Natyra, si të thuash, nuk ja dhuron një qenieje të gjallë të gjitha të mirat. Kështu ka ndodhur edhe me strucin afrikan. Struci është shpendi më i madh, po fatkeqësisht nuk fluturon. Struci afrikan është i lartë 2.75 metra, i gjatë 2 metra dhe peshon 63 deri 145 kilogram. Vrapon shpejt, deri 40 km në orë. Veza e strucit është 20 herë më e madhe se veza e pulës. Me një të goditur të këmbës ai jo vetëm që e rrëzon njeriun, por mund ta lere të vdekur në vend. Ndërkohë qe struci fut kokën ne rërë nga frika nuk është veçse një mit i pavërtetë. Në fillim të shekullit XIX janë zhdukur disa strucë të mëdhenj, të lartë 3.5 metra. Ata quheshin Moa dhe jetonin në Zelandën e Re. Edhe më i madh ka qenë struci apiornis, gjatësia e këtij shpendi arrinte deri në 5 metra. Ka jetuar në Madagaskar dhe është zhdukur në shekullin XVII-XVIII.
Zogu me i vogël në botë është kolibri.
Një nga llojet e kolibrave peshon gjithsej 2 gr dhe nga përmasat është pak më i madh se grenxa. Kolibri i rreh krahët rreth 50 herë në sekondë dhe qëndron në ajër si një insekt. Kolibrat, si dhe gjithë shpendët e tjerë, kanë një metabolizëm të lartë. Temperatura e trupit të tyre është 43 gradë, ndërsa të rrahurat e zemrës arrijnë deri 615 në minutë.
Sasia e ushqimit që ha kolibri çdo ditë, është sa dyfishi i peshës së trupit. Veçanërisht e madhe është shpejtësia e fluturimit të tij. Sipas të dhënave ajo arrin deri në 50 m në sekondë. Vetëm kolibri është shpendi i aftë qe të fluturojë me bisht përpara.
Vezët e kolibrit janë shumë të vogla: ato peshojnë 0,2 gr. kurse foleja e disa lloj kolibrave nuk është më e madhe se sa një gjysmë arre. Zoologët, deri më sot numërojnë më tepër se 300 lloje kolibrash.
No comments:
Post a Comment