Faqja ne facebook e Asociacionit të Skifterit Shqiptarë (Albanian Falconry), ka bërë të ditur se deri më tani përmes fotografëve të faunës së egër dhe adhuruesve të natyrë, në Kosovë janë fotografuar dhe identifikuar 20 lloje të zogjve grabitqarë. "Kjo dëshmon se kemi ekosisteme shumë të pasura me këso lloje të zogjve grabitqarë. Ajo që konkludojmë përmes këtij postimi është fakti se shpendët grabitqarë janë vendosur në vendin e tyre në ekosisteme përkatëse dhe se ata kanë një rol pozitiv në natyrë dhe për këtë ata duhen mbrojtur me çdo mënyrë për të mos u bëre pre e njerëzve të cilët i gjuajnë për arsye të dobëta ose për interesa mbrojtjeje të shpendëve shtëpiakë, apo në rastin më të keq edhe për ti balsamosur dhe për të përfituar nga vrasja e tyre", thuhet mes tjerash në njoftim.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Sunday, September 13, 2020
Zogjtë grabitqarë të faunës së Kosovës
Në informatë është prezantuar edhe lista e 20 llojeve grabitqarë
të identifikuar në Kosovë dhe fotografitë përkatëse për secilin nga ta. Albanian
Falconry, premton që do të vazhdojë punën për identifikimin, fotografimin dhe
promovimin edhe të llojeve të tjera të zogjve grabitqarë.
1-Shqiponja e malit (Aquila chrysaetos)
2-Shqiponja peshkngrënëse (Pandion haliaetus)
3-Shqiponja gjarpërngrënese (Circaetus galicus)
4-Shqipja e fushës (Circus cyaneus)
5-Shqipja e baltinave (Circus pygargus)
6-Shqipja e stepave (Circus macrourus)
7-Shqipja e kënetës (Circus aeruginosus)
8-Shkaba (Gyps fulvus)
9-Huta grenxangrënëse (Pernis apivorus)
10-Huta (Buteo buteo)
11-Huta bishtbardhë (Buteo rafinus)
12- Gjeraqina këmbëshkurtër (Accipiter brevipes)
13-Gjeraqina e shkurtës (Accipiter nisus)
14-Gjeraqina (Accipiter gentilis)
15-Qifti i zi (Milvus migrans)
16-Skifteri këmbëkuq (Falco vespertinus)
17-Skifteri i vogël (Falco columbarius)
18-Skifteri i drurëve (Falco subbuteo)
19-Krahëthati (Falco peregrinus)
20-Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus).
Përndryshe sikur shkruan në profilin e saj në facebook Albanian
Falconry, është një faqe e cila synon të japë informacione rreth sportit të
skifterimit (falkonerisë) për të gjithë shqipfolësit në trevat shqiptare, si
dhe në mbarë botën.
Gjithashtu nëpërmjet informacioneve të larmishme të
mbështetura edhe në fakte shkencore kjo faqe synonë kultivimin e këtij sporti
tek tëapasionuar pas gjuetisë me shpendë
gjuetarë si një risi në fushën e gjuetisë, e cila nuk ndikon negativisht në habitatin, pakësimin apo zhdukjen e specieve, por
kultivon një gjueti të ndershme dhe natyrore siç do të ndodhte natyrshëm
ne mesin e gjallesave në mënyrën të ekuilibruar, çka garanton njëkohësisht
ruajtjen e natyralitetit dhe larminë e faunës në habitatin e tyre që
prej origjinës së krijimit. Kjo faqe ka edhe rol sensibilizues në
informimin dhe dobinë e ekzistencës së shpendëve të egër gjuetarë, si dhe
rolin që ata kanë në ruajtjen e ekuilibrit të zinxhirit ushqimor
në natyrë. Kjo faqe luan edhe rolin këshillues dhe sensibilizues në favor të mbrojtjes së të gjitha llojeve të shpendëve të egër gjuetarë, sepse sporti i
skifterimit bie në kundërshtim me praktikat negative të vrasjes, kapjes, dhe
keqtrajtimit të këtyre shpendëve të çmuar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment