Tuesday, December 28, 2021

Vdes në moshën 92 vjeçare natyralisti amerikan Wilson, i quajtur "trashëgimtari i Darvinit"

Edward Osborne Wilson, një nga natyralistët dhe njohësit e biodivesritetit kryesorë në botë, ka  vdekur në moshën 92-vjeçare. Wilson ishte një biolog dhe profesor i vlerësuar me çmime në universitetet e Harvardit dhe nga e mori pseudonimin e trashëgimtarit natyror të Charles Darwin. Ai u specializua në studimin e milingonave dhe ekosistemeve dhe bëri fushatë për të ndaluar rënien e shpejtë globale të biodiversitetit. Ai vdiq të dielën në Burlington, Massachusetts, njofoi Wilson Biodiversity Foundation.  I lindur në Birmingham, Alabama, në vitin 1929, EO Wilson zhvilloi një interes për botën natyrore që në moshë të re. Pasi një pendë peshku i preu syrin gjatë një aksidenti peshkimi, shikimi i tij në rreze të gjatë u dëmtua dhe ai zgjodhi të fokusohej në krijesa më të vogla pasi mund t'i studionte ato nga afër.

Monday, December 27, 2021

“Lulja kufomë”, me e madhja lule në tokë, nuk ka aromë por kudërbim dhe erë të keqe

Si çdo lule tjetër edhe ajo ka një manifestim festiv, të denjë për sallonet llamburitëse të ballove dhe galancës së epërme. Ajo është e gjatë rreth 3 metër dhe me diametër në gjerësinë e shtrirjes së petaleve që arrin përafërsisht 4.5 metra. Quhet “Amorphophallus titanium” dhe shquhet për namin e saj të keq, si lulja që nuk ka aromë, por kudërbim të neveritshëm. Lulëzon shumë rradhë dhe pas pesë ditësh ajo vyshket për t’iu nënshtruar një përgjumje, nga ku zgjohet pas pesë muajsh nën një cikël të veçantë pllenimi. Jo vetëm përmasat dhe cikli i lulëzimit e bëjnë këtë lule shumë të veçantë, një nga karakteristikat, madje më e rëndësishmja, të cilës i ka vënë edhe emrin që njihet sot, është se ajo kur lulëzon çliron një kudërbim të rëndë të ngjashëm me atë të erës që lëshon mishi i kalbur i njeriut.

Fakte interesante për fluturat, këto krijesa kaq të bukura dhe delikate!

Në aspektin njohës, flutura është insekt i rendit lepidoptera. Ajo është emërtim i përgjithshëm për disa lloje kandrash fluturuese, me katër krahë të mbuluar me luspa të imëta si pluhur, me ngjyra të ndryshme, me feçkë e brirthë për të thithur dhe për të ndier, disa prej të cilave dëmtojnë bimët. Një flutur shumohet me vezë. Kur një flutur femër çiftezohet i lëshon vezët mbi një pemë dhe ngordh. Prej vezës del një qenie që quhet vemje. Fluturat e fillojnë jetën si larva (vemje të spërdredhura të cilat lindin nga vezët). Larvat hanë shumë gjethe dhe kur arrijnë madhësinë e duhur, ngjiten pas degëve. Ato formojnë guaska të forta të quajtura krizalida. Brenda krizalidës, larva shndërrohet në flutur. Kur flutura formohet plotësisht, ajo del nga krizalida. Por ka disa veçori dhe karakteristika të këtyre sopecieve, të cilat njohja jonë nuk i percepton. 

"Homazh për Nënën Natyrë", një botimi ekskluziv me imazhe mahnitëse nga bota e egër

Një sërë imazhesh nga natyra dhe bota e egër, janë përmbledhur në një libër nga fotografi dhe fituesi i shumë çmimeve, Marsel van Oosten. 

Libri përmban më shumë se 200 imazhe të peizazhit dhe jetës së egër që Marsel ka kapur gjatë 15 viteve të fundit në Afrikë, Amerikë, Azi, Evropë dhe Antarktik. Në hyrje të librit, ai shkruan: “Ky është një homazh për Nënën Tokë. 

Ne të gjithë kemi një lidhje primare me nënën tonë, dhe ngjashëm me Nënën Tokë. 

Të gjithë jemi të lidhur me të. Por ajo është nën kërcënim serioz dhe ka shumë nevojë për mbrojtjen tonë”.  

Në vijim mund t’i shikoni disa nga fotografitë më të famshme, që janë pjesë e këtij libri.

Gjërat që mund të na ndodhin para vitit 2050

Me sa duket po presim një "mini epokë akulli" në vitet 2030 dhe deri në vitin 2050, mund të jemi në gjendje të shijojmë dhe nuhasim përmes pajisjeve tona. Por ky është vetëm një fragment i asaj që e ardhmja mund të na presë. Falë zhvillimit të shpejtë të teknologjisë së bashku me të gjitha metodat e ndryshme të parashikimeve shkencore, është shumë e lehtë të imagjinosh se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Bright Side tregon për kureshtje se çfarë do të sjellë e ardhmja, si do të evoluojnë ilaçet dhe si teknologjia do të ndikojë në jetën tonë. Kështu që bëmë disa hulumtime dhe morëm përgjigje që mund të të habisin të gjithë.

Momentet më të rëndësishme mjedisore gjatë vitit 2021

Ky vit u ndje si një pikë kthese për mjedisin. Me paralajmërime të ashpra për ngrohjen globale dhe ambicie të mëdha politike, kriza klimatike ishte shpesh në kryetitujt e lajmeve përgjatë viti 2021. Ka pasur periudha të vështira këtë vit pasi valët e të nxehtit, uraganet dhe zjarret shkaktuan probleme në mbarë botën. Por mes këtyre realiteteve të ashpra, ka pasur momente që kanë ndezur shpresën për të ardhmen. Mund të mos duket ashtu, por 12 muajt e fundit ishin gjithashtu plot fitore për planetin Tokë. Pra, nga ngjarjet ekstreme të motit në të gjithë Evropën këtë verë deri në momentet e mbylljes së Samitit të Klimës COP26, këtu janë disa nga momentet mjedisore më të paharrueshme që kemi mbuluar në 2021.

