Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në
vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare
mund ta përdorë një shishe plastike për javë të tëra e në disa raste për muaj
të tërë. Shishja mbushet e rimbushet me ujë, ngrohet, futet sërish në
frigorifer e përdoret pa fund. Shishet plastike përdoren edhe në furnizimin me
qumësht që mundësojnë gratë e fshatit dhe kalojnë nga dora në dorë e buza në
buzë. Me siguri çdo amvisë mendon se një shishe plastike nuk është aq e
rrezikshme për shëndetin në krahasim me rreziqet e tjera që na kanosen çdo
ditë. Sidomos gjatë stinës se verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër
i lartë për shkak të nevojës për hidratim. Ekspertët paralajmërojnë për
rrezikun e ripërdorimit të shisheve të ujit.
Sa herë mund te rimbushest nje shishet
plastike e ujit?
Shishet e plastikes përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëlshohet në
ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme. Në një përdorim të
vetëm, këto baktere mblidhen pikërisht në grykën e shishes, aty ku vendosim
buzët, ndaj mund ta imagjinoni se çfarë ndodh me ripërdorimin e këtyre
shisheve. Gryka e shishes nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet
gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë vallëzimi’ për bakteret. Kjo
substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut,
sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.
Për pasojë, ekspertët rekomandojnë që nëse u jepet mundësia, të mos blini
shishe uji nga ato që kemi parë rëndom të ekspozuara jashtë në diell për orë të
tëra në shumë markete të vendit.
Ekspertët këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin
e saj me shishe qelqi. Në këtë mënyrë, ju do të mbroni jo vetëm shëndetin tuaj
por edhe ambientin ku jetojmë.
No comments:
Post a Comment