Thursday, May 19, 2022

Sot shënohet Dita Botërore e Bletës

Kjo ditë hyri në kalendarin e ngjarjeve mjedisore me iniciativë të Sllovenisë, e cila i propozoi Kombeve të Bashkuara (OKB) të shpallin 20 majin si Ditën Botërore të Bletës. Më 20 dhjetor 2017, pas tre vitesh përpjekjesh ndërkombëtare, Shtetet Anëtare të OKB-së miratuan njëzëri propozimin e Sllovenisë dhe 20 maji u shpall Dita Botërore e Bletës. Qëllimi i shënimit të kësaj ditë është ndërgjegjësimi i rëndësisë së bletëve për biodiversitetin, për jetën dhe mirëqenien sociale, me synimin për të nxitur aktivitete në kontekstin e sigurimit të kushteve për mbijetesën e tyre. Me rastin e shënimit të kësaj ngjarje edhe Agjencia e Mjedisit të Evropës sot organizon një aktivitet ndërgjegjësimi me moton "Bee Engaged".

Monday, May 9, 2022

Portugalia do të hap parkun diellor lundrues më të madhin në Evropë këtë vit

Parku diellor lundrues më i madh në Evropë do të marrë formë në korrik të këtij viti, në rezervuarin Alqueva të Portugalisë. Dy rimorkiatorë aktualisht po lëvizin një grup të madh prej 12,000 panelesh diellore, me madhësinë e katër fushave të futbollit. I ndërtuar nga EDP, kompania kryesore e shërbimeve të vendit, në liqenin më të madh artificial të Evropës Perëndimore, ishulli lundrues me shkëlqim është pjesë e planit të Portugalisë për të shkurtuar varësinë nga karburantet fosile të importuara, çmimet e të cilave janë rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës. E bekuar nga orët e gjata me diell dhe erërat e Atlantikut, Portugalia ka përshpejtuar kalimin e saj drejt burimeve të rinovueshme. Por edhe pse vendi nuk përdor pothuajse asnjë hidrokarbur ruse, termocentralet e tij me gaz ende ndjejnë shtrëngimin e rritjes së çmimeve të karburantit.

Australia zotohet se do të përgjysmojë mbetjet nga ushqimi deri në vitin 2030

Ushqimi i hedhur në plehra, nuk është vetëm humbje, por është gjithashtu i dëmshëm për mjedisin. Në Australi, qeveria federale dhe autoritetet lokale, po përpiqen ta trajtojnë problemin, por ekspertët thonë se është mënyra jonë e trajtimit të ushqimit ajo që duhet përfundimisht të ndryshojë. Shumë prej nesh shkojnë në dyqan, blejnë ushqime dhe e përsërisin këtë ritual çdo 3 deri në 7 ditë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë çdo vit, një e treta e ushqimit në botë hidhet në plehra. Kjo humbje i kushton ekonomisë: 27.5 miliardë dollarë në vit vetëm në Australi. "Njerëzit jo domosdoshmërisht e kuptojnë ndikimin që kanë veprimet e tyre, në mos trajtimit si duhet të mbetjeve ushqimore që krijojnë”, thotë aktivistja Melita Jazbec. Shpërdorimi i ushqimit shkakton gjithashtu 8 për qind të gazeve që dëmtojnë atmosferën kur këto mbetje dekompozohen.

Rritet shitja e automjeteve elektrike dhe hibride në Evropë

Shitja e automjeteve elektrike dhe hibride në tregun e Bashkimit Evropian (BE) u rrit për 25.1% në tremujorin e parë të 2022-ës, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA). Automjetet elektrike hibride përbënin 20.9% të të gjitha shitjeve të veturave për pasagjerë në BE gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, tha ACEA në një deklaratë. Shifra arriti në 563,030 gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Regjistrimet totale të automjeteve me energji elektrike janë rritur gjithashtu në periudhën janar-mars. Automjetet elektrike me bateri pothuajse dyfishuan pjesën e tyre të tregut në bazë vjetore, duke përbërë 10% të shitjeve totale të veturave të pasagjerëve me 224,145 njësi. Ndërsa ato hibridet përbëjnë 8.9% të tregut të veturave në BE.

Kompania e biznismenit shqiptar prezanton modelin e ri të veturës elektrike

Kompania “Next e.GO Mobile” e familjes së biznesmenit nga Tetova, Lazim Destanit ka promovuar dje në Berlin veturën e parë elektrike të markës ‘e.GO’. Në ceremoninë promovuese, krahas shumë figurave e artistëve të shquar, prezent ishte edhe njëri nga yjet e futbollit botëror, braziliani Neymar. “Next e.GO Mobile” është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipërmarrësish që operojnë nën ombrellën e ‘nd Group’ me seli në Holandë, themeluar nga Nazif Destani. Ecolog International është gjithashtu pjesë e këtij grupi dhe përbën shtyllën kryesore të tij. Kjo sipërmarrje për prodhimin e veturave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe tashmë, për një kohë të shkurtër, doli kontingjenti i parë i veturave. Sipas projektit, në fazën fillestare është parashikuar prodhim vjetor prej 30.000 automjetesh.

A mundet mbjellja e pemëve të parandalojë shkretëtirëzimin në Jordani?

Jordania është një nga vendet më të pakta të ujit në botë, me më pak se 100 m3 ujë të disponueshëm për person. Për ta vënë këtë në kontekst, OKB-ja e përkufizon mungesën e ujit si çdo gjë nën pragun prej 500 m3 për person, një hendek marramendës që sa vjen e rritet. Rritja e temperaturave, reduktimi i reshjeve dhe vegjetacioni i kufizuar janë pas mungesës. Një popullsi në rritje me shpejtësi po i shtyn gjithashtu në kufi burimet e disponueshme ujore të vendit. Përpjekjet për të rivendosur tokën dikur pjellore deri më tani kanë qenë të kota. Por në rajonin e djegur nga dielli, Badia, një grup femrash ambientaliste po ndjekin mënyra të reja për të shmangur dëmet e mëtejshme. "Jordania është kryesisht tokë e thatë dhe gjysmë e thatë", thotë Maha Mousa, drejtore e Nismës Ujëmbledhëse dhe Zhvillimit (WADI), një OJQ që fokusohet në restaurimin e tokës.

Efektet e ndotjes së ajrit në shëndet

Popullsia e rajonit të Ballkanit Perëndimor e ndër to edhe Kosova është e ekspozuar ndaj përqendrimit të lartë të ndotjes së ajrit krahasuar me vendet tjera në Evropë. Vlerësohet se këto përqendrime janë deri në pesë herë më të lartë se nivelet e udhëzuesve kombëtarë dhe të BE-së. Energjia, industria, transporti, bujqësia, mbeturinat dhe konsumi i lëndëve djegëse të ngurta së bashku me kushtet e pafavorshme meteorologjike për shpërndarjen e ndotësve të emetuar në ajrin e mjedisit, veçanti gjatë stinëve vjeshtë-dimë, dhe krijimet e shpeshta të smogut në ketë periudhë, janë identifikuar si faktorët kryesorë të ndotjes së ajrit në mjedisin e Kosovës. Më pak se 23% e popullsisë së Kosovës e perceptojnë cilësinë e ajrit të mjedisit si të dobët dhe kjo është shumë më e lartë në mesin e popullatës së aglomeracionit të Prishtinës, veçanërisht Obiliqit, për shkak të afërsisë me termocentralet dhe jetës urbane.

Përdorimi i pajisjeve inteligjente në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Pajisjet inteligjente kanë një rol për të luajtur në lëvizjen nga energjia e pistë në të pastër, sipas një raporti klimatik të publikuar këtë javë. Njerëzit kanë nevojë për mjete që i ndihmojnë të kuptojnë më mirë se nga vjen energjia e tyre, të shohin se sa shumë po përdorin dhe të krijojnë një rrjet energjie më elastik. "Teknologjitë dixhitale mund të kontribuojnë" në luftën për të ndaluar ndryshimet klimatike, thuhet në raportin e publikuar nga Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Ky kontribut mund të përfshijë pajisje inteligjente që i bëjnë shtëpitë më efikase ndaj energjisë ose panele diellore në çati që punojnë së bashku si "centrale virtuale". Këto teknologji kanë fuqinë për të ulur emetimet e gazrave serrë dhe për të transformuar rrjetin elektrik.

Degradimi i pyjeve në Kosovë dhe mundësitë e shfrytëzim të drejtë të tyre

Nga Valdet Teneqja, Doktor i Shkencave të Kimisë, Udhëheqës i Sektorit të mjedisit në Organizatën për Mbrojtjen e Mjedisit “Gjethi”

Duke marrë parasysh rrethanat të cilat e karakterizojnë zhvillimin e shoqërisë kosovare, në veçanti zhvillimin ekonomik, si në të kaluarën por edhe tani, mbrojtja e mjedisit me theks të veçantë mbrojtja e pyjeve mbetet çështje e neglizhuar dhe në të shumtën e rasteve e nënshtruar ndaj interesave të ngushta biznesore që fatkeqësisht ka rezultuar që ato të mbesin më tepër objekt degradimi.  Ky shkrim i imi në kuadër të Sektorit për Mbrojtjen e Tokës, Ujit dhe Ajrit të Organizatës OMM “GJETHI”, ka për qëllim që tani, në rrethanat e reja të krijuara, mbrojtja e mjedisit në Kosovë të filloj të formësohet në një koncept të mirëfilltë dhe afatgjatë zhvillimor.

