshimi i kurrikulave për ndryshimet klimatike
Dr. Zeqir Veselaj, Ligjërues i Edukimit mjedisor në
Universitetin e Prishtinës
Në kuadër të projektit është bërë një hulumtimi me 308 student të 12 universiteteve publike e kolegjeve private dhe 49 fakulteteve respektive mbi qëndrimet, njohuritë dhe besimet e tyre mbi ndryshimet klimatike Vjeshta e vitit 2022 erdhi me paralajmërimet nga shumë burime për një krizë të mundshme energjetike dimërore si pasojë e situatës globale me tregun e energjisë që erdhi me luftën në Ukrainë. Qytetarët e brengosur blenë burime për ngrohje me çmime pothuajse të dyfishuara duke iu frikësuar ashpërsisë së dimrit. Megjithatë, dimri i këtij viti do të mbahet mend si dimri pa borë. Kjo pasi shumicës së kosovarëve të zonave më të ulta, këmba në borë u shkeli tek në javën e parë të prillit, pra dy javë pasi kishim hyrë në pranverën kalendarike. Përveç se bora erdhi vonë, ajo e solli edhe një të ftohtë që zgjati e që nuk ishte i zakonshëm për këtë periudhë të vitit.
Monday, May 1, 2023
Miss Tajlanda promovon mbrojtjen e mjedisit. Paraqitet me fustan të punuar me tapa kanaçesh në Miss Universe
Konkursi i Miss Universe filloi me konkursin paraprak dhe një konkurrente tashmë është bërë titull kryesor. Miss Tajlanda Anna Sueangam-iam mahniti turmën me një fustan të bërë pjesët e aluminit të kanaçeve, të cilin e veshi gjatë fustanit të mbrëmjes.
Tani fustani është bërë viral, duke grumbulluar më shumë se 150,000 pëlqime që kur Sueangam-iam ndau një foto në Instagramin e saj.
Ky fustan, i cili u dizenjua nga marka Manirat dhe njihet si “Fustani i Fshehur i Çmuar i Diamantit” – kombinon fletët tërheqëse prej alumini të kanaçeve me kristalet Sëarovski.
Saturday, April 29, 2023
Dy shkaktarë që po i kontribuojnë ngritjes së nivelit të ujit në dete e oqeane dhe pasojat e shumta negative
Nga: Fatmir Graiçevci
Janë të shumtë autorët e fushave të shumta që kanë shkruar me një dozë të shqetësimit të jashtëzakonshëm për problemet që i ka shkaktuar njeriu egoist shtëpisë së vetme të njerëzimit për banim e jetë normale në të – Tokës! Dhe kur lexon shkrimet dhe të dhënat që i paraqesin në studimet e tyre, nuk ke se si të vazhdosh të jesh indiferent ndaj shkatërrimit që po ja bëjnë njerëzit egoist planetit të vetëm ku ka kushte për jetë – Tokës! Aq të mëdha janë dëmtimet që kjo qenie egoiste e egocentrike po ia shkakton shtëpisë e cila i ka ofruar strehim e mirëqenie për mijëra vite, sa njeriu i dy tre shekujve më parë, nuk do të arrinte as t’i imagjinonte! Një nga këta studiues është edhe ambientalisti shembullor, ish nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Al Gor. Në librin e tij të jashtëzakonshëm “Toka në baraspeshë” (Earth In The Balance 1992) ai na paralajmëron se nëse vazhdojmë me ritmin e deritashëm të dëmtimit të tokës në njërën anë dhe në anën tjetër, me mos kokëqarjen arrogante për dëmtimet që po i bëhen asaj, jeta normale në tokë, do të marr fund, njëherë e përgjithmonë!!! Dhe teksa lexon njeriu këtë libër dhe shembujt e shumtë që sjell autori në të për degradimin që ja ka bërë e po ja bën njeriu planetit tokë, nuk ka se si të mos vie në mendje thënia e Mahatma Gandit, që e kishte përzemër Nënë Tereza dhe e pëshpëriste kur shihte teksa vuanin miliona njerëz anekënd botës për një kafshatë bukë “Toka është e mjaftueshme për nevojat e të gjithëve por jo për lakminë (egon) e secilit”.
