Showing posts with label Eko publikime. Show all posts
Showing posts with label Eko publikime. Show all posts

Saturday, March 28, 2026

Reduktohet përdorimi i qeseve të plastikës në Kosovë

Raporti për përdorimin e qeseve plastike në Kosovë i publikuar nga Agjencia per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves, në kuadër të gjetjeve kryesore ka specifikuar se masa për reduktimin e qeseve plastike sipas UA Nr. 07/2023, ka nxitur ndryshime të dukshme në sjelljen e konsumatorëve dhe në treg, brenda një periudhe relativisht të shkurtër zbatimi. Vendosja e tarifës prej 0.05 € për çdo qese plastike të lehtë ka ndikuar ndjeshëm në ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve dhe ka krijuar një normë të re mjedisore në rrjetet formale të tregtisë me pakicë.
Rezultatet e vlerësimit bazuar në të dhënat e grumbulluara nga shitësit me pakicë tregojnë një ulje të ndjeshme të përdorimit të qeseve të shpërndara, ndërsa llogaritjet vlerësojnë se konsumi mesatar vjetor për vitin 2024 ishte rreth 55 qese plastike për person, që është më i ulët se mesatarja e BE-së (66.6 qese për person), apo dukshëm më I ultë se sa targeti i përcaktuar nga (UA Nr. 07/2023) për vitin 2024 që ishte 180 qese plastikës për person.


Monday, May 6, 2024

Një libër për botën e egër të Gërmisë!

Libri "Gërmia, bota e egër" nga Alber Krasniqi, i botuar kohës së fundit, është një libër që dokumenton përmes fotografive botën e egër të kësaj zone. Fotografitë që përfshihen në libër janë autotentike të realizuara nga vetë autori gjatë hulumtimeve të tij disa vjeçare. Është libri i parë i këtij lloji që i dedikohet botës së egër të parkut Gërmia dhe ku janë prezantuar kryesisht llojet shtazore përfshirë 103 lloje zogjësh, 15 lloje gjitarësh, 8 lloje zvarranikësh, por edhe lloje tjera shtazësh përfshirë insekte, ujëtokësore dhe disa lloje të florës. Në kuadër të librit janë përshkruar edhe shtigjet e ecjes në Parkun e Gërmisë.

Cilat janë qytetet me gjelbërimin më të ulët në rajonin e Ballkanit?

Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me shtimin e hapësirave të gjelbra ndërmjet vitit 2015 – 2020, qytetet shqiptare kanë një intensitet të ulët gjelbërimi në raport me ato të rajonit dhe kanë bërë hapa pas në vend që të përparojnë, vë në dukje Banka Botërore, në Raportin e fundit Rajonal që u publikua dje “Rritje gjallëruese”. “Sipërfaqja e përgjithshme e gjelbër është përmirësuar në Ballkanin Perëndimor, edhe pse në disa qytete pësoi rënie midis 2015 dhe 2020.

Friday, May 12, 2023

Ndryshimi i kurrikulave për ndryshimet klimatike

Dr. Zeqir Veselaj, Ligjërues i Edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës

Në kuadër të projektit është bërë një hulumtimi me 308 student të 12 universiteteve publike e kolegjeve private dhe 49 fakulteteve respektive mbi qëndrimet, njohuritë dhe besimet e tyre mbi ndryshimet klimatike Vjeshta e vitit 2022 erdhi me paralajmërimet nga shumë burime për një krizë të mundshme energjetike dimërore si pasojë e situatës globale me tregun e energjisë që erdhi me luftën në Ukrainë. Qytetarët e brengosur blenë burime për ngrohje me çmime pothuajse të dyfishuara duke iu frikësuar ashpërsisë së dimrit. Megjithatë, dimri i këtij viti do të mbahet mend si dimri pa borë. Kjo pasi shumicës së kosovarëve të zonave më të ulta, këmba në borë u shkeli tek në javën e parë të prillit, pra dy javë pasi kishim hyrë në pranverën kalendarike. Përveç se bora erdhi vonë, ajo e solli edhe një të ftohtë që zgjati e që nuk ishte i zakonshëm për këtë periudhë të vitit.