Cilat janë pesë vendet që do t’i zhvendosin kryeqytetet e tyre për shkak të natyrës, klimës dhe rritjes së popullsisë?

Koreja e Jugut, Indonezia, Egjipti, Ishulli Montserrat dhe Guineja Ekuatoriale, popullsia totale e të cilëve arrin deri në 430 milionë banorë, konsiderojnë vendimin për të zhvendosur kryeqytetet e tyre jo për shkaqe politike ose ushtarake, por për shkak të kushteve të rritjes së popullsisë, klimës dhe të natyrës. Sipas informacioneve të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), vetëm kryeqyteti i Ishullit Montserrat nga 5 vendet e përmendura është një qytet fantazmë sot, ndërsa kryeqytetet e 4 shteteve tjera janë vendbanim i një pjese të konsiderueshme të popullsisë së vendit. Në të kaluarën e afërm shumë shtete si Kazakistani, Pakistani, Brazili, Malajzia, Nigeria dhe Mianmari ndryshuan kryeqytetet e tyre pas zhvillimeve politike.

Zhurma: Kërcënimi i padukshëm i shëndetit dhe ndotës i mjedisit

Muzika e zhurmshme nga një festë mund ta kthejë natën në ditë për disa njerëz, ndërsa të tjerët i lë në gjumë të qetë në shtrat. Por mbi një prag të caktuar, askush nuk mund ta durojë. Zhurma e trafikut rrugor, zhurma e një treni që kalon, zhurma e klientëve që pinë në lokalin poshtë ose gjëmimi i një avioni që ngrihet, tingëllon sikur stresojnë trupin. Bota po bëhet më e zhurmshme dhe rritja e ndotjes akustike po dëmton njerëzit, kafshët dhe madje edhe bimët. Është një trend që mund të dëgjohet kudo nga qytetet e mëdha deri në skajët e largët të natyrës. Vetëm në Evropë, më shumë se 1 në 5 persona janë të ekspozuar ndaj zhurmës së të rrugëve për të dëmtuar shëndetin e tyre. Zhurma e tepërt mund të çojë në sëmundje metabolike, presion të lartë të gjakut, diabet dhe madje edhe sulme në zemër. Rreth 48,000 raste të sëmundjeve të zemrës dhe 12,000 vdekje të parakohshme në vit i atribuohen ekspozimit të vazhdueshëm ndaj niveleve të larta të zhurmës.

Mini Cooper prezanton biçikletën elektrike me teknologji të re

Kompania që prezantoi në botë Mini Cooper -in legjendar po hyn me guxim në tregun e makinave elektrike me dy rrota. Cooper Bikes, një divizion i prodhuesit britanik të makinave, ka lansuar katër modele, të pajisura me një sistem motorik Zehus Gen2 dhe teknologjinë KERS. Makinat e Formula 1 përdorin këtë teknologji për të ngarkuar bateritë – duke mbledhur energjinë e gjeneruar nga frenimi, transmeton Express. Makinat me dy rrota Cooper punojnë në mënyrë të ngjashme, ndërsa bateritë mbushën kur frenoni ose kur ktheni pedalet mbrapa.

Inxhinierët krijojnë një enzimë që shkatërron mbetjet plastike për disa orë

Siç e keni vënë re pa dyshim, ka një sasi shqetësuese të ndotjes plastike dhe shkencëtarët po punojnë shumë për të gjetur mënyra për të përdorur plastikën pa shkaktuar kaq shumë dëme afatgjata në mjedisin përreth nesh. Një studim i ri përshkruan përdorimin e një varianti enzime të krijuar posaçërisht që redukton shumë kohën që duhet për të zbërthyer përbërësit e plastikës. Ne mund të përdorim edhe variantin e enzimës për të pastruar vendet e kontaminuara nga ndotja plastike, thotë ekipi që e zhvilloi atë. Në teste, produktet e bëra nga polimeri polietileni tereftalat (PET) u zbërthyen në një javë, në disa raste, 24 orë, këto janë produkte që mund të duhen shekuj për t'u degraduar siç duhet në kushte natyrore. "Mundësitë janë të pafundme në të gjithë industritë për të shfrytëzuar këtë proces riciklimi të avancuar", thotë inxhinieri kimik Hal Alper nga Universiteti i Teksasit në Austin. "Përtej industrisë së dukshme të menaxhimit të mbetjeve, kjo gjithashtu u ofron korporatave nga çdo sektor mundësinë për të marrë drejtimin në riciklimin e produkteve të tyre."

A mund të jetë oqeani e ardhmja e ruajtjes së energjisë?

Nuk ka dyshim se energjia e erës dhe diellit do të kishte pushtuar botën deri më tani nëse nuk do të ishte për problemin e ndërprerjeve. Burimet e energjisë ofrojnë alternativa të energjisë së pastër që janë të mira për mjedisin. Kjo na çon në pyetjen: çfarë mund të bëhet me ruajtjen? Ekziston opsioni i baterive litium-jon, por është i kushtueshëm. Kostoja e ruajtjes e niveluar me litium-jon është aktualisht 131 deri në 232 dollarë MWh. Pra, studiuesit kanë filluar të kërkojnë përdorimin e oqeaneve të botës si një zgjidhje potenciale për ruajtjen e energjisë. Matt Ferrell eksploron teknologjitë e shumta për të trajtuar këtë qëllim inovativ dhe se si funksionojnë ato.

Përdorimi i dronëve për mbjellen e pemëve po ndihmon në luftimin e shpyllëzimit

Një start-up australian po përdor një flotë ‘oktokopterësh’ shumë të avancuar, AirSeed Technology i cili po lufton shpyllëzimin duke kombinuar Inteligjencën Artificiale me farat e projektuara posaçërisht të cilat mund të hidhen në tokë nga lart në qiell. “Secili nga dronët tanë mund të mbjellë mbi 40,000 bishtaja farë në ditë dhe ata fluturojnë në mënyrë autonome”, thotë Andrew Walker, CEO dhe bashkëthemelues i AirSeed Technologies. “Në krahasim me metodologjitë tradicionale, kjo është 25 herë më e shpejtë, por edhe 80 për qind më e lirë.” Përpara nisjes, çdo dron ngarkohet me bishtaja farash të zgjedhura posaçërisht të pajtueshme me habitatin e mëposhtëm. Këto bishtaja prodhohen duke përdorur biomasë të mbeturinave, duke siguruar një shtresë të pasur me karbon që mbron farat nga zogjtë, insektet dhe brejtësit.

Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës nga ndezja e gomave dhe ndikimet në shëndet

Nga Valdet Teneqja, Doktor i Shkencave të Kimisë, Udhëheqës i Sektorit të mjedisit në Organizatën për Mbrojtjen e Mjedisit “Gjethi”

Me themelimin e Organizatës për Mbrojtjen e Mjedisit “Gjethi”,  si dhe funksionalizimin e sektorëve përgjegjës, çështja e mbrojtjes së mjedisit është ngritur në mënyrë të vazhdueshme përmes aktiviteteve konkrete dhe duke u ballafaquar direkt me problematikat që rezultojnë me ndotje. Prandaj duke qenë të vetëdijshëm lidhur me problematikat jo të vogla në vendin tonë, ne kemi marrë përsipër trajtimin e këtyre dukurive në mënyrë shumë serioze. Njëra ndër dukuritë brengosëse, është edhe ndezja e gomave, dukuri kjo mjaft e shprehur në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maj. Edhe përkundër ekzistimit të Ligjit për mbrojtjen e ajrit “Ligji nr. 03/l-160 Për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja”, i cili ndalon rreptësisht djegien e gomave, si dhe ndëshkimeve me ligj, ku çdo person dënohet nëse kryen një veprim të tillë, prapë se prapë kjo praktikë po përsëritet. Ne si sektor mbi mbrojtjen e Ajrit, Ujit dhe Tokës jemi munduar që përmes këtij shkrimi të pasqyrojmë një koncept të qartë të kërkesave tona që kanë të bëjnë me mbrotjen e këtyre resurseve natyrore.

Kosova dhe Unioni Arab me bashkëpunim e rekomandime për ndryshimet klimatike

Konferenca Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”, ka përfunduar me deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe Unionit Arab, rekomandime, si dhe iniciativën për “Ambasadorë të Natyrës”. Konferenca dy ditore u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis me seli në Kajro të Egjiptit. Zëvendësministre e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha tha se janë duke punuar në ligjin për ndryshimet klimatike dhe strategjinë për dekarbonizim, të cilat do të përfundojnë deri në fund të këtij viti, si dhe po angazhohen në planin e veprimit për ndryshimet klimatike.

Ndryshimet Klimatike po ndikojnë negativisht në sektorin e proshimit të energjisë në Shqipëri

Ndryshimet klimatike kanë një ndikim të madh në drejtim të prodhimit të energjisë në Shqipëri, për shkak se mbi 99% e energjisë prodhohet nga burimet hidrike”. Ekspertët e mjedisit thonë se pamundësia e parashikimit të regjimit të reshjeve duhet të orientojë qeverinë që të marrë vendime ku të adresohet fakti që ne kemi energji të pastër, por jo të qëndrueshme. Po ashtu, sipas Gjokës në vitet në vijim sektori do të bëhet edhe më vulnerabël. Eksperti e vë theksin te diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë, por duke u fokusuar te energjitë e rinovueshme, duke u kthyer në faktor të ndryshimeve klimatike.

Fasulet e zeza të konservuara të shëndetshëme dhe me vlera ushqyese

Shumica e shmangin atë, sepse dyshojnë në vlerën e tij ushqyese, por procesi i konservimit ka më pak ndikim në ushqim sesa mendoni Një studim i botuar në revistën “Nutrients” ka zbuluar se njerëzit që hanin shumë ushqime të konservuara kishin një konsum më të lartë të 17 lëndëve ushqyese thelbësore në krahasim me ata që hanin më pak. Për sa i përket shijes, produktet si misri i konservuar dhe pjeshkat në fakt mund të kenë një shije më të freskët se opsionet e ofruara jashtë sezonit për këto ushqime, shkruan Eating Well, përcjell Telegrafi. Jo të gjitha ushqimet e konservuara janë ushqime të përpunuara. Me një jetëgjatësi në dukje të pafundme, ushqimi i konservuar mund të nxisë kreativitetin në kuzhinë. Përgatitni hapësin e kënaçes sepse më poshtë ju zbulojmë ushqimin e konservuar që duhet të keni gjithmonë në kuzhinë. 

Perspektiva industriale e Kosovës e bazuar në burimet e recikluara

Nga: Valdet Teneqja, Doktor i Shkencave të Kimisë

Në kohën në të cilën jetojmë është shumë vështirë të vlerësohet se cila është sinteza e arsyeshme dhe cila jo, prandaj jam menduar dhe rezervuar kohë të gjatë, se a i`a vlen të shpreh mendimet dhe idetë lidhur me perspektivën industriale dhe në përgjithësi përspektivën ekonomike të Kosovës dhe në veqanti të komunës sime. Duke u nisur nga fakti shqetësues se eksodi i ikjes së rinisë nuk ka të ndalur atëherë e pashë më se të nevojshme që të filloj dhe të vë në pah elementet, përkatësisht burimet, të mirat, pasuritë dhe shumë e shumë opcione të cilat ekzistojnë dhe i kemi, e të cilat fatkeqësisht nuk po arrijmë t`i materializojm ose kapitalizojmë.

Alfabeti i luleve apo kuptimi i simbolikës së luleve

Lulet nuk përdoren vetëm për qëllime estetike. Ato gjithashtu kanë një rëndësi simbolike dhe përdoren për të përcjellë ndjenja dhe emocione të ndryshme.  Lulet janë pjesë përbërëse e ngjarjeve si dasmat, ditëlindjet, ceremonitë fetare dhe madje edhe funeralet. Shkrimtarët, poetët, artistët dhe dramaturgët kanë zgjedhur prej shekujsh të përcjellin idetë e tyre dhe të ilustrojnë imazhet me ndihmën e simboleve me lule. Një simbolikë e tillë ka qenë gjithashtu në thelb të feve dhe kulturave të ndryshme në mbarë botën, duke i dhënë kuptim termit "të flasesh me lule".

Tuesday, May 3, 2022

I nxehti ekstrem ka kapluar Indinë: Thahen lumenjtë, mungon uji i pijshëm

Miliona njerëz që jetojnë në Indi kanë vuajtur së fundmi nga një nxehtësi e paprecedent. Temperaturat janë ngjitur mbi 40 gradë Celsius dhe njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe të pinë ujë. Në 2015-n, i nxehti ekstrem mori 3.500 jetë njerëzish. “Është shumë vapë, bimët po thahen dhe nuk kemi ujë. Edhe kur i spërkasim ato thahen sërish. Është shumë e vështirë”, thotë një burrë. Meteorologët thonë se moti përvëlues po prek sezonin e korrjeve, që këtë vit ka nisur më herët. “Për shkak të të nxehtit, të mbjellat janë dëmtuar dhe uji i pijshëm mungon. Gjithashtu, temperaturat e larta kanë përgjysmuar rendimentin”, shprehet një tjetër.

Joseph Dio Guardi i shkruan letër UNESCO-s: Shpëtoni Butrintin!

“Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit si “investitor strategjik” do të marrë de facto në dorë menaxhimin dhe kontrollin e Vendit të Trashëgimisë Botërore të Butrintit, në kundërshtim me modelin dhe parimet e Konventës së UNSECO-s, si dhe me praktikat më të mira të zbatuara në mbarë botën” Përpos reagimeve të ekspertëve shqiptare të fushes së trashègimisë kulturore dhe opozitës për dhënien e Parkut të Butrintit një fondacioni privat për menaxhimin e tij për 10 vite, regime vijnë edhe nga ndërkombetaret. Ish-kongresmeni amerikan, Joseph J. DioGuardi, drejtues i organizatës “Truth in Government” dhe Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i ka dërguar nje letër Dr. Lazare Eloundou Assomo, drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Botërore UNESCO për mënyrën e re të menaxhimit të Butrintit. Në letrën e tij bëhet thirrje për ta shpetuar Butrintin, pasi sipas tij është shkelur Konventa e Trashëgimisë Botërore e vitit 1972. Letra mban datën 8 Prill 2022 dhe titullin “Statusi potencialisht i rrezikuar i Sitit të Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipëri”.

Fenomeni natyror në fshatin Dinoshë bëhet lajm në mediat botërore!

Për disa ditë çdo vit, në një livadh në fshatin Dinoshë në Mal të Zi, fshat ky i banuar me shqiptarë mund të shihet uji që buron nga trungu i një mani 100-vjeçar. Fenomeni natyror në fshatin Dinoshë është një pamje spektakolare dhe e pazakontë për ata që kanë fatin ta dëshmojnë atë. Ky fenomen natyrorë është bërë lajm edhe në mediat botërore. Banorët e fshatit nuk kanë ndonjë shpjegim specifik se pse ndodh ky fenomen, por sipas tyre është një pamje e mahnitshme e cila e shndërron pjesën rreth trungut në një liqe të vogël.

Çfarë vendi kishte Dhia e Egër në traditën shqiptare

Vetë shkathtësia e saj, tiparet e saj interesante që e dallojnë atë nga kafshët e tjera, me sa duket, kanë bërë që te kjo të ruhen atribute kulti. Kulti i Dhive të egra është ruajtur në Malësinë e Shqipërisë së Veriur, po kështu dhe në rreth të Tomorrit, në Malësinë e Labërisë e vende të tjera. Gjahtarët shpeshherë jo me qejf  të madh i vrisnin dhitë e egra, vetëm sepse një traditë e lashtë i mbante këto për kafshë “të shenjta”. Gjahtarët para se të dilnin për gjah në vendet ku kishte dhi të egra, kryenin një seri ceremonish dhe laheshin, fakt që na e vë në dukje Nopça, (F.Nopça, vep. cit. f. 40). Kjo bëhej për të lehtësuar në një farë mënyre mëkatin që mund të bënin duke vrarë dhi të egra.

Pasojat e ngrohjes globale: Migrimi i kafshëve do përhapë viruse që s’i kemi njohur më parë!

Për shkak të ngrohjes globale, shkencëtarët parashikojnë lëvizje të mëdha migratore të kafshëve dhe shpendëve. Kjo do të sjellë edhe takime mes kafshëve që nuk kanë rastisur ndonjëherë me njëra-tjetrën thonë shkencëtarët. Ajo që është e rrezikshme në këtë rast ka të bëjë me përhapjen e viruseve që s’i ka parë ndonjëherë më parë njerëzimi. Shkencëtarët janë përditë e më të shqetësuar për ndryshimet që sjell në zinxhirin e jetës në Tokë ngrohja globale. Përkundrejt uraganeve, tërmeteve, përmbytjeve dhe thatësirave, së fundmi, një studim i ri ka paralajmëruar se ndryshimi i klimës mund të shkaktojë përhapjen e mijëra viruseve midis gjitarëve, përfshirë midis njerëzve dhe kafshëve, deri në vitin 2070.

Çfarë dëmi mjedisor mund të sjell heqja e ndalesës për importin e veturave të vjetra?

Nga: Afrim Berisha, PhD i Shkencave të Mjedisit

Këtyre ditëve nga mediat jemi informuar për riaktivizimin e iniciativës për ndryshimin e ligjit për automjete (Ligji Nr. 05/L-132), përkatësisht ndryshimin e nenit 44 të këtij ligji që rregullon kushtet e importit të mjeteve rrugore. Ky nen ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vjet, dhe veturave që nuk e plotësojnë standardin Euro 4.  Pa dashur të analizojë aspektet ekonomike dhe sociale që ndërlidhen me këtë iniciativë, përmes këtij shkrimi do të mundohem të vë në pah dëmet mjedisore që mund të sjellë ndalesa e heqjes së kufizimit për importin e veturave të vjetra në Kosovë. Por le ti marrim me radhë disa aspekte që ndërlidhen me ketë iniciativë dhe që kanë të bëjnë kryesisht me kontributin e automjeteve në ndotjen e mjedisit, moshën mesatare të automjeteve në Kosovë, dëmin mjedisor që sjellë heqja e kufizimit të importit për veturat e vjetra, masat që po ndërmerrë BE për reduktimin e shkarkimeve nga automjetet dhe çfarë mund të bejë Kosova që të ulë ndotjen e mjedisit nga automjetet.  

Sunday, May 1, 2022

Njihuni me frutin që do të shpëtojë botën nga uria

Një frut ekzotik që ka shijen e mishit të derrit mund të jetë zgjidhja për të gjithë njerëzit nëpër botë që vuajnë nga uria. Artocarpus heterophyllus rritet vetëm në jug dhe juglindje të Azisë dhe peshon nga 4.5 deri në 45 kg. Përmban qindra fara që janë të pasura me kalcium, proteina, hekur dhe potas. Mjafton një frut i vetëm për të ushqyer në një vakt një familje të tërë. Studiuesit mendojnë se një frut i tillë mund të zëvendësojë grurin dhe misrin, që po kërcënohen nga ndryshimet klimaterike. Fruti është shumë i përdorur në Bangladesh, por në Britani po bëhet përpjekje që të futet nëpër markete.