Çfarë është shiu acidik dhe si mundë të minimizohet ndikimi i shkaktuar nga ai?

Çfarë është shiu acidik? Shiu acid është një lloj shiu ose çdo formë tjetër reshjeve qe ka nivel të pazakontë aciditeti, çka do të thotë se ka nivel të lartë të joneve të hidrogjenit (pH i ulët). Mund të shkaktojë efekte të dëmshme mbi bimet, kafshët ujore dhe infrastrukturë. Shiu acid shkaktohet nga emetimi i dioksidit të sulfurit dhe oksidit te azotit, të cilët bashkëveprojnë me molekulat e ujit në atmosfere dhe krijojnë acide. 

Krijimi i shiut acidik - Për shkak të çlirimit të gazrave acidike në atmosfere edhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acidike. Në gjendje normale shiu ka sasi të vogël të aciditetit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH = 5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tani është rritur.

Erozioni – problemi i madh i Shqipërisë

Nga Abdulla Diku - Ambientalist

Shqipëria është padyshim vendi më i degraduar i Evropës. Arsyet kanë të bëjnë më së shumti me ndikimin njerëzor mbi burimet natyrore. Djegia dhe prerja e pyjeve, mungesa e menaxhimit të tyre, praktikat e gabuara në kultivimin e tokave bujqësore, mbikullotja, mungesa e masava anti-erozive si dhe mungesa e kontrollit mbi territorin kanë dhënë pasojat e veta tashmë. Këtyre faktorëve kryesorë duhet ti shtojmë edhe ato të shkatërrimit të shtertërve të lumenjve për qëllime përfitimi, i cili ka çuar në pasoja shkatërrimtare në bregdetin tonë.

Katastrofat natyrore shkaktuan dëme në vlerë të miliarda dollarëve këtë vit

Katastrofat e lidhura me klimën kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare më 2021, ka thënë agjencia britanike për ndihma, Ndihma e Krishterë. Në raportin e saj më të ri, agjencia ka renditur 15 ngjarje me mot ekstrem, duke përfshirë vërshime, stuhi dhe thatësi përgjatë vitit, duke i konsideruar edhe si shkaktare për vdekje dhe zhvendosje në gjithë botën. Sipas gjetjeve të raportit, 10 prej situatave me mot ekstrem kanë shkaktuar dëme në vlerë të 1.5 miliard dollarëve, secila në SHBA. Në mesin e tyre është theksuar Uragani Ida në SHBA.

Gruaja që udhëheqë dhe menaxhon me sukses një biznesin që merret me reciklimin e vajit

“Nëse ne jemi gra, arrijmë të menaxhojmë një familje… sigurisht që arrijmë të menaxhojmë dhe një biznes.” Kështu thotë Edona Dema nga Prishtina, nënë e tre fëmijëve dhe prej disa vitesh, drejtuesja e një kompanie të vogël e cila shërben si një sipërmarrje e rrallë në të gjithë Kosovën. Edona grumbullon ku të mundet vajin e përdorur në restorantet e vendit kundrejt një pagese. Ajo tregoi për Radio Evropa e Lirë se vaji i përdorur i gatimit është tepër i dëmshëm për mjedisin dhe se 1 litër vaji mund të sjellë ndotjen e dhjetëra tonëve ujë. Prej tre vitesh tashmë, ajo grumbullon vajin e përdorur të gatimit dhe i eksporton në Maqedoninë e Veriut, atje ku më tutje vaji dërgohet në Austri për t’u kthyer në bionaftë.

NASA lëshon në hapësirë një teleskop që do të studiojë fillimet e universit

Teleskopi hapësinor “James Webb” i NASA-s, i krijuar për t'i dhënë mundësi botës të shohë se si ishte universi kur u formuan galaktikat e para, u lëshua me raketë të shtunën herët nga bregu verilindor i Amerikës së Jugut, duke hapur një epokë të re për astronominë. Teleskopi me rreze infra të kuqe prej 9 miliardë dollarësh, i përshkruar nga NASA si observatori më i specializuar i shkencave hapësinore i dekadës së ardhshme, u transportua me një raketë Ariane 5 që u nis drejt hapësirës rreth orës 7:20 të mëngjesit me kohën e Amerikës Veriore nga baza e nisjes së Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) në Guajanën Franceze.

Tufa e ujqve iku nga kopshti zoologjik, autoritetet detyruan mbylljen

Një kopsht zoologjik është mbyllur përkohësisht në Francën jugore, pasi një tufë ujqërish u larguan nga vendi ku po mbaheshin. Ikja e tyre “u realizua” gjatë orarit të daljeve për vrapim. Katër nga ta janë qëlluar për vdekje për shkak të ‘sjelljes së rrezikshme’, derisa pesë të tjerat janë kapur e kthyer në habitat. Zyrtari lokal Fabien Chollet deklaroi se kopshti zoologjik u evakuua me sukses dhe se nuk pati njerëz të lënduar.

Friday, December 24, 2021

Zbulohet embrioni i dinozaurit 66 milionë vjeçar, tregon fakte të reja për ngjashmërine e dinosaurëve me shpendët

Shkencëtarët publikuan zbulimin e një embrioni të ruajtur në mënyrë perfekte të një dinozauri, të paktën 66 milionë vjeçar, që po përgatitej të lindtte nga veza si një zog pule. Fosilja u zbulua në Ganzhou, në jug të Kinës dhe i përket një dinozauri pa dhëmbë, theropod, ose oviraptorosaur, që kërkuesit e kanë quajtur Bebja Yingliang. Është një nga embrionët më të mirë të dinozaurëve që janë zbuluar në histori – tha kërkuesi i universitetit të Birmingamit, Fion Waisum ma. Ai dhe kolegët e tij zbuluan se koka e bebes Yingliang ishte e mbledhur nën trup, me këmbët në anën tjetër dhe kurrizin të përkulur, një pozicion që më herët nuk ishte parë tek dinozaurët por që është i ngjashëm me atë të zogjve modernë. Oviraptorosaurs, që do të thotë zvarranikë hajdutë vezësh, ishin dinozaurë me pupla që jetonin në atë që tani është Azia dhe Amerika e veriut, miliona vite më parë.