Monday, August 22, 2022

Udhëzime hap-pas-hapi për pajisjen me leje mjedisore komunale për ndërtesat e banimit kolektiv

Publikimi ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të qartë të veprimeve që duhet të ndërmerren gjatë udhëheqjes së procedurës për pajisjen me LMK për ndërtesat e banimit kolektiv, në përputhje me kërkesat ligjore. 

Kjo pritet të ndikojë në përmirësimin e rrjedhës së punës në komuna sa i përket lëshimit të LMK-së për ndërtesat e banimit kolektiv dhe mbikëqyrjes së zbatimit të tyre.

Udhëzuesi është rezultat i bashkëpunimit në mes të organizatave PRO-Planning dhe EC ma Ndryshe. 

Ky publikim është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta e të dy organizatave për të ndikuar në përmirësimin e rrjedhës së punës në komuna sa i përket lëshimit të këtyre lejeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të tyre.

Sunday, July 3, 2022

Publikohet raporti “Këndvështrimi i qytetarëve lidhur me menaxhimin e mbeturinave”

Ky raport, është hartuar me qëllim të hulumtimit të gjendjes aktuale të menaxhimit të mbeturinave komunale në Kosovë nëpërmjet prezantimit të disa prej treguesve kryesor të këtij sektori, që përfshinë zbatimin e legjislacionit, mbulueshmërinë me shërbim, deponitë ilegale, si dhe në anën tjetër, nëpërmjet paraqitjes së këndvështrimit të qytetarëve lidhur me cilësinë e menaxhimit të mbeturinave, për të cilin është zhvilluar një pyetësor. 

Gjetjet tregojnë se nuk ekziston plan nacional për menaxhim të mbeturinave. 87% e komunave kanë hartuar planet komunale të menaxhimit të mbeturinave, por janë 20 komuna të cilat aktualisht nuk kanë periudhë të vlefshme të zbatimit, që nënkupton se këto komuna menaxhojnë mbeturinat pa bazë planifikimi. Në terren, vetëm në vitin 2021, janë identifikuar gjithsej 1188 deponi ilegale, ku prej tyre 558 janë të mëdha – gjendje e cila vazhdon të mbetet problematike.

Lansohet herbariumi digjital i Universitetit të Prishtinës

Përmes këtij projekti, synohet qasja më e lehtë në arkivin zyrtar botanik të UP-së, si dhe konservim sa më afatgjatë i mostrave të herbariumit. Aktualisht, në herbarium gjenden mbi 1 mijë herbarë nga flora e Kosovës të ekspozuar në këtë platformë. I pranishëm në këtë organizim ishte rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti. Në fjalën e tij, rektori Sahiti tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme, e cila reflekton punën e palodhshme dhe vullnetin e studentëve, që së bashku me profesorët, të sjellin projekte të rëndësishme dhe kreative.  "Krahas punës së madhe që është bërë në realizimin e këtij projekti, janë vënë në pah edhe dy aspekte të rëndësishme: vetiniciativa dhe aktivizmi studentor, si dhe kultivimi i vullnetarizmit, me ç’rast edhe të diplomuarit tanë kanë kontribuar në këtë projekt,” tha rektori Sahiti. Rektori shtoi që ky projekt ka rëndësi të veçantë dhe se do të vazhdojë të ketë përkrahjen e rektoratit.

INDEP publikon raportin për tranzicionin e drejtë energjetik në Kosovë

Tranzicioni i drejtë energjetik do të thotë distancim nga thëngjilli dhe mbyllje të termocentraleve, taksim ndaj karbonit, digjitalizim të transportit, minimizim të emetimeve të karbonit nga sektorët e tjerë ndotës dhe mbrojtjen e qytetarëve të prekur nga një sistem konvencional i energjisë duke ju siguruar kushte më të përshtatshme të punës dhe jetesës. 

