Pemët thithin karbonin nga atmosfera, janë shtëpi banimi për jetën e egër dhe madje përmirësojnë mirëqenien tonë mendore. Por a e dini se ato gjithashtu mund të "flasin" me njëra-tjetren dhe të dërgojnë sinjale shqetësuese kur sulmohen?
60,000 specie të ndryshme
Ka rreth 3 trilionë pemë në Tokë, sipas një studimi global të udhëhequr nga studiues të Universitetit Yale. Kjo përfshin mbi 60,000 lloje të njohura të pemëve, më shumë se gjysma e të cilave janë endemike - domethënë qe gjenden vetëm në një vend. Brazili, Kolumbia dhe Indonezia janë shtëpia e më së shumti llojeve të pemëve. Lajmi i keq: sot ka 46% më pak pemë, sesa kishte në fillimin e qytetërimit njerëzor.
Pemët nuk mund të çrrënjosen vetë-vetiu dhe të lëvizin, por qendrat e tyre të popullacioneve mund të zhvendosen me kalimin e kohës si përgjigje të presioneve klimatike. Një studim që analizoj 86 specie pemësh midis 1980 dhe 2015 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbuloi se 73% e tyre lëviznin në drejtim të perëndim, ku reshjet po rriten. Të tjerat u drejtuan drejt poleve, me sa duket për të shpëtuar nga nxehtësia. Mesatarisht, ato lëvizin rreth 16 kilometra (10 milje) në dekadë.
Mbajtja e qyteteve të freskëta
Pemët jo vetëm që na japin hije, por ato gjithashtu mund të zbusin temperaturat ekstreme duke transpiruar - thithin rrezatimin e diellit dhe lëshojnë ujë në ajër përmes gjetheve të tyre. Zonat urbane mund të bëhen "ishuj të nxehtësisë" duke u acaruar gjatë verës. Por një studim i vitit 2019 nga SH.B.A. zbuloi se mbulesa e tendës së pemëve prej 40% ose më shumë, mund të ulë temperaturat e verës në qytete deri në 5 gradë Celsius.
Thithja e ndotësve
Pemët tërheqin CO2 nga atmosfera dhe për këtë arsye janë vendimtare në luftën kundër ndryshimit të klimës. Ata gjithashtu mund të përdorin gjethet e tyre për të filtruar lëndët grimcore dhe gazrat toksike si dioksidi i azotit dhe dioksidi i squfurit nga ajri. Një studim i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se disa lloje pemësh si Betulla pendulla (mështekna), Taxus baccata (tisi) dhe Sambucus nigra (shtogu) mund të zvogëlojnë grimcat e pluhurit deri në 70%, 71% dhe 79%.
Fuqia shëruese
Pemët mund të zvogëlojnë nivelin e stresit dhe të na ndihmojnë të ndjehemi më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Disa studime kanë treguar që kalimi i kohës në natyrë, apo edhe thjesht shikimi i pemëve ose luleve përmes një dritare, mund të ulë presionin e gjakut, të forcojë sistemin imunitar, të përmirësojë gjumin, të zvogëlojë depresionin dhe ankthin, madje dhe të shpejtojë shërimin pas operacionit.
Pemët 'flasin' me njëra-tjetrën
Pyjet kanë sistemet e tyre të komunikimit - pothuajse si një internet nëntokësor - kjo lejon që pemët të shkëmbejnë lëndë ushqyese dhe të dërgojnë paralajmërime për thatësirën ose sëmundjen. Ato bashkëveprojnë përmes rrjeteve të kërpudhave të tokës, të njohura si rrjete mikorizuese. Hulumtimi nga ekologia Suzanne Simard ka treguar që lloji Betula papyrifera, ( foto) dhe Bredhi i balsamit përdorin këtë sistem për të dërguar ujë, karboni dhe lëndë ushqyese tek njëra tjetra.
Dërgimi i sinjaleve në ajër
Pemët mund të mbrohen nëse gjethet e tyre rrezikohen nga ndonjë bimëngrënës i uritur. Në këto raste ato lëshojnë kimikate - përbërje organike të paqëndrueshme - në ajër për të paralajmëruar pemët tjera të të njëjtave specie që ekzistojnë një kërcënim në zonë. Studimet tregojnë se pemët tjera përgjigjen duke rritur prodhimin e tyre të toksinave e cila, në rastin e akacies (foto), i bën gjethet e tyre të hidhura.
Thirrje për ndihmë
Kur rrethohen nga grabitqarët dhe parazitët, disa specie, përfshirë pemët e mollës, bimët e domates, kastravecit dhe fasules, lëshojnë komponime në ajër për të paralajmëruar bimët tjera për sulmin nga grabitqarët. Më të shpeshtë, këta grabitqarë janë insekte. Por një studim evropian tregoi se pemët e infektuara me vemje gjithashtu nxjerrin sinjale kimike për të tërhequr zogj që të konsumojnë ato, sikurse e shihni edhe zogun në foto.
Burimi i informacionit: https://www.dw.com/en/11-surprising-facts-about-trees/g-54203497?fbclid=IwAR27g0Nbr0zO-v0sreqV8UujvODG8wu_GeiU9RElIO66vanpEp9W1vH4zK8
Some stunning facts!
ReplyDelete