Shkencëtarët publikuan zbulimin e një embrioni të ruajtur në mënyrë perfekte të një dinozauri, të paktën 66 milionë vjeçar, që po përgatitej të lindtte nga veza si një zog pule. Fosilja u zbulua në Ganzhou, në jug të Kinës dhe i përket një dinozauri pa dhëmbë, theropod, ose oviraptorosaur, që kërkuesit e kanë quajtur Bebja Yingliang. Është një nga embrionët më të mirë të dinozaurëve që janë zbuluar në histori – tha kërkuesi i universitetit të Birmingamit, Fion Waisum ma. Ai dhe kolegët e tij zbuluan se koka e bebes Yingliang ishte e mbledhur nën trup, me këmbët në anën tjetër dhe kurrizin të përkulur, një pozicion që më herët nuk ishte parë tek dinozaurët por që është i ngjashëm me atë të zogjve modernë. Oviraptorosaurs, që do të thotë zvarranikë hajdutë vezësh, ishin dinozaurë me pupla që jetonin në atë që tani është Azia dhe Amerika e veriut, miliona vite më parë.
Ata kishin përmasa që varionin nga ato të gjelave të detit të sotëm e deri tek gigantoraprorët e mëdhenj, tetë metra të gjatë. Baby Yingliang është rreth 27 centimetra i gjatë nga koka te bishti dhe ishte i mbledhur në një vezë 17 centimetra të gjatë. Kërkuesit besojnë se krijesa është 72 deri 66 milionë vjeçare dhe është ruajtur më së miri, ndoshta nga një rrëshqitje e papritur toke që e ka groposur vezën duke e mbrojtur atë.
Burimi i informacionit: http://top-channel.tv/
No comments:
Post a Comment