Andaj, tranzicioni i drejtë energjetik siguron që personat e prekur nga ky proces të mos anashkalohen dhe nevojat e tyre të merren parasysh nga vendimmarrësit. 

Kështu që, përpos, transformimit të sektorit të energjisë dhe orientimit të tij drejt burimeve të ripërtëritshme, tranzicioni i drejtë energjetik përfshinë edheparimin që të mos lihet askush mbrapa.

Monday, April 11, 2022

Një libër për “Edukimin mjedisor për zhvillim të qëndrueshëm”

Libri me titull “Edukimi mjedisor për zhvillim të qëndrueshëm”, është rezultat i punës shumëvjecare të autorit Skënder Sylaj, profesor universitar dhe ekspert i fushës së sigurisë e të mjedisit. Arsyen e angazhimit shumëvjeçar në trajtimin shumëdimensional të kësaj çështjeje, ai e ka arsyetuar veç tjerash me faktin se edukimi mjedisor është lënë në margjina, se është investuar pak në adresimin e faktorëve që kërcënojnë mjedisin e edhe më pak në mbrojtjen e tij. Ka argumentuar se si qasja më serioze shkencore dhe institucionale mund të ketë ndikim të madh në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

Sunday, April 10, 2022

Greta Thunberg do të publikojë ‘Librin e klimës’

Aktivistja e klimës Greta Thunberg ka njoftuar se do publikojë një libër ku do trajtohen krizat mjedisore në botë. Penguin Random House njoftoi të enjten se “Libri i klimës” do të publikohet në tetor në Britani. Libri synon të ndihmojë lexuesit të lidhin pikat midis kërcënimeve për klimën, mjedisin, qëndrueshmërinë dhe popullatat indigjene, ku synohet si një udhëzues për mirëkuptimin dhe aktivizmin. “Shpresoj se ky libër mund të jetë një lloj burimi për të kuptuar këto kriza të ndryshme, të ndërlidhura ngushtë”, u shpreh Greta Thunberg, transmeton euronews.

Saturday, April 9, 2022

Emisioni i pullave postare "Flora e Kosovës"

Filatelia e Postës së Kosovës ka vazhduar të promovojë llojet e florës së Kosovës. Këtyre ditëve ajo ka lëshuar në qarkullim të rregullt emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Flora – Bimët shëruese”, me imazhet e katër bimëve shëruese që rriten në Kosovë sikurse janë: Shtogu, dëllinja, rush arusha dhe burdullaku. Pjesën tjetër të serisë së pullave me temë nga flora e Kosovës janë pesë lloje tjera të rëndësishme të florës sonë të begatshme ku janë prezantuar llojet: Burgull i Koshaninit, Halaqi i endtnerit, Tisi, Sanguisorba albanica, Primula Halleri. Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj për çdo vit emeton pulla postare me bukuritë natyrore të vendit tonë me qëllim të promovimit të tyre kudo nëpër botë.

Raporti i KOSID: Kosova rreth 90% të prodhimit të energjisë ende e bazon në thëngjill

Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovës (KOSID) ka publikuar raportin me titull ‘Kah po shkon sistemi energjetik i Kosovës?’. 

Menaxhimi i ndryshimeve klimatike në Kosovë dhe rrjedha e sistemit energjetik të Kosovës janë temat kryesore të shtjelluara në këtë raport.  Sipas këtij raporti Kosova rreth 90% të prodhimit të energjisë elektrike e bazon në thëngjill duke shkaktuar emetimet më të larta në Evropë. 

“Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të fillojë t’i zbatojë rekomandimet e BE-së të përcaktuara përmes Agjendës së Gjelbër për arritjen e standardeve të caktuara të efiçiencës si dhe përqindjes së pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme në gjenerimin e përgjithshëm të energjisë, sepse një tranzicion i tillë merr kohë. 

Nëse nuk bëhet diversifikimi i burimeve të energjisë, Kosova rrezikon të penalizohet materialisht për djegien enorme të thëngjillit dhe lëshimin e CO2 në atmosferë”, thuhet në këtë raport.

