I riu kosovar Ylber Kabashi, ka nisë një projekt të promovimit të bukurive të Kosovës përmes videove që i ka shpërndarë në Youtube dhe në platforma tjera sociale. Fushatën promovuese e ka titulluar “This is Kosovo (Kjo është Kosova)”, dhe në videon përfshihen pamje mahnitëse të peizazheve të bukurive natyrore të Kosovës, që janë realizuar kryesisht përmes dronit. Qëllimi i projektit është të prezantoj dhe promovojë bukuritë e Kosovës për publikun e gjerë anë e kënd botës dhe të vë në spikamë disa nga zonat më të bukura të vendit.
Në përshkrimin shoqërues që i ka bërë videos së parë tre minutëshe, Ylberi shkruan: “Ky projekt domethënës do të shpalosë disa nga bukuritë spektakolare në natyrën e Kosovës. Gjatë xhirimeve të tyre, unë vazhdimisht u kujtova për njerëzit, falë kujt mund të dalim dhe të vizitojmë këto vende sa herë që duam. Ata mbeten heronjtë e mi! I dashur shikues, unë jam Ylber Kabashi. Ky është vendi im. Kjo është Kosova. Ju lutemi shijojeni me anë të këtyre pamjeve”.
Kosova edhe pse është hapësirë e vogël gjeografike, ka trashëgimi natyrore që ofronjë mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe transit. Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim.
Fantastike!
ReplyDelete