Organizata Mjedisore ”Endemika” është organizatë joqeveritare e themeluar në gusht të vitit 2008. Qëllimi kryesor i punës së organizatës është të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes së mjedisit përmes aktiviteteve dhe veprimeve të ndryshme. Objektivat kryesore të organizatës janë të orientuara në fuqizimin e rolit të shoqërisë civile në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe në procesin e vendimmarrjes për mjedisin si dhe në informimin dhe edukimin e opinionit për mjedisin.
Deri me tani janë realizuar aktiviteteve dhe projekte te ndryshme përfshirë hartimin e udhëzuesve për procesin e vendimmarrjes mjedisore, fushata informimi dhe ndërgjegjësimi, publikime dhe materiale senzibilizuese në fushën e mjedisit, shënime të ngjarjeve dhe ditëve të rëndësishme mjedisore, ligjërata mjedisore nëpër shkolla, si dhe fushata lobimi dhe avokim për çështje të caktuara mjedisore.
Aktivitetet e Endemikes janë realizuar në mbështetje të donatorëve të ndryshëm dhe në bashkëpunim me organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare si BGF, ATRC, CNVP Kosovo, FIQ-FCI, si dhe në baza vullnetare në saje të përkushtimit të anëtarëve dhe vullnetarëve të organizatës.
Organizata Mjedisore Endemika në strukturën e saj organizative ka ekspertë të njohur të mjedisit dhe konsulentë të përhershëm që kanë dhënë kontributin e tyre në realizimin e shumë projekteve mjedisore në Kosovë, qoftë përmes institucioneve qeveritare ose përmes organizatave tjera joqeveritare. Prandaj aktivitete e saj kanë qenë të orientuara edhe në ofrimin e shërbimeve këshilluese mjedisore, organizimin e trajnimeve, punëtorive e seminareve për mjedisin si dhe në zhvillimin dhe implementimin e projekteve dhe programeve të rëndësishme në fushën e mjedisit.
Ekspertet e Endemikes kane përvojë edhe ne aktivitete dhe ngjarje te rëndësishme me karakter ndërkombëtare, pasi që kanë qenë pjesëmarrës të shumë trajnimeve, seminareve dhe konferencave mjedisore me karakter regjional dhe ndërkombëtarë. Po ashtu Organizata Mjedisore Endemika është anëtare e Rrjetit te Ambasadoreve Regjional te Mjedisit- REA, Lëvizjes Mjedisore Rajonale BELLS dhe Rrjetit të Organizatave Mjedisore të Kosovës (KEN).
Kombinimi i përvojës së eksperteve dhe konsulentëve të angazhuar në aktivitetet e organizates, përvojës së stafit të përhershëm dhe gatishmërisë së vullnetarëve dhe përkrahësve të organiztes është një garant i fortë për realizimin e suksesshëm të projekteve.
Organizata Mjedisore Endemika, është e hapur për bashkëpunim me organizata tjera mjedisore për implementimin e projekteve të përbashkëta.
Kontakti: endemika@gmail.com
No comments:
Post a Comment