A e dini çka është Dendrologjia?

Dendrologjia është shkenca që merret me studimin e drunjëve (pemëve). Fjala dendrologji rrjedhë nga dy fjalë të greqishtes së lashtë: dendron, "pemë", dhe logia, “shkencë” ose studimi. Objekt i studimit të saj janë të gjithë format drunore të bimëve duke përfshirë pemët, lisat, shkurret dhe lianet.  Gjithashtu ajo bën edhe klasifikimet e tyre taksonomike, edhe pse lidhur me këtë nuk ka një kufi të detajuar midis rolit të taksonomisë së bimëve dhe dendrologjisë. Pjesë e studimit të dendrologjisë janë edhe aspekte të tjera të drunjëve përfshirë: identifikimin e llojeve, karakteristikat silvikulturore, grupimet, morfologjia dhe ekologjia e drunjëve.

Thursday, December 23, 2021

Në Bogë të Rugovës zbulohet një lloj i ri insekti

Në kuadër të hulumtimeve të kryera nga Prof. Halil Ibrahimi nga Departamenti i Biologjisë së Universitetit të Prishtinës, është gjetur një lloj i ri insekti për shkencën në Bogë të Rugovës. Rhyacophila siparantum, është lloji më i ri i zbuluar nga profesor Ibrahimi në fshatin Bogë. prej nga vjen edhe emërtimi 'siparantum', që është emri i lashtë i qytetit. Ky është lloji i dymbëdhjetë për shkencën që vjen si kontribut i punës shkencore të profesorit Ibrahimi. Lloji Rhyacophila siparantum, është publikuar në revistën Ecologica Montenegrina. 

Mbjellja e pemëve si masë për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike që u mbajt në Glasgow u konsiderua si jetike për shkurtimin e gazeve të dëmshme për planetin. I krijuar para 70 viteve, rezervati i parë kombëtar natyror në Mbretërinë e Bashkuar po shikon drejt së ardhmes, duke mbjellë mijëra pemë për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike. Ky pyll i lashtë me pisha në Kaledoni ekziston prej mijëra vitesh. Në vitin 1951 autoritetet e shpallën “Beinn Eighe” në malësinë Skoceze si rezervatin e parë kombëtar natyror të Mbretërisë së Bashkuar, duke mbrojtur këta gjigantë të lashtësisë. “Beinn Eighe” është një masiv malesh të mbrojtura nga shteti.

Njihuni me autobusin japonez që shndërrohet në tren brenda 15 sekondave

Japonezët kanë sjellë në “jetë” një autobus që brenda pak sekondave mund të shndërrohet në tren. Ky automjet me modalitet të dyfishtë, ose shkurt ‘DMV’, mund të shndërrohet nga një autobus në rrugë në një tren udhëtues në shina në vetëm 15 sekonda falë rrotave të çelikut që mund të ulen në binarë me shtypjen e një butoni. Ky ‘ndërrim i modalitetit’ shkon mbrapsht kur ktheheni në rrugë, me rrotat e çelikut që tërhiqen në mënyrë që gomat e gomës të mund të marrin drejtimin. DMV mund të transportojë 23 persona, duke përfshirë shoferin dhe ka një gjatësi rreth tetë metra. Ai peshon 5,850 kg (5,85 ton), duke e bërë atë dukshëm më të lehtë se një vagon treni të rregullt.

Rrëqebullit Ballkanit filmohet në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri

Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në natyrë konsiderohet shumë e rrallë. E këtë fat e ka pasur mësuesi nga fshati Zapot i Kukësit, Naim Palushi. Ai arriti ta filmojë rrëqebullin dhe videon e ka plasuar në profilin e tij në Facebook, më pas është shpërndarë edhe nga Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”. Rrëqebulli, sipas njoftimit të vet Palushit, është filmuar në në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, zonë mes Shqipërisë e Kosovës. Rrëqebulli është specie në zhdukje dhe vlerësohet se ka shumë pak në gjitha hapësirat shqiptare. Kohë më parë, është filmuar një edhe në Kosovë. Gjuetia ndaj tij është e ndaluar me Ligjin e Gjuetisë dhe Ligjin e Natyrës.

A do ti kthehet Prishtinës identiteti i zonës së vjetër duke e lidhur me qendrën dhe duke shtruar rrugët me kalldrëm?

Komuna e Prishtinës ka në plan që zonën e vjetër të qytetit ta shtrojë me kalldrëm për t’i kthyer identitetin e humbur arkitektonik.  Këtë muaj, komuna ka nënshkruar kontratë për shtrimin e dy rrugëve më kalldrëm në zonën e vjetër të qytetit, më saktësisht rrugët “Ibrahim Lutfiu” dhe “Taip Krasniqi”.  Sipas komunës, punimet në këtë projekt pritet të nisin në pranverë të vitit 2022, derisa shtrimi me kubëza i këtyre rrugëve do shkojë deri në 500 mijë euro. Projekti i komunës po ashtu parasheh që nga sheshi ‘Adem Jashari’ e deri tek rruga ‘Ibrahim Lutfiu’, rruga të jetë e shtruar në kalldrëm.

Wednesday, December 22, 2021

Fatkeqësia natyrore u bë shkas që një shtëpi të bëhej atraksion turistik

Në pranverën e vitit 1995, shtëpia në 440 North Shore Drive në Fountain City, Ëisconsin – SHBA, ishte vetëm një shtëpi tipike familjare. Por nga fundi i verës, një fatkeqësi e frikshme gjeologjike e kishte kthyer atë në një atraksion turistik të quajtur “Guri në Shtëpi” – dhe ende po tërheq udhëtarët kuriozë sot, përcjell Telegrafi. Ata vijnë nga e gjithë SHBA-ja dhe bota më gjerë për të parë gurin e lartë që “grisi” pjesën e pasme të shtëpisë – dhe që nuk është zhvendosur kurrë. Shkëmbi ra përmes një kodre dhe u përplas në murin e pasmë të shtëpisë, duke u ndalur në gjysmë të rrugës në dhomën kryesore të gjumit. 

Gjenden mbetje të mamuthëve në Angli

Arkeologët kanë zbuluar skeletet e pesë mamuthëve prehistorikë në një hapësirë "ku banorët e shpellave kanë darkuar 215.000 vjet më parë", shkruan The Guardian. Ekspertët thonë se mbetjet e kafshëve ishin dy të të rriturve, dy të të miturve dhe një foshnjeje, në një gurore në Swindon të Anglisë. Gërmimi filloi pasi paraprakisht ishin gjetur mbetjet e një sëpate të moçme e përdorur nga Neandertalët, të cilët ka të ngjarë të kenë gjuajtur këto bisha 10 tonëshe. 

Sasi të mëdha uji janë zbuluar në Mars

Marsi ka versionin e vetë të “Kanionit të Madh” ndërsa shkencëtarët kanë mësuar se kjo veçori dramatike është shtëpia e “sasisë së konsiderueshme të ujit” pas një zbulimi të bërë nga një orbiter që rrotullohet rreth planetit të kuq, sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës. Orbiteri i gazit ExoMars Trace, i nisur në vitin 2016 si një mision i përbashkët midis Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Roscosmos, zbuloi ujin në Valles Marineris në Mars. Ky sistem kanioni është 10 herë më i gjatë, pesë herë më i thellë dhe 20 herë më i gjerë se Grand Canyon, raporton CNN. Uji ndodhet nën sipërfaqen e sistemit të kanionit dhe u zbulua nga instrumentet e orbites, ose “Fine Resolution Epithermal Neutron Detector”.

Britaniku 71-vjeçar dënohet me mbi 90 mijë euro pasi shkatërroi një pishë

Një pronar shtëpie që dëmtoi një pemë të mbrojtur që qëndronte në rrugën afër shtëpisë së tij, është urdhëruar të paguajë mbi 94 mijë euro gjobë dhe shpenzime. Robert Page, 71 vjeç, krijoi një "mospëlqim të paarsyeshëm" ndaj pishës Monterey, e gjatë mbi 19 metra pasi ajo prishi ofertën e tij për t'ia shitur shtëpinë e tij një ndërtuesi pronash. Kontabilisti në pension donte të fitonte mbi 110 mijë euro nga marrëveshja, por leja e planifikimit u refuzua në mënyrë të përsëritur, me vlerën e komoditetit publik të gjelbërimit të përjetshëm, të përmendur si arsye.

Kemi një porosi nga luleradhiqja!

Përshëndetje, unë jam luleradhiqja!

Shumë njerëz më thërrasin “barojë e keqe” por unë jam një mike dhe jam këtu të ju ndihmoj! Kur të më shihni, kujtohuni se unë jam i VETMI që dua dhe mund të rritem në atë vend të veçantë, sepse: Ose dheu është shumë kompakt / i fortë / i shkelur dhe unë dua ta liroj atë për ju me rrënjët e mia, ose ka shumë pak kalcium në tokë - mos u shqetëso, do ta plotësoj atë për ty me vdekjen e gjetheve të mia, ose dheu është shumë acidik dhe unë do ta përmirësoj edhe këtë për ty nëse më jep mundësinë, ose një përzierje e arsyeve të mësipërme, sigurisht.

Saturday, December 18, 2021

Si të pastroni ambientet tuaja në mënyrë ekologjike?

Sa më i fortë të jetë detergjenti, aq më e pastër është shtëpia, ose kështu besojmë ne. Detergjenti juaj i preferuar komercial që duket se e bën pastrimin më të lehtë, për fat të keq, është i ngarkuar me substanca toksike dhe ndotëse. Sado që pastrues të tillë bëjnë një punë të mirë për të mbajtur shtëpinë tuaj të pastër, kimikatet e përdorura për t’i bërë ato lënë një ndikim shkatërrues jo vetëm në mjedis, por edhe në familjen tuaj. Për fat të mirë, ka produkte pastrimi në dispozicion që bëjnë një punë të mirë, por pa ndikuar tek ju, familja juaj dhe mjedisi. Shumica e këtyre produkteve prodhohen nga marka që janë të përkushtuara për të mbrojtur mjedisin, kështu që ata përdorin përbërës të biodegradueshëm, ose prodhojnë produkte duke përdorur teknika bujqësore të sigurta dhe të qëndrueshme.

OKB lëshon këmbanat e alarmit, rritje rekorde e temperaturave në Arktik

Shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë në Arktik, plot 38 gradë celsius, duke lëshuar “këmbanat e alarmit” mbi ndryshimin e klimës në Tokë. Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) verifikoi të martën rekordin e vendosur. WMO, një agjenci e OKB-së, tha se nxehtësia ekstreme “i përshtatet më shumë Mesdheut sesa Arktikut”. Arktiku është një nga rajonet me ngrohjen më të shpejtë në botë, që po “nxehet” me më shumë se dyfishin e mesatares globale. Kjo është alarmuese për shkencëtarët, sepse ndërsa ngrica shkrihet, dioksidi i karbonit dhe metani i bllokuar më parë nën tokë çlirohet. Këto gaze serrë mund të shkaktojnë ngrohje të mëtejshme dhe shkrirje të mëtejshme.

