Një kohë ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore “Rifat Berisha” në Berishë, e më vonë si gazetar dhe redaktor në Radion “Kosova e Lirë”.
Që nga viti 2003 punon në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, fillimisht si zyrtarë profesional për biodiversitet në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Më vonë ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të sektorit për Raporte, Plane dhe Programe Mjedisore në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ndërsa aktualisht është udhëheqës i Drejtorisë për Vlerësimin e Gjendjes së Mjedisit në këtë agjenci.
Është autor dhe bashkë autor i disa punimeve shkencore dhe hulumtimeve në fushën
e mjedisit, të publikuara në revista, simpoziume dhe konferenca me karakter ndërkombëtarë.
Autor, redaktor dhe pjesëmarrës në disa publikime, raporte e broshura
profesionale në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.
Pjesëmarrës në shumë punëtori, seminare dhe konferenca mjedisore në disa
prej të cilave është paraqitur me referime dhe prezantime për çështje të ndryshme
mjedisore.
Ka përfaqësuar Kosovën në disa takime plenare të Rrjetit të Drejtorëve Ekzekutiv të Agjencive të Mjedisit të Evropës (EPA Network).
Është Koordinator Nacional i Bashkëpunimit (NFP) me Agjencinë e Mjedisit të Evropës (EEA) dhe Rrjetit Evropian për Informim dhe Monitorim (EIONET) dhe njëherit pikë Referente Nacionale (NRC) e Agjencionit Evropian të Mjedisit dhe Rrjetit Evropian për Informim dhe Monitorim për Raportin e Gjendjes së Mjedisit dhe për Komunikim Mjedisor.
Koordinator dhe pjesëmarrës në shumë projekte mjedisore të realizuara nga institucione qeveritare, joqeveritare dhe donatorë. Ka qenë anëtarë dhe zëdhënës i bordit të rrjetit BELLS - Ballkan Environmental Life Leadership Standards, dhe është shpallur Ambasador Nderi i Mjedisit nga ATRC dhe REA – Regional Environmental Ambasadors.
Autor i disa shkrimeve, komenteve, vështrimeve dhe analizave për probleme dhe çështje të ndryshme mjedisore. Në vitin 2003 ka botuar përmbledhjen me poezi “Lirikë Vjeshte”, ndërsa në 2024 përmbledhjen me poezi “Iluminancë për Dashurinë”.
No comments:
Post a Comment