Në Gjeorgji, dy degët e lumit Aragvi, Aragvi i Bardhë dhe Aragvi i Zi, puqen me njëri tjetrin dhe nuk i përzien ujërat e tyre. Një fenomen i tillë natyror është i rrallë jo vetëm për rajonin e Kaukazit, por edhe për gjithë botën. Sipas shkencëtarëve fenomeni është i pazakontë, dhe i autribohet kryesisht përbërjes së ndryshme të ujit, densitetit, temperaraturës, dhe faktorëve tjerë fizik dhe kimik të cilët krijojnë barriera që pengon përzierjen e ujërave të dy rrjedhave. Lumi "i bardhë" është një lumë akullnajore me ngjyrë të bardhë qumështi për shkak të pranisë së grimcave pezull të miellit të gurit, ndërsa lumi "i zi" është një lumë normal me ujë të pastër. Dallimi i densitetit midis dy lumenjve i pengon ata të përzihen, duke rezultuar në kontrastin vizual të mrekullueshëm ku takohen.
Ky fenomen është një dukuri natyrore dhe ka tërhequr interesin e shumë
vizitorëve dhe studiuesve. Përndryshe vendi ku bashkohen dy lumenjë që ndodhet në qytetin e Pasanaurit të Gjeorgjisë, është një fenomen i rrallë natyror që ka tërhequr
vëmendjen e vizitorëve dhe studiuesve nga mbarë bota.
Pellgu i lumit Aragvi ndodhen në Gjeorgji në shpatet jugore të maleve të Kaukazit. Lumi është i gjatë 112 kilometra dhe pellgu i tij mbulon një sipërfaqe prej 2740 kilometra katrorë. Shtresat e tokës janë kryesisht gur ranor, rrasa dhe gur gëlqeror. Në lum ndodhet edhe Diga e Zhinvalit dhe hidrocentrali i saj 130 MW qe gjeneronë një pjesë të madhe të energjisë së Gjeorgjisë. Ai është ndërtuar në vitin 1986, mbi brigjet veriperëndimore të të cilit ngrihet kështjella Ananuri.
Lumi ka disa degë të rëndësishme, nga të cilat Aragvi i Bardhë dhe Aragvi i Zi janë më të rendësishmit dhe të cilat bashkohen në qytetin e Pasanaurit.
No comments:
Post a Comment