Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati është pranuar ditën e sotme si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vendimi është marrë sot në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas propozimit të akademiku Anastas Angjeli dhe profesori Dhimitër Tole. Kujtojmë se Mira Murati udhëheq punën e produkteve komerciale në ekipin e inxhinierëve të OpenAI, ku më i suksesshëm ka rezultuar ChatGPT. Puna e saj është vlerësuar për inovacionin dhe shndërrimin në lider në fushën e kërkimit të inteligjencës Artificiale.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Sunday, April 28, 2024
Gazetari legjendar i BBC Sir David Attenborough: Ju zbulova botën. Tani shpëtojeni atë!
Prej pothuaj 70 vitesh, David Attenborough është autori, fytyra dhe zëri rrëfyes i disa prej serive më spektakolare mbi natyrën, që janë shfaqur në televizion. Për të qenë më të saktë, zhanri i dokumentarit mbi natyrën ashtu si e njohim sot, ka lindur me të. Në vitin 1953, pas diplommit në shkenca natyrore dhe dy vite shërbim në Royal Navy, ia doli të bindë BBC dhe Kopshtin Zoologjik të Londrës, që të financonin një sipërmarrje të paprecedentë: të filmonin një djalosh natyralisht që bridhte botën, në kërkim të specieve të rralla. Programi pati një sukses të madh. Që atëherë, Attenborough nuk ka pushuar së dokumentuari jetën tokësore, për BBC-në. Sot, në moshën 96 vjeç pasi ka filmuar çdo qoshe të globit (“përveç shkretëtirës së Gobit: asnjë producent nuk do të më dërgonte atje, por do të më pëlqente shumë”), rikthehet me një dokumentar që ka frymëzimin e një testamenti shpirtëror: A life on our Planet, një jetë në planetin tonë (nga 4 tetori në Netflix), është dëshmia e tij e rënies së biodiversitetit.
Sunday, April 21, 2024
Zbulohet motori i protonit që sfidon ligjet e universit dhe i bën veturat të qëndrueshme - ishte parashikuar nga Ajnshtajni
A e dini se çfarë kanë zbuluar? Ky është motori
proton që Ajnshtajni parashikoi dekada më parë dhe që, për herë të parë, ata
kanë arritur të materializohen. Pjesa më e mirë? Ai sfidon edhe ligjet e
fizikës dhe universit dhe do të dekarbonizojë transportin.
Ajnshtajni parashikoi një motor me shkrirje bërthamore: Tani ata sapo e kanë krijuar atë- Shkrirja bërthamore ka qenë prej kohësh një qëllim i kërkuar, por i pakapshëm për shkencën. Ai përfshin bashkimin e bërthamave atomike për të lëshuar energji, i njëjti proces që ndodh në Diell dhe yje të tjerë. Në fakt, është një proces i ngjashëm me atë që pamë dy javë më parë me motorin plazma. Ndryshe nga ndarja bërthamore e përdorur në termocentralet aktuale bërthamore për të cilën, mbani mend, ne jemi shumë kritikë për shkak të mungesës së të qenit një opsion ekologjik ose i rinovueshëm, shkrirja ofron premtimin e një burimi energjie praktikisht të pashtershëm dhe të pastër.
Bill Gates: Këto janë 3 profesionet që nuk do të preken nga Inteligjenca Artificiale
Rritja e sofistikimit të inteligjencës artificiale (IA) parashikohet të transformojë rolin e njerëzve në sektorë të ndryshëm të punës. Megjithatë, Bill Gates, manjati i teknologjisë Microsoft, shprehet optimizëm për të ardhmen. Ai beson se edhe pse IA ka potencialin të prishë rendin e punës, ajo do të bëjë që disa profesione të shkëlqejnë edhe më shumë. Në një podcast, Gates dhe CEO i OpenAI Sam Altman folën për përfitimet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale. Ndërsa foli për ndikimin e inteligjencës artificiale në botën e biznesit, Gates tha se edhe ai mund ta humbasë vendin e punës, ndërsa tregoi tre fushat që do të jenë imune ndaj IA. “Edhe unë mund të humbas punën time. Tre planet më të mira të karrierës për të rinjtë janë energjia alternative, bioshkencat shëndetësore dhe fushat që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale”.