Saturday, March 12, 2022

Raporti për menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë 2020

Përgatitja e raportit për gjendjen e menaxhimit të mbeturinave komunale në Kosovë është përgjegjësi direkte e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (Ligji për Mbeturinat, neni 14, paragrafi 1.8).  
Përmes këtij raporti synohet që të sigurohet një bazë e fortë dhe gjithëpërfshirëse e njohurive mbi menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë. 

Të dhënat e ofruara në raport do të mund të përdoren për të orientuar politikat e menaxhimit të mbeturinave komunale qoftë nga niveli i qeverisjes qendrorë, e sidomos nga ai i qeverisjes lokale në kuptim të planifikimit më të mirë dhe më të realizueshëm. Të dhënat e prezantuara në këtë raport, qoftë për komuna individualisht apo edhe në nivel të rajoneve, japin një pasqyrë të qartë të gjendjes së menaxhimit të mbeturinave, trendeve, problemeve dhe planifikimeve për të ardhmen.

Raporti Vjetor për Gjendjen e Mjedisit 2020

Hartimi i Raportit për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë, është i bazuar në Ligjin e Mbrojtjes së Mjedisit. Sipas nenit 25, të këtij ligji, Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i paraqet Kuvendit, Raport Vjetor për Gjendjen e Mjedisit. Raporti përmbanë të dhëna për:  gjendjen e mjedisit dhe ndryshimet në mjedisnë krahasim me raportin e mëparshëm, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, gjendjen e mjediseve të rrezikuara, zbatimin e strategjisë së mjedisit dhe planit të veprimit,  masat e ndërmarra për mbrojtjen emjedisit,  zhvillimin e institucioneve mjedisore dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit.

Në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve qeveritare, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është  institucioni që harton këtë dokument.  Ky raport vjetor paraqet gjendjen e mjedisit për vitin 2020, por edhe të dhënat të më hershme kanë zënë vend të konsiderueshëm me qëllim krahasimi.

ERA DIMËN, një publik i veçantë për cilësinë e ajrit në Kosovë

ERA DIMËN, një publikim që trajton çështjet e cilësisë së ajrit në Kosovë, përmes  një sërë një temash për ndotjen eajrit, të kombinuar me përshkrime narrative personale, analizave profesionale,  artit dhe aktivizmin për të frymëzuar ndryshimet mjedisore në Kosovë. Publikimi ofron një qasje ndryshe për kuptimin e rëndësisë së cilësisë së ajrit, duke ofruar shembuj në nivel lokal dhe kombëtar dhe po ashtu vë në pah edhe rolin e akademisë në çështjet e cilësisë së ajrit, si dhe rolin e shoqërisë civile për të kërkuar ndryshime mjedisore duke shfrytëzuar të dhënat  për veprim qytetar.

Imazhet dhe tregimet e paraqitura në këtë publikim tregojnë aspektet e jetës sonë të përditshme të prirura për të ndryshuar—pa dëshirë—për shkak të degradimit të cilësisë së ajrit, rëndësia e cilësisë së ajrit në progresin individual dhe shoqëror, dhe se si shqetësimet e sotme, pyetjet, sjelljet dhe veprimet që duhet të ndryshojmë, për të siguruar një mjedis më të pastër nesër.

Publikohet Vjetari Hidrometeorologjik 2020

Vjetari Hidrometeorologjik 2020, është vazhdimësi e procesit të publikimeve të të dhënave klimatike të gjeneruara dhe monitoruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili kryen këtë detyrënë në bazë të Ligjit Nr.06/L -035 për veprimtaritë hidrometeorologjike. 

Vjetari përmban informata nga monitorimi i vazhdueshëm hidrologjik, klimatologjike dhe meteorologjik në Republikën e Kosovës për vitin 2020. Informacionet e punuara nga monitorimi i IHMK mbi kushtet klimatike në Kosovë, janë të dhëna të rëndësishme dhe të besueshmeqë mundë të hyjnë në funksion për ndërtimin dhe funksionimin e strukturave menaxhuese të burimeve ujore, për dizajnimin e infrastrukturës së lumenjve dheq ë do ti shërbejë politikebërësve në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorine hidrologjisë, meteorologjisë dhe atë të ndryshimeve klimatike si dhe donatorëve në orientimin e projekteve të nevojshme.