Fakte dhe shembuj për një jetesë të qëndrueshme

Mënyra se si jetojmë po e vë planetin tonë në rrezik të paimagjinueshëm. Zgjedhjet tona po bëjnë që lumenjtë të thahen, oqeanet të humbasin gjallesat e tyre detare, ajri të jetë plot me dioksid karboni… të gjitha duke çuar në ndryshime të pakthyeshme klimatike. Nëse vërtet duam të kemi një ndikim të mirë dhe të fundit në planet – duhet të mësojmë të bëjmë zgjedhje më të mira dhe më të qëndrueshme. Zgjedhje që nuk dëmtojnë mjedisin. Dhe për ta bërë këtë, së pari kupton se sa e rëndë është situata. Këto 20 fakte të qëndrueshmërisë janë një pikënisje e mirë.

Pse është e rëndësishme qëndrueshmëria?

Qëndrueshmëria është e rëndësishme për të shpëtuar planetin nga mbarimi i lëndëve djegëse fosile dhe lëndës drusore, mijëra në mos miliona specie kafshësh duke u zhdukur ose duke dëmtuar atmosferën përtej riparimit.

Qindra zogj të ngordhur në brigjet e Skocisë, arsyeja dyshohet të jetë nga efektet mjedisore

Mbi 100 papagaj deti janë gjetur të ngordhur në bregun verilindor të Skocisë. Zogjtë, të cilët e kanë marrë këtë emër prej sqepit të tyre shumëngjyrësh pluskojnë mbi ujë prej tre javësh. Bëhet fjalë për një nga vdekjet më masive të sezonit në 50 vitet e fundit. Rastet janë duke u gjurmuar nga afër nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar për Ekologji dhe Hidrologji (UKCEH), e cila kryen monitorim afatgjatë të popullatave të shpendëve të detit, për të regjistruar efektet e ndryshimeve mjedisore. Disa nga papagajtë e ngordhur të detit ishin të rritur, gjë që ngre shqetësimin për efekte të mundshme në shumimin e vitit të ardhshëm. Këta zogj jetojnë mesatarisht 25 vjet dhe shumohen gjatë sezonit të pranverës dhe verës, me përgjithësisht vetëm një vezë.

Kriza energjetike është në radhë të parë krizë e vendimmarrjes dhe politikave të munguara!

Reagim për krizën energjetike në Kosovë nga INDEP dhe BGF

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF) shprehin shqetësim me situatën e rënduar energjetike në vend. Kjo gjendje është pasojë e mungesës së politikave të mirëfillta në vend për një kohë të gjatë që e kanë lënë Kosovën të varur nga dy termocentrale prej qymyri, të papërgatitur për kriza të tilla dhe pa një shteg të qartë nga e ardhmja. Është jashtëzakonisht e padrejtë që nga kjo situatë të dëmtohet konsumatori me paralajmërime për shtrenjtim të çmimeve të energjisë elektrike apo t’i bëhet thirrje që të mos ngrohet në muajt e ftohtë të vitit. Nevojiten veprime urgjente para fjalëve dhe deklarimeve dhe dorë e ndihmës së shtetit para gjuhës fajësuese ndaj qytetarëve!

A po humbasim Rrëqebullin e Ballkanit duke dëmtuar habitatin e tij?

Ekosistemet pyjore ofrojnë strehë dhe ushqim për preun e këtij lloji, ndërkohë që shërbejnë edhe si korridore që lidhin habitatet dhe popullatën e tij. Nëse ne humbasim pyjet, humbasim dhe rrëqebullin e Ballkanit. Por ka akoma shpresë për të.  Prej 15 vitesh ekipi i Programit të Rimëkëmbjes së Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) po punon për ruajtjen e rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus). Rrëqebulli i Ballkanit, një nënlloj i rrëqebullit euroaziatik vlerësohet si i rrezikuar në mënyrë kritike dhe renditet në Aneksin e II të Konventës së Bernës, e cila siguron një mbrojtje më të madhe në zonat ku ky lloj është i përhapur.

Shkarkimet në ajër nga ngrohja me dru kanë efekte kancerogjene

Shporetët apo stufat me dru në zonat urbane janë përgjegjëse për gati gjysmën e kemikaleve që shkaktojnë kancer të gjetura në thërmijat e ajrit të ndotur, ka treguar një hulumtim i ri. Hidrokarbonet poliklinike aromatike [PAH-ët] në thërmijat e vogla të ndotjes prodhohen nga djegia e druve dhe është ditur qëmoti të kenë efekte kancerogjene, raporton The Guardian.

Fakte interesante për energjinë

Me fuqinë e disponueshme me prekjen e një butoni, mund të jetë e vështirë të kuptosh se sa e rëndësishme është energjia dhe sa përdorim ne në baza ditore. Për ta vendosur energjinë në perspektivë, ne kemi mbledhur një koleksion faktesh argëtuese të energjisë, të krijuara për të hedhur dritë mbi gjithçka, nga rrufetë dhe turbinat e erës deri te kërkimet në Google.

Një rrufe e vetme lëshon pesë herë më shumë nxehtësi se dielli -  E krijuar nga çekuilibrat elektrike midis reve të stuhisë dhe tokës, rrufeja është një nga forcat më të fuqishme të natyrës. Fenomeni shkaktohet kur të dy rajonet barazohen për të krijuar një shkarkesë elektrike që ndriçon qiellin në formën e një rrufeje. Kur bulonat lëshohen, ato mbinxehin ajrin në pothuajse 30,000°C, që është pesë herë më i nxehtë se dielli. Dëshironi një tjetër statistikë të energjisë shpërthyese? Fuqia e madhe e lëshuar nga rrufetë është e barabartë me shpërthimin e një ton TNT.