Përfitimet shëndetësore nga uji i detit

Deti është një kurë e vërtetë për më shumë se 16 sëmundje. Sjell përfitime dhe lehtësime në rrugët e frymëmarrjes si: Alergjitë respiratore, Sinusis,  Astmën,  Rikuperimin nga ftohjet dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes. Ndihmon nw Problemet e shkaktuara nga pi rja e duhanit dhe ndikimet nga agjentët kimikë. Gjithashtu përmirëson dëmtimet dhe dhimbjet e kockave si: Zhvendosjet, Shtrembërimet, Thyerjet,  Artrozën,  Dhimbjet, Osteoporozën, Spondilozën dhe Sëmundjet reumatike. Deti, zvogëlohen edhe alergjitë e lëkurës si:Psoriasis, Ekzemën, Pezmatimin e lëkurës, Puçrrat në fytyrës.  Falë detit, përmirësohen edhe gjendja sa I pwrket sëmundjeve tw anemisë, sëmundjeve gjinekologjike, hipotiroidizmit dhe limfatizmit. Vlen të theksohet se deti gjithashtu ndihmon edhe  kundër depresionit.

Banka Botërore paralajmëron katastrofë njerëzore nga kriza ushqimore

Bota po përballet me një katastrofë njerëzore nga kriza ushqimore e shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, deklaroi presidenti i Bankës Botërore, David Malpass. Gjatë një interviste për “BBC”, ai tha se nëse kriza vazhdon, rritjet rekord të çmimeve të ushqimeve do të shtynin qindra milionë njerëz në varfëri dhe në mungesa ushqimore. Banka Botërore llogarit se mund të ketë një rritje të madhe prej 37% në çmimet e ushqimeve. Kjo do të godiste më shumë të varfërit, të cilët do të hanë më pak dhe do të kenë më pak para për çdo gjë tjetër, siç është shkollimi.

“Energjia me erë është potenciali më i rëndësishëm ekonomik që duhet ta shfrytëzojë Kosova”

Intervistë e gazetares Mirjeta SHABANI nga Buletinit Ekonomik me Besfort Kosova, nga Balkan Green Foundation – Hulumtues dhe menaxher i projektit “Kapërcimi i Gjelbër – Drejt ekonomive vendore nëpërmjet investimeve inteligjente”

“Energjia me erë është potenciali më i rëndësishëm ekonomik dhe me rolin më të madh prodhues dhe eksportues për situatën aktuale të Kosovës”, vlerëson Besfort Kosova nga Ballkan Green Foundation. Sipas tij, në këtë kohë krize energjetike për Kosovën, nuk duhet të nënvlerësohet as energjia nga dielli. Hulumtuesi nga ‘Ballkan Green Foundation’ thotë se energjia nga era e ka potencialin e prodhimit më të madh sesa çdo burim tjetër energjetik i rinovueshëm, për faktin se nuk është edhe aq i varur nga stinët dhe nga variacionet ditë-natë, siç janë në këtë rast panelet solare. Kurse, thëngjillin e ‘bollshëm’ të Kosovës, Besfort Kosova e sheh si jo-efiçientë, me dëme të konsiderueshme mjedisore e kosto të mëdha shëndetësore. Besfort Kosova nga ‘Ballkan Green Foundation’, njohës i mirë i fushës energjetike, në një intervistë të gjatë për Buletinin Ekonomik ka shpalosur disa prej mundësive reale që mund t’i shfrytëzojë Kosova në këtë situatë kritike që ndodhet shkaku i krizës energjetike në botë.

National Geographic shkruan për bukuritë natyrore të Kosovës

Versioni elektronik i revistës National Geographic, i ka kushtuar një arktikull bukurive të natyrës së Kosovës e ku në fokus janë bukuritë e nëntokës, përktësishtë shpellat e Kosovës. Shkrimi trajton në mënyrë të detjuar bukuritë e Shpellës "Bukuroshja e Fjetur" në Grykën e Radavcit, duke bërë një përshkrim të detajuar, të lokacionit, përbërjes gjeologjike faunës, vlerave turistike  dhe aspekteve arkeologjike të këtij monumenti të natyrës. Shkrimi i National Geographic, shkruan edhe për Shpellën Gryka e Madhe në Grykën e Rugovës, për Kanionin e Rugovës, për Kanionin në Grykën e Radavcit, si dhe për bukuri tjera natyrore që shtrihen ne territorin e Pakut Kombëtarë "Bjeshkët e Nemuna".

