Përgatitja e raportit për gjendjen e
menaxhimit të mbeturinave komunale në Kosovë është përgjegjësi direkte e
Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (Ligji për Mbeturinat, neni 14,
paragrafi 1.8).
Përmes këtij raporti synohet që të sigurohet një bazë e
fortë dhe gjithëpërfshirëse e njohurive mbi menaxhimin e mbeturinave komunale
në Kosovë.
Të dhënat e ofruara në raport do të mund të përdoren për të
orientuar politikat e menaxhimit të mbeturinave komunale qoftë nga niveli i
qeverisjes qendrorë, e sidomos nga ai i qeverisjes lokale në kuptim të
planifikimit më të mirë dhe më të realizueshëm. Të dhënat e prezantuara në këtë raport, qoftë
për komuna individualisht apo edhe në nivel të rajoneve, japin një pasqyrë të
qartë të gjendjes së menaxhimit të mbeturinave, trendeve, problemeve dhe
planifikimeve për të ardhmen.
Në këtë raport janë prezantuar të dhëna për 36 komuna të vendit, si rezultat i bashkëpunimi të ngushtë në mes të AMMK-së, GIZ-së dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Ky bashkëpunim ka qenë i ndërlidhur ngushtë me Grantin e Performancës Komunale – “Mjedisi i Pastër” (2018-2020), ku komunat janë mbështetur me shuma të ndryshme financiare, varësisht prej nivelit të përmbushjes së indikatorëve të fushës së mbeturinave.
Për më shumë shihni Raportin për menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë 2020
No comments:
Post a Comment