Në popull e quajnë bar zemre, ndërsa emri botanik i bimës është Gentiana lutea. Emri i kësaj bime vjen nga mbreti i Ilirisë, Genti (181 p. e. s – 168 p. e. s). Ilirët ishin të parët që përdorën këtë bimë për të ulur temperaturën dhe për të shëruar një sërë problemesh shëndetësore. Emri i llojit lutea do të thotë i verdhë, sipas ngjyrës së luleve që ka. Ndryshe e njohin edhe me emrat sanëz, kërrsanëxë, sancë, ksane, raven apo lincurë.
Përhapja
Vendlindja e
kësaj bime është në Evropën Jugore. Ajo gjendet kryesisht nëpër livadhe dhe
kullosa të brezit alpik dhe paraalpik, në lartësi prej 600 deri 2.500 metra. Në
Kosovë kryesisht e gjejmë në Malet e Sharrit dhe në Bjeshkët e Nemuna. Kjo bimë
shqiptare e njohur që nga ilirët e lashtë ka gjetur rrugën e saj të përhapjes në
mbarë botën, madje e gjemë edhe në Kinë që tashmë është kthyer në prodhuesin më
të madh të kësaj bime në rang botëror.
Pamja e
bimës
Gentiana
Lutea, apo bari zemre, është bimë barishtore shumëvjeçare, e cila disa vite të
para i ka vetëm gjethet përdhese, ndërsa vetëm pas vitit të pestë ose më vonë,
rritet kërcyelli vertikal i padegëzuar, me lule, i lartë 0,5 deri 1 m. Gjethet
janë të kundruellta pa bisht, në formë veje, buzëplota, me nerva paralele.
Grupet e luleve me ngjyrë të verdhë janë të vendosura nën sqetull të gjetheve
në pjesën e epërme të kërcellit. Kjo bime ka rizomë të rrudhur në formë unazore,
prej të cilit degëzohen rrënjët e gjata dhe mishtore. Lulëzon prej qershorit
deri në gusht. Bima e terur ka ngjyrë gështenje të verdhë deri gështenje, e në
tharje ka ngjyrë të verdhë. Ka erë karakteristike dhe shije shumë të hidhur.
Përbërësit
kryesorë shërues të bimes janë materiet e hidhura. Përbërësit e rrënjës së
bimës kanë element hidhur të njohur si gentianine, gentiamarinë dhe
gentialutinë, vajra esencialë si carvacrol, limonene dhe linalool. Për më tepër
ato përmbajnë amino acide, minerale si alumin, kalcium, krom, kobalt, hekur,
magnez, mangan, fosfor, kalium, selenium dhe sodium. Rrënjët e Gentianës janë
të pasura me pektinë, fibër, vitamina dhe proteina.
Përdorimi
Rrënjët e
Gentianës janë kryesisht ato pjesë të cilat mblidhen për nevoja mjekësore dhe ushqyese. Përdoret si shtesë çajave të ndryshëm, për
oreks dhe për shpejtimin e tretjes. Prej saj fitohet ekstrakti dhe tintura.
Sasi më të mëdha të bimes shpenzohen në industrinë e pijeve dhe të likereve. Gentiana
është një element i rëndësishëm i prodhimit të pijeve të njohura si “bitter”,
madje në të shkuarën është përdorur edhe për prodhimin e birrës. Krenaria
shqiptare përdoret edhe në shumë mënyra tjera. Format më origjinale të përdorimit i
hasim ne vendet ku ka origjinën bima.
Rreziku i
zhdukjes
Vetitë e jashtëzakonshme kuruese dhe ushqyese të Gentianës, kanë bërë që bima të bëhet edhe një burim i mire të ardhurash për banorët e zonave ku përhapet bima. Shitja e bimëve mjekësore u siguron banorëve të këtyre zonave malore të ardhura të konsiderueshme, aq më tepër ku kemi parasysh mungesën e burimeve të tjera për të jetuar. Në Kosovë dhe në Shqipëri, këto bimë po rrezikohet për zhdukje për shkak të mbledhjes së saj jo në kohën e duhur, shkuljes me rrënjë, ose grumbullimit të tepërt mbi kapacitetet gjeneruese që ka bima. Ekspertët vlerësojnë, se kultivimi i kësaj bime mjekësore në kushte të kopshteve do të sjell edhe rritjen e prodhimit të tyre në krahasim me sasitë që ndodhen në natyrë dhe do të mbronte bimën nga zhdukja.
No comments:
Post a Comment