Sunday, January 30, 2022

Publikohet raporti për gjendjen e ujërave në Kosovë 2020

Raporti paraqet gjendjen e ujërave në Kosovë për përiudhën 2015- 2020. Në raport janë të përfshirë gjëndja e ujërave sipërfaqësore, nëntokësore, ligjet dhe aktet nënligjore për sektorin e ujërave, dokumentet strategjike për ujëra, rrjeti hidrografik i ujërave, reshjet, zonat e mbrojtura ujore, shfrytëzimi i ujërave sipas sektorëve të ndryshëm si dhe investimet dhe projektet në sektorin e ujërave. 

Të dhënat për përgatitjen e raportit janë grumbulluar nga institucionet që bëjnë monitorimin e cilësisë dhe sasisë së ujerave, kompanitë që menaxhojnë ujërat si dhe institucione tjera qeveritare dhe joqeveritare të cilat kanë përgjegjësi të caktuara në sektorin e ujërave.

Disa të dhëna janë marrë edhe nga burime të ndryshme si publikime, projekte dhe studime të ndryshme. 

Në raport të dhënat janë të paraqitur në mënyrë tekstuale, tabelare, dhe në figura të ndarë sipas fushave dhe sektorëve përkatës. 

Sunday, January 16, 2022

Kompanitë e mëdha kanë dështuar në trajtimin e shpyllëzimit

Institucionet financiare dhe kompanitë me ndikimin më të madh po bëjnë pak ose aspak për të trajtuar shpyllëzimin, ka zbuluar një raport i ri. Raporti Forest 500 paralajmëron se këto organizata po minojnë objektivat globale të klimës duke dështuar në trajtimin e problemit. Një e treta e 350 kompanive të ekzaminuara nuk kishin politika të vendosura për të garantuar se produktet e tyre nuk po nxisin shpyllëzimin. Pothuajse dy të tretat e këtyre institucioneve financiare nuk kanë politika specifike për të adresuar problemin.

Monday, December 27, 2021

"Homazh për Nënën Natyrë", një botimi ekskluziv me imazhe mahnitëse nga bota e egër

Një sërë imazhesh nga natyra dhe bota e egër, janë përmbledhur në një libër nga fotografi dhe fituesi i shumë çmimeve, Marsel van Oosten. 

Libri përmban më shumë se 200 imazhe të peizazhit dhe jetës së egër që Marsel ka kapur gjatë 15 viteve të fundit në Afrikë, Amerikë, Azi, Evropë dhe Antarktik. Në hyrje të librit, ai shkruan: “Ky është një homazh për Nënën Tokë. 

Ne të gjithë kemi një lidhje primare me nënën tonë, dhe ngjashëm me Nënën Tokë. 

Të gjithë jemi të lidhur me të. Por ajo është nën kërcënim serioz dhe ka shumë nevojë për mbrojtjen tonë”.  

Në vijim mund t’i shikoni disa nga fotografitë më të famshme, që janë pjesë e këtij libri.

Thursday, December 23, 2021

Në Bogë të Rugovës zbulohet një lloj i ri insekti

Në kuadër të hulumtimeve të kryera nga Prof. Halil Ibrahimi nga Departamenti i Biologjisë së Universitetit të Prishtinës, është gjetur një lloj i ri insekti për shkencën në Bogë të Rugovës. Rhyacophila siparantum, është lloji më i ri i zbuluar nga profesor Ibrahimi në fshatin Bogë. prej nga vjen edhe emërtimi 'siparantum', që është emri i lashtë i qytetit. Ky është lloji i dymbëdhjetë për shkencën që vjen si kontribut i punës shkencore të profesorit Ibrahimi. Lloji Rhyacophila siparantum, është publikuar në revistën Ecologica Montenegrina.