Sunday, July 3, 2022

Efekti i CO2 në Prishtinën urbane!

Nga: Lulzim Behxheti, arkitekt

Imagjinojeni një objekt 100.000m² në zemër të Prishtinës. E përkthyer në m³, për ndërtimin e këtij objekti do të nevojiten rreth 100.000 ton beton. Një ton beton prodhon afërsisht 400 kg CO2. Nëse bëhet ndërtim tradicional i betonuar, ky objekt do të prodhoj 40.000 ton CO2 në vit. Konvertone këtë sasi në m² dhe do të shihni se çfarë sipërfaqe e gjelbërt do të ndotet çdo vit vetëm nga kjo ndërtesë. Në të njëjtën kohë, nga viti 2030 ky objekt do të paguante tatim 35€/m³ të emetimit të CO2. Kjo do të jetë indikatori dhe valuta tatimore, njëjte si veturat tani. Tani, imagjinojeni që ku objekt të jetë nga CLT. Për ndërtimin e këtij objekti do të nevojiten 10.000m³ pishë/dru. Një pishë ka mesatarisht 3 m³ dru. Kjo pishë ritet për 30 vite. Dmth për këtë objekt do të nevojiten 3333 pisha.

Këto pisha sekuestrojnë 1 ton CO2 në çdo m³ pishe. Dmth ky objekt nga CLT jo se nuk do te prodhoj ato 40.000 ton të CO2 nga betoni, por do të sekuestroj dhe absorboj 10.000 ton të CO2 në vit. Pra, do të shpëtoj çdo vit nga 3333 pisha nga vdekja me CO2. Politika jonë pyjore është se për çdo pishë të prerë, do të mbillen 10 fidanë të reja, nëse përdoret pisha vendore.

Edhe nga ana ekonomike, ndërtimi me CLT është i leverdishëm, ngase do të inkasoj 35.000€ në vit nëse Kosova do të anëtarësohet në Berëzën Ndërkombëtare të CO2. Besoj se së shpejti do të jemi anëtarë të kësaj berëze.

Kapaciteti i plantit tonë CLT do të jetë 60.000 m³ CLT në vit. Pra, imagjinoni Vjosa Toëer në Prishtinën e betonuar. Një hap i vogël, por i madh për ambientin.

Sqarim: CLT - Clean Limiting Technologies.

Burimi i informacionit: Ndërtimi.info

No comments:

Post a Comment