Ohri gati për listën e pasurive botërore të UNESCO-s

Në qershorin e vitit që vjen, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të paraqesin në UNESCO dosjen me hapat e ndërmarrë për përmbushjen e rekomandimeve për të mos humbur statusin që e përfshin rajonin e Ohrit në listën e pasurive botërore. Kur mbetet edhe gati 1 vit afat për përmbushjen e 32 rekomandimeve të UNESCO- s për menaxhimin dhe mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, po ndërmerren hapa për bashkëpunimin në nivel ministror nga Komiteti i Menaxhimit. Për disa vite me radhë përgjegjësia ishte lënë mbi bashkitë pavarësisht se në listën me 32 rekomandime ka problematika që kërkojnë zgjidhje nga nivelet më të larta.

Ndryshimet klimatike mund të dëmtojnë 4% të PBB në nivel global deri në 2050

Ndryshimi i klimës mund të dëmtojë rreth 4% të prodhimit vjetor ekonomik global deri në vitin 2050, si dhe të godasë në mënyrë disproporcionale shumë vende të varfra të botës, sipas rezultateve të një studimi të ri që përfshiu 135 vende. Firma S&P Global, e cila bën vlerësime të kreditit për ҫdo vend bazuar te situatën aktuale ekonomive të tyre, publikoi një raport të martën që shqyrtonte ndikimin e mundshëm të rritjes së nivelit të detit dhe të valëve më të shpeshta të të nxehtit, të thatësirave dhe të stuhive. Në një skenar bazë ku qeveritë i shmangen politikave të reja të ndryshimeve klimatike – të njohura si ‘RCP 4.5’ nga shkencëtarët – vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta ka të ngjarë të kenë një humbje mesatare të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) rreth 3.6 herë më të lartë sesa vendet më të pasura.

Numri i automjeteve elektrike pritet të arrijë në 145 milion deri në vitin 2030

Numri i makinave elektrike, furgonëve, kamionëve dhe autobusëve në rrugët e botës do të rritet nga 11 milion automjete në 145 milion deri në fund të dekadës, gjë që mund të zhdukë kërkesën për miliona fuçi naftë çdo ditë. Një raport nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka zbuluar se mund të ketë 230 milion automjete elektrike në të gjithë botën deri në vitin 2030 nëse qeveritë bien dakord të inkurajojnë prodhimin e automjeteve të mjaftueshme me karbon të ulët për të qëndruar brenda caqeve globale të klimës. Raporti i parë global i IEA për automjetet elektrike ka zbuluar se shitjet në tremujorin e parë të vitit 2021 ishin më shumë se 2.5 herë më të larta se në muajt e njëjtë të vitit të kaluar, kur pandemia Covid-19 shkaktoi një varg recesionesh në të gjithë ekonomitë globale.

Strategjia e energjisë 2022-2031, hapë rrugën për dekarbonizimin e Kosovës deri më 2050

Intervistë e gazetares Mirjeta Shabani  nga Buletinit Ekonomik me Sabit Gashin, zëvendësues i drejtorit të Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë

Në një studim të financuar nga Banka Botërore më 2020, vlerësohet se potenciali total i shfrytëzueshëm i energjisë së erës në Kosovë duhet të jetë 1200 MW. Me teknologjitë aktuale, mund të prodhohen brenda një viti 3363.84 GWh energji nga ky burim. Ndërsa, potenciali total i shfrytëzueshëm i energjisë së diellit është vlerësuar të jetë 3600 MW, kurse me teknologjitë aktuale mund të prodhohen maksimalisht: 4730.4 GWh.   “Kosova duhet të orientohet kryesisht në energji diellore dhe në energji të erës si dhe në integrimin efektiv në tregun rajonal të energjisë”, kështu është projektuar në politikat e Strategjisë së energjisë nga Ministria e Ekonomisë deri në vitin 2031. Ndërkaq, thëngjilli duhet të eksplorohet edhe në disa aspekte tjera të shfrytëzimit, nëpërmjet teknologjive të thëngjillit të pastër, vlerëson Sabit Gashi, zëvendësues i drejtorit të Departamentit të Energjisë brenda Ministrisë së Ekonomisë, në një intervistë më të gjatë për Buletini Ekonomik.

Shkenca thotë se ecja ka një efekt të dobishëm në tru

Këmbimi i aktiviteteve është i shëndetshëm për qelizat e trurit, shpjegojnë ata. Mund të mos ju ketë ndodhur deri më tani, por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne mendojmë shumë më mirë dhe marrim vendime më të mira gjatë ecjes. Natyrisht, shkaku është në multitasking, që është një gjë krejtësisht normale për një person, madje ka një efekt të dobishëm në shëndetin e trurit. Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se në kushtet kur truri duhet të bëjë në të njëjtën kohë lëvizje trupore gjatë ecjes dhe të kryejë detyra komplekse intelektuale, të dyja detyrat zgjidhen më mirë se një nga një.