Dendrologjia është shkenca që merret me studimin e drunjëve (pemëve). Fjala dendrologji rrjedhë nga dy fjalë të greqishtes së lashtë: dendron, "pemë", dhe logia, “shkencë” ose studimi. Objekt i studimit të saj janë të gjithë format drunore të bimëve duke përfshirë pemët, lisat, shkurret dhe lianet. Gjithashtu ajo bën edhe klasifikimet e tyre taksonomike, edhe pse lidhur me këtë nuk ka një kufi të detajuar midis rolit të taksonomisë së bimëve dhe dendrologjisë. Pjesë e studimit të dendrologjisë janë edhe aspekte të tjera të drunjëve përfshirë: identifikimin e llojeve, karakteristikat silvikulturore, grupimet, morfologjia dhe ekologjia e drunjëve.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Friday, December 24, 2021
A e dini çka është Dendrologjia?
Bimët drunore jo vetëm që i përkasin shumë
familjeve të ndryshme të bimëve, por këto familje mund të përbëhen nga anëtarë
drunorë dhe jodrunorë. Disa familje përfshijnë vetëm disa lloje drunore.
Dendrologjia, si një disiplinë e pylltarisë industriale, tenton të fokusohet në
identifikimin e bimëve drunore të dobishme ekonomikisht dhe ndërlidhjet e tyre
taksonomike. Si një lëndë studimi shkencore,
dendrologjia përfshinë të gjitha bimët drunore, vendase dhe jovendase, që
ndodhin në një rajon. Për dallim nga
botanika që studion të gjitha llojeve të bimëve Dendrologjia është një degë e
botanikës që është e specializuar në karakterizimin dhe identifikimin e bimëve
drunore.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment