Friday, July 10, 2020

Fjalë, shprehje dhe definicione që fillojnë me shkronjën A

A    B    C    D    E    F    G    H         K   L   M   N   O    P    Q    R    S   T   U   V    Z

Abiotik - Që i përket natyrës jo të gjallë.

Abundanca - Në fitocenologji, është një shenjë për numrin e individëve të një specie të caktuar bimore.

Aditivë - Substanca të shtuara në produktet ushqimore për të përmirësuar disa nga vetit e tyre, siç janë kohëzgjatja e qëndrushmërisë, shija, aroma ose ngjyra.

Adsorbimi - Thithja e një substance kimike në sipërfaqen e një substance të ngurtë të quajtur  adsorbent.

Aerondotje- Ndotja e ajrit.

Aerosol - Grimca të imta të lëngshme ose të ngurta të pranishme në ajër.

Albedo - Shpreh përqindjen e rrezatimit total të reflektuar të marrë në sipërfaqen e gjethes.

Alpinetum - Një pjesë e rregulluar posaçërisht e një kopshti ose një kopshti në të cilin rriten speciet bimore malore.

Aminoacidet - Përbërësit themelor ndërtimor të proteinave.

Antibiotikët - Substanca me origjinë biologjike që parandalojnë rritjen e mikroorganizmave të caktuar ose i shkatërrojnë ato.

Antioksidantë - Molekula që parandalojnë oksidimin e molekulave të tjera.

Antrazina - Një pesticid i përdorur gjerësisht në bujqësi. Ajo shkakton mosfunksionim seksual dhe zhvillim anormal të amfibëve dhe zvarranikëve.

Arboretum - Një hapësirë ​​ku rriten një numër i madh i specieve drusore, të mbjella për të ilustruar biodiversitetin (më së shpeshti përdoret për qëllime edukative).

Arkitektura e Peizazhit - Një disiplinë që merret me çështje funksionale, ekologjike, krijuese-estetike dhe çështje të tjera të teorisë dhe praktikës së projektimit dhe organizimit të zonave urbane dhe periferike, në mënyrë që të krijojë një mjedis optimal për jetën dhe kohën e lirë, duke marrë parasysh nevojat funksionale, higjienike, teknike dhe ekonomike.

Atmosfera - Një shtresë e hollë ajri (gazi) që rrethon planetin Tokë dhe mbahet nga forca e gravitetit.

Autoekologji (idioekologji) - Pjesa e ekologjisë që studion marrëdhëniet midis një organizmi individual dhe kushteve të mjedisit, dmth faktorët abiotikë dhe biotikë.

Avullimi - Procesi fizik i lëshimit të ujit në formën e avullit të ujit.

Axhenda 21 - Dokumenti i miratuar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me 1992 në Rio de Janeiro.


No comments:

Post a Comment