Sunday, April 23, 2023
141 vite nga vdekja e babait të Teorisë së Evolucionit, Charles Darwin-it
Charles Darwin (1809-1882) ishte një biolog, gjeolog dhe natyralist anglez, i njohur për dy nga teoritë më me ndikim në botën shkencore; evolucioni dhe procesi i seleksionimit natyror. Në përmbledhje, ai propozoi që të gjitha speciet e qenieve të gjalla të vijnë nga një paraardhës i përbashkët dhe që speciet që përshtaten më mirë me mjedisin janë ato që riprodhohen dhe mbijetojnë. Të dy teoritë u propozuan në Origjina e specieve, botuar në 1859. E njohur si babai i evolucionit, teoria e Darvinit ndihmoi në heqjen e konventave dhe besimeve të vjetra që tregonin se formimi i specieve të ndryshme ishte produkt i një fenomeni të shkaktuar nga një qenie më e lartë (Wood, 2005). Teoria evolucionare e Darvinit i shërbeu shkencës për të dhënë një shpjegim më racional të formimit dhe ekzistencës së specieve të reja. Kjo u shpjegua falë konceptit të përzgjedhjes natyrore, ku disa specie me një paraardhës të përbashkët mund të mbijetojnë vetëm kur përshtaten me mjedisin, edhe kur kushtet e tij ndryshojnë. Ata, variacionet e të cilëve janë të papërfillshëm do të kenë më pak të ngjarë të përshtaten, ndërsa organizmat, variacionet e të cilave u japin atyre një avantazh adaptues dhe riprodhues do të jenë të mbijetuarit.
Kosova tjetër në sytë e mjeshtrit të fotografisë…
Arian Mavriqi është emri pas të cilit qëndron mjeshtri i shkrepjeve të faunës së egër, zhanër fotografik ky i vështirë dhe pak i zhvilluar, por që për të është pasion e profesion. Sot, një dekadë më vonë qysh kur ai e nisi karrierën, 11 specie të reja dhe rreth 185 lloje që shpezëve nga këto troje që janë bërë të njoftuna falë shkrejpjeve të tij. E krejt këto histori ai i ndan me njerëzit në baza ditore me qëllim vetëdijësimi që sipas tij ka ndodhur tashmë. Por, rrugën e fillimit as ai nuk e pati të shtruar veçse nuk u ndal. “Fillimisht kam fillu me diçka makro, me ndonjë insekt, ndonjë lule e kështu me radhë pastaj e pashë nevojën për të fotografu dhe shpezët, por për t’i fotografuar shpezët në lëvizje është problem me telefon, thuajse momentalisht e pamundur në të ardhmen nuk i dihet se çka do të sjellin ata të cilët prodhojnë telefonat e mençur, por e pashë të nevojshme se duhet të investoj një aparat plus një lendë adekuate për fotografimin e shpezëve, posaçërisht shpezëve në lëvizje dhe fillova të postoj pa u ndalur, tash pothuajse 10 vite po bëhen që nuk jam ndalur dhe kam një bagazh të kafshëve gjithandej me një cilësi shumë të mirë nga bota e ujorëve, nga bota e grabiqarëve të mëdhenj, nga bota e shpezëve poashtu dhe nga në përgjithësi flora”, thotë Ariani.
Energji nga erërat e Bajgorës
Në ish-Jugosllavi, Mitrovica ishte një ndër qytetet që kontribuonte më së shumti në ekonomi për shkak të gjigantit industrial “Trepça”. Sot, qyteti ka tjetër gjendje. Gërmadhat e ish-fabrikës së akumulatorëve ta zymtësojnë pamjen e qytetit sapo mbërrin nga Prishtina te udhëkryqi i parë në hyrje të qytetit. Por, 20 kilometra tutje, në Shalë të Bajgorës, 27 turbina që prodhojnë energji elektrike përmes erës sikur e mundin zymtësinë ekonomike të qytetit. Rruga për tek ato 27 turbina te Parku i Erës “Selac” kalon nëpër Stan Tërg, ku prej shekujsh nxirren minerale nga nëntoka. Leqet e rrugës që të çojnë te Shala e Bajgorës nuk është që të përgatisin për ndonjë pamje të bukur deri kur mund ta shohësh hapur Parkun e Erës. Majat e kodrave janë të pushtuara nga turbinat krahëgjatë, që shtyhen e rrotullohen prej erës për të prodhuar energji elektrike.
