Friday, September 18, 2020

Liqeni i vogël me vlera të mëdha natyrore!

Liqeni i Breznës i njohur ndryshe edhe si Liqeni i Opojës është ndër liqet natyror më të vegjël në Kosovë. I takon grupit të liqeneve relikte akullnajore (glaciale) dhe besohet që është krijuar qysh nga koha e neogjenit. Ky fakt e bënë liqenin ndër më të veçantit jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Liqeni i Breznës ndodhet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës në Komunën e Dragashit përkatësisht në fshatin Brezne, nga e ka marrë edhe emrin. Ai ndodhet saktësisht pranë rrëzës perëndimore të gropës së Llopushnikut në lartësinë mbidetare mbi 1000 m, që i takon pjesës së tërësisë malore të Dukagjinit, e cila shtrihet thellë ne brigjet e Korintikut dhe Sharrit. 


Që nga koha e krijimit e deri me sot madhësia e tij ka ndryshuar si pasojë e ndryshimeve klimatike. Aktualisht liqeni është i gjatë 250 metra dhe i gjerë 150 metra. Ka formë gjysmërrethi me thellësi rreth 12 m, ndërsa gjatë rritjes së nivelit, në muajt e lagësht të vjeshtës dhe pranverës brigjet e tij përmbyten nga uji. 


Për shkak të bukurive natyrore dhe pozicionit të favorshëm gjeografik, liqeni është një destinacion për shumë turistë vendas dhe të huaj. Bukuritë e natyrës përballë bjeshkëve të Sharrit i japin një pamje të mrekullueshme dhe e bëjnë vend interesant për vizitorët. Përveç si destinacion turistik, liqeni shfrytëzohet edhe nga klubet e zhytjes për organizimin e sportit të zhytjeve për qëllime profesionale dhe argëtuese. 


Liqeni i Breznës paraqet edhe një ekosistem interesant dhe habitat i shumë lloje bimore dhe shtazore, e veçanërisht i shumë llojeve të shpendëve shtegtare. 


Për Liqenin e Breznes ka edhe shumë mite edhe legjenda të ndryshme. Më e njohura është ajo e nuses së mbytur në liqe.


No comments:

Post a Comment