Friday, May 12, 2023
Karl Gega, shqiptari që gjendet i varrosur afër Mozartit, Beethovenit dhe Schubertit
Karl Gega karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo. Gega ishte me prejardhje shqiptare. Eshtrat e Gegës janë të vendosura në varrezat monumentale të njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozartit, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrellit.Carl (Ritter) nga Ghega-Karl Gega Prindërit e Karl Gega-jt ishin me origjinë shqiptare, kjo dëshmohet edhe nga studiuesi dhe albanologu Kanadez Robert Elsie, kur thotë se prindërit e Gegës ishin me prejardhje shqiptare. Edhe dijetarët e tjerë e pranojnë faktin e prejardhjes së Gegës.
Tuesday, May 9, 2023
Ora e Luleve të Linnaeus
Shumë lloje të bimëve të lulëzuara hapin dhe mbyllin lulet e tyre në periudha të caktuara gjatë ditës. Personi i parë që bëri një vëzhgim të regjistruar të këtij fenomeni ishte Androsthenes, një admiral i Aleksandrit të Madh, i cili vuri re se një pemë tropikale Tamarind ngrinte gjethet e tyre gjatë ditës dhe i rrëzonte ato gjatë natës. Në vitin 1729, Jean-Jacques d'Ortous de Mairan, një astronom francez, bëri eksperimentin e parë të vërtetë kronobiologjik në histori, në të cilin ai mori një Mimoza pudica dhe e mbajti nën errësirë të vazhdueshme brenda një dollapi. Pavarësisht mungesës së dritës së diellit, de Mairan ishte i magjepsur të vëzhgonte hapjen dhe mbylljen e përditshme të gjetheve. Çuditërisht, de Mairan nuk arriti të shihte – ndoshta sepse nuk ishte botanist – se kjo ishte e mundur vetëm për shkak të ekzistencës së një ore të brendshme. Në vend të kësaj, përfundimi që ai nxori ishte se bima ishte në gjendje "të ndiente Diellin pa e parë ndonjëherë". Koncepti i orëve të brendshme që drejtojnë lëvizjet ritmike në bimë u zhvillua shumë më vonë.
Monday, May 1, 2023
Miss Tajlanda promovon mbrojtjen e mjedisit. Paraqitet me fustan të punuar me tapa kanaçesh në Miss Universe
Konkursi i Miss Universe filloi me konkursin paraprak dhe një konkurrente tashmë është bërë titull kryesor. Miss Tajlanda Anna Sueangam-iam mahniti turmën me një fustan të bërë pjesët e aluminit të kanaçeve, të cilin e veshi gjatë fustanit të mbrëmjes.
Tani fustani është bërë viral, duke grumbulluar më shumë se 150,000 pëlqime që kur Sueangam-iam ndau një foto në Instagramin e saj.
Ky fustan, i cili u dizenjua nga marka Manirat dhe njihet si “Fustani i Fshehur i Çmuar i Diamantit” – kombinon fletët tërheqëse prej alumini të kanaçeve me kristalet Sëarovski.
Sunday, April 23, 2023
141 vite nga vdekja e babait të Teorisë së Evolucionit, Charles Darwin-it
Charles Darwin (1809-1882) ishte një biolog, gjeolog dhe natyralist anglez, i njohur për dy nga teoritë më me ndikim në botën shkencore; evolucioni dhe procesi i seleksionimit natyror. Në përmbledhje, ai propozoi që të gjitha speciet e qenieve të gjalla të vijnë nga një paraardhës i përbashkët dhe që speciet që përshtaten më mirë me mjedisin janë ato që riprodhohen dhe mbijetojnë. Të dy teoritë u propozuan në Origjina e specieve, botuar në 1859. E njohur si babai i evolucionit, teoria e Darvinit ndihmoi në heqjen e konventave dhe besimeve të vjetra që tregonin se formimi i specieve të ndryshme ishte produkt i një fenomeni të shkaktuar nga një qenie më e lartë (Wood, 2005). Teoria evolucionare e Darvinit i shërbeu shkencës për të dhënë një shpjegim më racional të formimit dhe ekzistencës së specieve të reja. Kjo u shpjegua falë konceptit të përzgjedhjes natyrore, ku disa specie me një paraardhës të përbashkët mund të mbijetojnë vetëm kur përshtaten me mjedisin, edhe kur kushtet e tij ndryshojnë. Ata, variacionet e të cilëve janë të papërfillshëm do të kenë më pak të ngjarë të përshtaten, ndërsa organizmat, variacionet e të cilave u japin atyre një avantazh adaptues dhe riprodhues do të jenë të mbijetuarit.