Saturday, April 15, 2023
Rrëqebulli i Ballkanit, një hap larg nga marrja e statusit ‘lloj i zhdukur’ në Shqipëri
Sezoni i monitorimit intensiv të rrëqebullit të Ballkanit vijon në të gjithë Parkun Natyror të Munellës, ku ekipi i Organizates PPNEA në bashkëpunim me Administraten e Zonave te Mbrojtura Lezhë, Shkodër dhe Kukës kanë bërë të mundur vendosjen e kamerave kurth. Ekipet e ekspertëve nuk e kanë ndalur punën, edhe pse me temperatura të ulëta dhe aksesim të vështirë të këtij rajoni. Ata po punojnë për identifikimin e sa më shumë individëve të këtij lloji emblematik për Ballkanin.
Saturday, August 6, 2022
Tri paralajmërimet e mëdha për njerëzimin
Nga: Dr. Zeqir Veselaj, Ligjërues i edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës
28 korriku, është Dita e Tejkalimit të Tokës (Earth Overshoot Day) për vitin 2022, pra dita kur tejkalohet kufiri i konsumit nga ana e njerëzimit të asaj që ekosistemi Tokë prodhon për një vit. Prej sot e për pesë muajt e ardhshëm, njerëzimi shfrytëzon resurse natyrore nga viti i ardhshëm. Dhe kjo po ndodh për çdo vit: ne po tejkalojmë kufijtë bartës të planetit. Deri kur, as vet nuk e dimë. Në kuptimim më të thjeshtë, kufi është “një vijë ose pikë ku mbaron diçka ose shuma maksimale e lejuar e diçkaje”. Fjalori Webster kufirin e definon si “shuma, numri ose niveli më i madh i diçkaje që është ose e mundur ose e lejuar”. Edhe shakaja që na kënaq së qeshuri kur e kalon kufirin shndërrohet në problem. Ushqimi më i mirë, kur e kalon kufirin e konsumit, shkakton probleme për organizmin. Vetëm kufiri e ndan tingullin e Mozartit nga zhurma bezdisëse. Kur preket kufiri i një shteti, fillon lufta. Por, njerëzimi nuk po i mbron shumë nga kufijtë planetarë që sipas Johan Rockstrom nga Stockholm Environmental Institute tashmë janë cenuar seriozisht.
Sunday, July 24, 2022
Energjia e ripërtëritshme, bateritë dhe Kosova
Shkruar nga Adhurim Haxhimusa (FHGR, Zvicër), Kristian Sevdari (DTU, Danimarkë)
Në natyrën njerëzore është që të korrurat (p.sh. drithërat) të vendosen nëpër depo (hambar) të mëdha dhe të ruhen për konsum të më vonshëm. Në të njëjtën kohë, pothuajse çdo plan shtëpie/banesë e ka një depo të vogël për të mbajtur/ruajtur miellin, vajin, orizin, pijet, e shumë gjëra të tjera ushqimore. Thjeshtë, familjet planifikojnë dhe duan të kenë të siguruar mirëqenien e tyre për një kohë të caktuar. Mirëpo jo çdo produkt kemi mundësi ta ruajmë lehtë, lirë, dhe shpejtë. Energjia elektrike është një prej produkteve të tilla. Në dhjetë vitet e fundit kemi pasë furnizim shumë më të qëndrueshëm me energji elektrike si rezultat i eliminimit të problemeve teknike nga mirëmbajtja e rregullt dhe menaxhim i mirëfilltë i blloqeve të termocentraleve të thëngjillit të Kosovës A dhe B.
Sunday, July 3, 2022
“Betonimi i qyteteve në shekullin e teknologjisë ka shkaktuar ngrohjen globale”
Nga: Lulzim Behxheti, arkitekt.
Është një dukuri të cilës në Kosove nuk i kushtohet fare rendësi, ngase efekti i GHG nuk shtjellohet fare nga arkitektet vendore, të cilët duhet të jenë trumbetuesit më të mëdhenj të kësaj dukurie. Ta shpjegoj pak se çka është GHG dhe cili është impakti i saj në jetën e përditshme. Jemi shpesh spektatorë të fenomenit të “skuqjes se qiellit”. Kur shohim të tille, marim foto pa e dit efektin e rrezikshëm. Këtë defekt ne ngrohjen globale e shkaktojnë 3 gazrat famëkeq: karbondioksidi, metandioksidi dhe gazi i ujerave vaporik. Me fjalë të tjera, jemi duke e shndërruar botën rreth nesh në një serë qelqi.
Efekti i CO2 në Prishtinën urbane!
Nga: Lulzim Behxheti, arkitekt
Imagjinojeni një objekt 100.000m² në zemër të Prishtinës. E përkthyer në m³, për ndërtimin e këtij objekti do të nevojiten rreth 100.000 ton beton. Një ton beton prodhon afërsisht 400 kg CO2. Nëse bëhet ndërtim tradicional i betonuar, ky objekt do të prodhoj 40.000 ton CO2 në vit. Konvertone këtë sasi në m² dhe do të shihni se çfarë sipërfaqe e gjelbërt do të ndotet çdo vit vetëm nga kjo ndërtesë. Në të njëjtën kohë, nga viti 2030 ky objekt do të paguante tatim 35€/m³ të emetimit të CO2. Kjo do të jetë indikatori dhe valuta tatimore, njëjte si veturat tani. Tani, imagjinojeni që ku objekt të jetë nga CLT. Për ndërtimin e këtij objekti do të nevojiten 10.000m³ pishë/dru. Një pishë ka mesatarisht 3 m³ dru. Kjo pishë ritet për 30 vite. Dmth për këtë objekt do të nevojiten 3333 pisha.
Monday, May 9, 2022
Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës nga ndezja e gomave dhe ndikimet në shëndet
Nga Valdet Teneqja, Doktor i Shkencave të Kimisë, Udhëheqës i Sektorit të mjedisit në Organizatën për Mbrojtjen e Mjedisit “Gjethi”
Me themelimin e Organizatës për Mbrojtjen e Mjedisit “Gjethi”, si dhe funksionalizimin e sektorëve përgjegjës, çështja e mbrojtjes së mjedisit është ngritur në mënyrë të vazhdueshme përmes aktiviteteve konkrete dhe duke u ballafaquar direkt me problematikat që rezultojnë me ndotje. Prandaj duke qenë të vetëdijshëm lidhur me problematikat jo të vogla në vendin tonë, ne kemi marrë përsipër trajtimin e këtyre dukurive në mënyrë shumë serioze. Njëra ndër dukuritë brengosëse, është edhe ndezja e gomave, dukuri kjo mjaft e shprehur në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maj. Edhe përkundër ekzistimit të Ligjit për mbrojtjen e ajrit “Ligji nr. 03/l-160 Për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja”, i cili ndalon rreptësisht djegien e gomave, si dhe ndëshkimeve me ligj, ku çdo person dënohet nëse kryen një veprim të tillë, prapë se prapë kjo praktikë po përsëritet. Ne si sektor mbi mbrojtjen e Ajrit, Ujit dhe Tokës jemi munduar që përmes këtij shkrimi të pasqyrojmë një koncept të qartë të kërkesave tona që kanë të bëjnë me mbrotjen e këtyre resurseve natyrore.
Perspektiva industriale e Kosovës e bazuar në burimet e recikluara
Nga: Valdet Teneqja,
Doktor i Shkencave të Kimisë
Në kohën në të cilën jetojmë është shumë vështirë të vlerësohet se cila është sinteza e arsyeshme dhe cila jo, prandaj jam menduar dhe rezervuar kohë të gjatë, se a i`a vlen të shpreh mendimet dhe idetë lidhur me perspektivën industriale dhe në përgjithësi përspektivën ekonomike të Kosovës dhe në veqanti të komunës sime. Duke u nisur nga fakti shqetësues se eksodi i ikjes së rinisë nuk ka të ndalur atëherë e pashë më se të nevojshme që të filloj dhe të vë në pah elementet, përkatësisht burimet, të mirat, pasuritë dhe shumë e shumë opcione të cilat ekzistojnë dhe i kemi, e të cilat fatkeqësisht nuk po arrijmë t`i materializojm ose kapitalizojmë.
