Monday, September 7, 2020

Kanionet e Osumit, perlë e natyrës shqiptare

Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës dhqiptare dhe një destinacion turistik që duhet vizituar. Të apasionuarit e turizmit dhe të aventurës aty kanë mundësi të zhvillojnë edhe shëtitjet profesionale me rafting, ose hiking. Kanioni i Osumit, është më i madhi në vend dhe shpesh është quajtur edhe Grand Canyon i Shqipërisë̈.

Kanioni është krijuar prej forcave gërryese dhe tretëse të lumit Osum, të ushtruara në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 metra i gjerë, i thellë rreth 80 metra, me shpate vertikale. Koha e formimit të tij mendohet të jetë 2 deri në 3 milionë vite më parë.

Kanionet e Osumit gjenden në aksin Çorovodë–Hambull, të luginës së Osumit. 

Në këtë kanion, çdo vit udhëtojnë me mijëra turistë vendas e të huaj, të cilët shijojnë natyrën, ushqimet tradicionale dhe sportin e bukur të rafting.





1 comment: