Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë vlerësuar nevojën që deri në vitin 2030, të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e vdekjeve dhe sëmundjeve nga kimikatet e rrezikshme dhe ndotja e ajrit, ujit dhe tokës. Po ashtu ndjehet nevoja për të zvogëluar ndikimin e pafavorshëm mjedisor të qyteteve në jetën e njerëzve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë cilësinë e ajrit dhe administrimin e mbetjeve komunale.
Ajri i pastër është i rëndësishëm për shëndetin dhe jetën e përditshme të njerëzve, ndërsa ndotja e ajrit është rreziku më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut dhe një nga shkaqet kryesore të evitueshme të vdekjes dhe sëmundjes në të gjithë botën. Ndotja e ajrit prek me theks të veçantë si gratë, fëmijët dhe personat e moshuar, dhe gjithashtu ka një ndikim negativ edhe në ekosistemet.
Sot, komuniteti ndërkombëtar pranon se përmirësimi i cilësisë së ajrit mund të përmirësojë zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe se përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit.
Të inkurajuar nga interesi në rritje i komunitetit ndërkombëtar për ajrin e pastër dhe duke theksuar nevojën për të bërë përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar cilësinë e ajrit, duke përfshirë zvogëlimin e ndotjes së ajrit, për të mbrojtur shëndetin e njeriut.
Duke marrë për bazë këto fakte, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar gjatë sesionit të 74-të të saj, të mbajtur me 19 Dhjetor 2019, miratoi rezolutën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiej të Kaltër, dhe ftoi Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) për të lehtësuar respektimin e kësaj Dite Ndërkombëtare, në bashkëpunim me organizata të tjera përkatëse, sikurse është Koalicioni i Klimës dhe Ajrit të Pastër (CCAC).
Këtë vit kjo ngjarje u shënuar për herë të parë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve me datën 7 Shtator 2020 me moton “Ajër i pastër për të gjithë”, me që rast u realizuan disa aktivitete dhe u shpërndanë video dhe informata vetëdijësuese.
Shënimi i kësaj dite synon:
- Rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në të gjitha nivelet - individ, komunitet, korporatë dhe qeveri - që ajri i pastër është i rëndësishëm për shëndetin, produktivitetin, ekonominë dhe mjedisin.
- Demonstrimin e lidhjes së ngushtë të cilësisë së ajrit me sfida të tjera mjedisore dhe zhvillimore të tilla si ndryshimi i klimës dhe Objektivat Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
- Promovimin dhe lehtësimin e zgjidhjeve që përmirësojnë cilësinë e ajrit duke ndarë praktikat më të mira të njohurive vepruese, risitë dhe historitë e suksesit.
- Bashkimin e aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë që punojnë në këtë temë për të formuar një aleancë strategjike për të rritur qasjen e bashkërenduara kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për menaxhim efektiv të cilësisë së ajrit.
Burimi i informacionit: https://www.facebook.com/AMMKKEPAAZSK/
No comments:
Post a Comment