Tuesday, May 3, 2022
Çfarë dëmi mjedisor mund të sjell heqja e ndalesës për importin e veturave të vjetra?
Nga: Afrim Berisha, PhD i
Shkencave të Mjedisit
Këtyre ditëve nga mediat jemi informuar për riaktivizimin e iniciativës për ndryshimin e ligjit për automjete (Ligji Nr. 05/L-132), përkatësisht ndryshimin e nenit 44 të këtij ligji që rregullon kushtet e importit të mjeteve rrugore. Ky nen ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet, dhe veturave që nuk e plotësojnë standardin Euro 4. Pa dashur të analizojë aspektet ekonomike dhe sociale që ndërlidhen me këtë iniciativë, përmes këtij shkrimi do të mundohem të vë në pah dëmet mjedisore që mund të sjellë ndalesa e heqjes së kufizimit për importin e veturave të vjetra në Kosovë. Por le ti marrim me radhë disa aspekte që ndërlidhen me ketë iniciativë dhe që kanë të bëjnë kryesisht me kontributin e automjeteve në ndotjen e mjedisit, moshën mesatare të automjeteve në Kosovë, dëmin mjedisor që sjellë heqja e kufizimit të importit për veturat e vjetra, masat që po ndërmerrë BE për reduktimin e shkarkimeve nga automjetet dhe çfarë mund të bejë Kosova që të ulë ndotjen e mjedisit nga automjetet.
Friday, April 22, 2022
Lufta dhe mjedisi si “viktimë e heshtur”
Nga: Prof. Zeqir Veselaj
Dita e Tokës sivjet shënohet me zhvillimet e luftës sëpërgjakshme në Ukrainë. Në luftëra zakonisht dhe me të drejtëvëmendja kryesore vihet te viktimat në njerëz dhe dëmet materiale të ekonomisë. Mirëpo, është një viktimë e heshtur qëbart pasojat për shumë kohë pas luftës- që është mjedisi. Këtëshkrim përveç për Ditën e Tokës si ditë e senzibilizimit njerëzor për ruajtjen e planetit Tokë, e dedikoj për jetët e humbura tënjerëzve të pafajshëm nga luftërat në Ukrainë dhe kudo tjetër nëbotë.
Sunday, April 17, 2022
Si mundet prodhimi i qëndrueshëm ushqimor të nxisë rritjen ekonomike të Kosovës
Nga: Albulena Basha, MS në Ekonomi dhe Bujqësi të Qëndrueshme Universiteti Shtetëror i Iowa-s
Deri në vitin 2050, popullsisë së Tokës pritet të i shtohen edhe dy miliardë njerëz. Teksa kërkesa për ushqim do të rritet për më shumë se 60%, praktikat e sotme bujqësore nuk munden të i përgjigjen nevojës për rritjen e prodhimit të ushqimit për ta ushqyer të gjithë popullsinë. Kapacitetet e prodhimit ushqimor duhet të përmirësohen kudo, por jo në dëmtim të mjedisit. Bujqësia është nxitëse e rëndësishme e rritjes ekonomike të Kosovës, mirëpo shumica e tokave bujqësore janë të vogla (më pak se 5 hektarë) dhe bujqësia përmbush kryesisht qëllime mbijetese. Përveç kufizimit të përmasave të vogla të fermave, produktiviteti bujqësor në Kosovë ballafaqohet me sfida të shumta të tjera, siç janë teknologjia e vjetëruar, mungesa e shërbimeve këshillimore, dhe pamundësia për të eksportuar produkte të caktuara bujqësore (p.sh. ushqime me origjinë shtazore).



