Krimet mjedisore - Çuçi me rezerva ndaj policisë për procedimet dhe dënimet e pakta

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, u shpreh me rezerva ndaj strukturave policore në lidhje me krimet mjedisore. Gjatë një aktiviteti ku u prezantuan ndryshimet në aplikacionin ‘Komisariati Dixhital’, Çuçi tha se ka pak procedime dhe dënime për krimet mjedisore, edhe pse ato janë në numër të lartë. Ministri citoi një raport të Kombeve të Bashkuara, ku sipas tij krimet në mjedis renditen ndër të katërtit për nga rëndësia, pas atij të drogës, kontrabandës dhe trafikut të qenieve njerëzore. “Takimi i sotëm vjen në vazhdën e shumë përpjekjeve që ne kemi bërë që kur nisëm të qeverisim Shqipërinë për të mbrojtur mjedisin dhe për të kontrolluar sa më mirë territorin. Moratorumi i pyjeve dhe për gjuetinë ka dhënë rezultate por jemi larg asaj ku duhet të mbërrijmë. E di që ky është problem botëror por ne kemi detyrim të përbashkët të bëjmë gjithçka duhet. Në këto vite kemi marrë një mori nismash në mbrojtjen e mjedisit. IKMT tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e strukturave të ministrisë së brendshme.

A mundë ti ushqejë planeti tokë 11 miliardë njerëz?

Nga: Massimo Livi Baçi, profesor i demografisë në Universitetin e Firences.

Nëse bazohemi tek parashikimet e Kombeve të Bashkuara, me të cilat bien dakord shumica e ekspertëve, deri në vitin 2011 Toka mund të banohet nga gati 11 miliardë njerëz, ose 3 miliardë më shumë se 8 miliardët që banojnë aktualisht. Tre miliardë të tjerë në 79 vjet është një shifër mbresëlënëse. Por mos harroni se mjaftuan vetëm 36 vjet për t’i shtuar një shifër të ngjashme 5 miliardë banorëve të arritur në vitin1985. Në fakt, shkalla e rritjes së popullsisë së botës është vazhdimisht në rënie. Rritja vjetore ishte 2.5 për qind gjysmë shekulli më parë, aktualisht është më pak se 1 për qind, dhe pritet të jetë afro zero nga fundi i këtij shekulli. Megjithatë, për pjesën tjetër të shekullit do të jetë e nevojshme që të ushqehen, strehohen, vishen, sigurohet ujë dhe energji, hapësirë ​​dhe mallra të të gjitha llojeve, për 3 miliardë njerëz më shumë, duke krijuar presione të reja mjedisore në një territor “fiks”, që është krijuar tani nga njeriu, drejtpërdrejt (ndërtimet, infrastruktura, bujqësia) apo indirekt (kullotat e menaxhuara dhe pyjet), në rreth 2/3 e planetit.

10 mënyra për të filluar reduktimin e mbetjeve - Jeto me zero mbetje!

A ju thyhet zemra duke parë të gjitha mbetjet rreth jush? Dëshironi të mund të bëni diçka për këtë, por mendoni se kontributi juaj do të ishte shumë i vogël për të ndihmuar? Asnjë kontribut nuk është shumë i vogël. Hidhni një hap drejt jetesës me zero mbetje dhe së bashku mund ti eliminojmë ato. Kuptohet, kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Por, është e rëndësishme të fillojmë të ndërmarrim hapa të vegjël për të minimizuar mbetjet që prodhojmë. Merrni hapa të vegjël dhe jini të durueshëm me veten dhe procesin. Nëse kombinojmë përpjekjet tona të vogla drejt zvogëlimit të mbetjeve, do të bëjmë një rrugë të gjatë për ti reduktuar ato.

Kina po ndërton aeroplanin i cili do të transportojë pasagjerë në çdo vend të botës brenda një ore

Inxhinierët në Kinë po ndërtojnë një aeroplan supersonik me shpejtësi të lartë që do të jetë në gjendje të transportojë pasagjerë kudo në botë brenda një ore.  Ekipi i inxhinierëve testoi një prototip motori supersonik në një avion 45 metra të gjatë , i cili do të jetë në gjendje të transportojë deri në 10 pasagjerë me shpejtësi tepër të lartë. Profesori që drejton projektin me kolegët e tij nga Universiteti i Aeronautikës dhe Astronautikës në Yangshuo krijoi motorin prototip dhe e testoi atë në një tunel aerodinamik. Avioni ka krahë delta dhe do të udhëtojë me pesë herë shpejtësinë e zërit për shkak të dizajnit të tij, i cili bazohet në një ide të viteve 1990 nga Ming Han Tang, kryeinxhinieri i programit supersonik të NASA -s . 

Ndryshimet klimatike, hidrocentralet dhe shpyllëzimi në Kosovë

Nga Behare Bajraktari, Asistent redaktore në RTK, gazetare hulumtuese në sektorin e mjedisit

Nuk kemi pse te jetojmë afër oqeanit që të ballafaqohemi me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale. Në Kosovë nuk mungojnë të reshurat dhe lumenjtë, por mungon uji. Sasia më e madhe e ujit dhe të reshurave të saj nuk mblidhet, por shpërndahet përmes lumenjve jashtë kufijve të saj. Ndërsa, pyjet janë reduktuar në masë të konsiderueshme nga ndërtimet, prerjet e paligjshme dhe erozioni si pasojë e tyre. Pyetja, nuk është a duhet të ndërhyjmë. Pyetja është a mund të bëjmë diçka, dhe nëse po, çfarë mund të bëjmë, përpara se të bëhet e pamundshme për të intervenuar. Në pjesën e dytë të këtij shekulli mund të mos e kemi këtë shans. Në këtë mënyrë, ndryshimi klimatik nuk është vetëm mjedisor por edhe shëndetësor.

