Biologët nga New Mexico lëshuan alarmin pasi mijëra zogj të ngordhur u gjetën kohët e fundit. Profesoresha e Universitetit Shtetëror të New Mexico, Martha Desmond, tha për mediat lokale se arsyeja e ngordhjes masive ishte një mister, por që mund të kishte lidhje me tymin e zjarrit ose motin e ftohtë. “Numri i zogjve të ngordhur tani mund të jetë në miliona,” tha ajo. Shkencëtarët kanë raportuar se popullatat e zogjve të Amerikës së Veriut kanë rënë masivisht në vitet e fundit.
Biologët shtetërorë u kanë kërkuar njerëzve që t’i raportojnë nëse vërejnë zogj të ngordhur për kërkime të mëtejshme. Sipas dëshmitarëve, disa zogj, përfshirë zogjtë shtegtarë, dallëndyshet dhe zogjtë blu, u sollën çuditshëm para se të ngordhnin. “Është shkatërruese. Unë nuk mendoj se kam parë ndonjëherë diçka kaq të tmerrshme në jetën time”, tha Desmond për KRQE-TV.
Shtetet fqinje jugperëndimore të tilla si Colorado, Arizona
dhe Teksasi gjithashtu raportuan një rritje të numrit të ngodhjes së shpendëve.
Tymi nga zjarret në pyje mendohet se ka kapur mushkëritë e zogjve ose i ka
detyruar ata të ndryshonë rrugët e migrimit. Mund të jetë faji edhe reshjet e
fundit të borës në Kolorado, tha Desmondi, duke shtuar se ata nuk do të dinë më
shumë derisa të studiojnë kufomat e kafshëve.
Ndërkohë, Shërbimi Pyjor i SHBA-së në Parkun Kombëtar të Santa Fesë ka apeluar për ndihmë publike. “Ngordhja e pashpjegueshme e zogjve shqetëson shumë biologët e botës së egër”, tha Shërbimi Pyjor dhe u kërkoi njerëzve të mbledhin të dhëna për zogjtë që i gjejnë.
No comments:
Post a Comment