Prodhimi i energjisë elektrike në Ballkan përmban rreth 300 herë më shumë CO2 se sa në BE

Bashkimi Evropian duhet të insistojë më shumë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të reduktuar ndotjen dhe për të përmbushur kërkesat në lidhje me emetimin e gazrave të dëmshëm, thanë eurodeputetët Petros Kokalis dhe Viola von Cramon-Taubadel. Në një tekst autori për portalin e Brukselit Euractive, Kokalis dhe Von Cramon deklaruan se disa vende që duan të bëhen anëtare të BE-së nuk arrijnë të përmbushin standardet kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit nga termocentralet me qymyr, “e lëre më të nisin rrugën për dekarbonizimi”. “Si përfaqësues të qytetarëve të BE-së, ne besojmë se BE-ja duhet të rrisë këmbënguljen e saj që vendet të reduktojnë ndotjen dhe të plotësojnë kërkesat e emetimeve”, thanë Kokalis dhe Von Cramon dhe apeli i tyre u mbështet nga rreth 30 eurodeputetë të tjerë. Sipas tyre, Traktati i Komunitetit të Energjisë mund të luajë një rol kyç në këtë.

Dhëmbkrapi, specia e veçantë subendemike e Lagunës së Butrintit

Pjesa jugore e Shqipërisë, laguna e Butrintit, karakterizohet nga një shumëllojshmëri popullatash të peshqve me një shkallë të lartë të endemizmit rajonal. Nga studimet më të fundit ka rezultuar prezenca në lagunën e Butrintit e Valencia letourneuxi (dhëmbkrapi), specie subendemike, e klasifikuar si CR (kritikisht e rrezikuar) sipas IUCN në 1996 dhe e renditur si specie me përparësi të lartë sipas direktivës për mbrojtjen e habitatit. Pavarësisht përmasave të saj të vogla është e një rëndësie të veçantë sepse shërben si indikator i mjedisit ku rritet, ka një cikël fiziologjik zhvillimi karakteristik dhe ka një shpërndarje të ngushtë gjeografike. 

17 milionë kafshë u vranë nga zjarret në Brazil

Shkencëtarët zbuluan, që 17 milionë kafshë u vranë nga zjarret në ligatinat e zonës Pantanal në Brazil. Drejtuesja e Fondit Botëror për Natyrën në Brazil, Mariana Napolitano Ferreira deklaroi që zona u goditë nga 22,000 zjarre gjatë vitit 2020. Studiuesit thanë se ky hulumtim tregon rëndësinë e parandalimit të fatkeqësive të tilla në të ardhmen. Profesori i Universitetit të Mançesterit Alex Lees mendon, që zjarret e vitit 2020 ishin apokaliptike dhe që biodiversiteti rrezikohet prej tyre raporton BBC. Ekologu Walfrido Moraes Tomas deklaroi, që është i shqetësuar që grupe të caktuara speciesh u ndikuan më shumë se të tjerët nga zjarret që ndodhën.

Disa fakte interesante për mjedisin

Mjedisi rreth nesh është plot me karakteristika dhe fakte të mahnitshme që mund të mos i dini. Një nga mënyrat më të mira për të vlerësuar ambientin rreth nesh është të mësojmë më shumë se si ndërveprojmë me natyrën. Në këtë artikull ju sjellim disa fakte interesante për peëmt, ujin, plastikën, rolin e kerpudhave dhe insekteve për mjedisin dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me mjedisin.

Rreth 27,000 pemë priten çdo ditë - Bota ka mbi 3.04 trilion pemë. Megjithatë, 27,000 prej tyre priten çdo ditë për të prodhuar letër. Kjo përkthehet në rreth 9.8 milionë pemë në vit. Një botim i vetëm i ricikluar i gazetës New York Times mund të shpëtojë 75,000 pemë.

10 mënyra për të kursyer ujin

A mund ta imagjinoni ndonjëherë se një ditë mund të mos kemi ujë në tokë? Është shumë e vështirë ta imagjinosh këtë apo jo? Po me të gjithë lumenjtë, oqeanet, detet dhe trupat e tjerë ujorë që kemi, si mund të  mbetemi pa ujë? E vërteta është se uji është i kufizuar. Nuk kemi më ujë që prodhohet. Sipas shkencëtarëve, sasia e ujit që kemi sot në botë është e njëjta sasi uji që ka pasur gjithmonë. Kjo do të thotë që nivelet tona të ujit nuk po rriten kurrë, por po bien. Harrojini oqeanet dhe detet. Vetëm 1.2% e ujit në këto trupa ujorë është ujë sipërfaqësor dhe ujë i freskët i pastër për konsumin tonë. Uji i pastër i freskët po bëhet gjithnjë e më pak i aksesueshëm për shumicën e njerëzve në mbarë botën. Parashikohet që deri në vitin 2030, 50% e popullsisë globale do të jetë në vështirësi për të gjetur ujë të pastër të freskët. Në këtë artikull po ju sjellim 10 mënyra që mundë të praktikoni në jetën e përditshme për të kursyer ujin.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës pjesë e aktiviteteve të rrjetit të zonave të mbrojtura Emerald

Përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës kanë marrë pjesë në takimin virtual të organizuar nga  Agjencioni Evropian i Mjedisit, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, të cilët po bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur përparimin në krijimin e Rrjetit të zonave të mbrojtura Emerald në vendet e Ballkanit Perëndimor.  Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti kanë përfshirë kryesisht ekspertë që kanë përvojë në projekte dhe procese të zhvillimit të Rrjetit Emerald, dhe të Natura 2000, që është pjesë e rëndësishme e Rrjetit të zonave Emerald. Rrjeti i zonave Emerald është rrjeti ekologjik për ruajtjen e llojeve të kafshëve dhe bimëve të egra dhe habitateve natyrore me rëndësi evropiane. Ai përbëhet nga Zonat me Interes të Veçantë të Konservimit të përcaktuara sipas Rekomandimit dhe Rezolutës së Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës.

Friday, December 3, 2021

Misteri pa shpjegim, qindra zogjë të ngordhur bien nga qielli!

Një ngjarje e mistershme mbizotëroi para disa ditësh në Spanjë kur 200 zogj ranë “si shi” jashtë një spitali. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti thuhet se ndodhi më 26 nëntor në qytetin Ferrol në veri-perëndim të Spanjës. Mediet lokal, raportuar për rastin, thanë se zogjtë e ngordhur, pasi ranë, goditën këmbësorët jashtë spitalit Juan Cardona, megjithëse policia konfirmoi se askush nuk u lëndua në të vërtetë. Mapi Rodríguez, president i shoqatës së banorëve lokalë, tha për mediat lokale: “Ata dolën nga pemët në zonën e urgjencës së spitalit, fluturuan disa metra dhe ranë në trotuar. Zogjtë i kemi mbledhur dhe tani presim të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”.

10 mijë shkencëtarë në mbrojtje të planetit

Rreth dy vjet pasi më shumë se 10 000 shkencëtarë nga rreth 150 vende së bashku shpallën një emergjencë globale të klimës, ata tani e kanë përsëritur atë dhe kanë bërë thirrje për ndryshime të menjëhershme. ”Këto ndryshime janë më urgjente se kurrë për të mbrojtur jetën në Tokë”, theksuan shkencëtarët në një artikull të botuar në revistën ”BioScience”. 10 000 shkencëtarëve iu bashkua edhe një grup me më shumë se 2 800 firmëtarë. ”Që nga shpallja fillestare e urgjencës klimatike në vitin 2019, ngjarje të shumta si përmbytjet, zjarret në pyje dhe valët e nxehtësisë i kanë bërë të qarta pasojat e situatës klimatike në Tokë”, theksuan shkencëtarët. 

Mesdheu deti më i ndoturi në botë

13700 ton mbetje plastike përfundojnë në vit në detin Mesdhe, që është një ndër më të ndoturit në nivel botëror. Nga këto, 3700 ton notojnë në sipërfaqe.  Ndërkohë që mendohet se në nivel botëror gjenden më shumë se 250 mijë ton detrite plastike, çka ndikon shumë negativisht në mjedisin ujor dhe në Tokë. Nga vitet 50, prodhimi i plastikës është rritur në nivele të jashtëzakonshme, dhe vetëm që nga vitit 2019 deri më sot në botë janë prodhuar 368 mln ton plastikë. Nga kjo sasi, një pjesë e madhe përfundon si mbetje në dete e oqeane.

Thursday, December 2, 2021

Përllogaritjet e fundit vlerësojnë se në planet ka 50 miliardë zogj

Sipas përllogaritjeve të reja janë të paktën 50 miliardë zogj të egër në botë. Harabela mendohet se janë rreth 1.6 miliardë. Disa lloje të tjera zogjsh duke përfshirë dallëndyshen dhe pulëbardhën e kanë kaluar shifrën mbi 1 miliard. Megjithatë sipas autorëve të studimit shumica e zogjve janë të rrallë. Ky projekt tashmë do të shërbejë në mbrojtjen e zogjve nga zhdukja. “Shpenzuam shumë kohë dhe para duke numëruar speciet tona, por tani kemi nevojë të mendojmë se si të mbrojmë biodiversitetin të cilin e bashkëndajmë me kafshët”, tha kërkuesi Corey Callagahan.

Schwarzenegger për ndryshimet klimatike: Do të asgjësohemi, nuk ka më shpresë për botën

Aktori famshëm Arnold Schwarzenegger ka paralajmëruar se planeti mund të “eliminohet” nga ndryshimet klimatike nëse nuk ndërmerren veprime nga autoritetet përkatëse.Ylli i “Terminatorit” e ka krahasuar kërcënimin nga ngrohja globale me shkatërrimin në filmin e tij siç ndodh, teksa insistoi se njerëzit janë të hutuar kur vjen puna te çështjet mjedisore sepse “nuk ka shpresë” për botën. “Askush nuk do të investojë sasi të mëdha të parave në një film që s’ka shpresë. Megjithatë, shpesh dëgjoj ambientalistë që flasin për kërcënimin real të ndryshimit të klimës…ne do të eliminohemi”, ka thënë aktori.

Energji elektrike në Hënë, NASA zbulon planin ambicioz

NASA do të ndërtojë në Hënë një rrjet elektrik që do të bazohet në stacione nukleare. Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane plani është parashikuar të përmbyllet brenda një dhjetëvjeçari. Synimi është të ketë energji elektrike për kolonitë e para njerëzore që do stacionohen në satelitin tonë në kuadër të misionit Artemis. NASA ka ftuar kompanitë më të mëdha energjetike që të krijojnë protiotipe reaktorësh bërthamore kompaktë në gjendje të funksionojnë në sipërfaqen shkëmbore të Hënës. Projektet duhet të prezantohen brenda 22 Shkurtit 2022, në mënyrë që më pas të fillojë puna për rezultatin final. Energjia elektrike do të jetë çelësi i eksplorimit të hapësirës në të ardhmen, është specifikuar në deklaratën për shtyp të agjencisë hapësinore.

Shkrirja e akullnajave të Kashmirit në shkallë alarmante

Shkencëtarët thonë se akullnajat e maleve të Kashmirit që administrohen nga India, po shkrijnë me një ritëm shqetësues. Kjo po kërcënon jetën e miliona njerëzve që banojnë në zonën përreth dhe varen nga uji akullnajor për të siguruar ushqim dhe të ardhura. Thajiwas është një akullnajë në qytetin Sonmarg, në Kashmirin e administruar nga India. Akulli po shkrinë me shpejtësi në zonën e njohur për peisazhin piktoresk plotë me ujëvara dhe shtigje. Sipas studiuesve në Universitetin e Kashmirit në Srinagar, niveli i akullnajës Thajiwas ka rënë për më shumë se 50 metra në tre vitet e fundit. Profesori Irfan Rashid thotë se akullnajat në malet e Kashmirit po shrihen për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mbi-shfrytëzimin e tokës, duke kërcënuar furnizimin me ujë të miliona banorëve.