Monday, May 9, 2022
Kompania e biznismenit shqiptar prezanton modelin e ri të veturës elektrike
Kompania “Next e.GO Mobile” e familjes së biznesmenit nga Tetova, Lazim Destanit ka promovuar dje në Berlin veturën e parë elektrike të markës ‘e.GO’. Në ceremoninë promovuese, krahas shumë figurave e artistëve të shquar, prezent ishte edhe njëri nga yjet e futbollit botëror, braziliani Neymar. “Next e.GO Mobile” është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipërmarrësish që operojnë nën ombrellën e ‘nd Group’ me seli në Holandë, themeluar nga Nazif Destani. Ecolog International është gjithashtu pjesë e këtij grupi dhe përbën shtyllën kryesore të tij. Kjo sipërmarrje për prodhimin e veturave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe tashmë, për një kohë të shkurtër, doli kontingjenti i parë i veturave. Sipas projektit, në fazën fillestare është parashikuar prodhim vjetor prej 30.000 automjetesh.
Tuesday, May 3, 2022
Joseph Dio Guardi i shkruan letër UNESCO-s: Shpëtoni Butrintin!
“Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit si “investitor strategjik” do të marrë de facto në dorë menaxhimin dhe kontrollin e Vendit të Trashëgimisë Botërore të Butrintit, në kundërshtim me modelin dhe parimet e Konventës së UNSECO-s, si dhe me praktikat më të mira të zbatuara në mbarë botën” Përpos reagimeve të ekspertëve shqiptare të fushes së trashègimisë kulturore dhe opozitës për dhënien e Parkut të Butrintit një fondacioni privat për menaxhimin e tij për 10 vite, regime vijnë edhe nga ndërkombetaret. Ish-kongresmeni amerikan, Joseph J. DioGuardi, drejtues i organizatës “Truth in Government” dhe Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i ka dërguar nje letër Dr. Lazare Eloundou Assomo, drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Botërore UNESCO për mënyrën e re të menaxhimit të Butrintit. Në letrën e tij bëhet thirrje për ta shpetuar Butrintin, pasi sipas tij është shkelur Konventa e Trashëgimisë Botërore e vitit 1972. Letra mban datën 8 Prill 2022 dhe titullin “Statusi potencialisht i rrezikuar i Sitit të Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipëri”.
Sunday, April 17, 2022
Bideni dhe Ukraina: Nga kampioni i çështjeve klimatike te rregullatori i çmimeve të naftës
Nga: Derek Brower / Financial Times
Kur në fund të vitit 2020, kompanitë amerikane të karburanteve fosile bënin përpjekje për ta marrë veten nga kriza e naftës e shkaktuar nga pandemia, dy goditje të reja ranë mbi këtë sektor të dëmtuar. Goditja e parë erdhi me lajmet nga Evropa, kur grupi i shërbimeve “Engie” – nën presionin e qeverisë franceze – e anuloi marrëveshjen për ta importuar gazin e lëngshëm natyror amerikan. Autoritetet vlerësuan se, për shkak të emetimeve të gazit serrë – të ndërlidhur me prodhimin e naftës dhe të gazit argjilor – ky gaz është shumë i ndotur. Kështu u mbyll tregu i rëndësishëm i eksportit për lëndët djegëse fosile të ShBA-së. Pastaj, në nëntor, ndodhi zgjedhja e Joe Bidenit, e njeriut që u zotua si kandidat presidencial i “tranzicionit nga nafta”, i përcaktuar të frenojë shpimet e reja për naftën, të miratojë legjislacionin e ri gjithëpërfshirës për klimën dhe ta zhbëjë varësinë e Amerikës nga karburantet fosile. Historia do ta linte prapa naftën dhe gazin amerikan.
Sunday, April 10, 2022
Greta Thunberg do të publikojë ‘Librin e klimës’
Aktivistja e klimës Greta Thunberg ka njoftuar se do publikojë një libër ku do trajtohen krizat mjedisore në botë. Penguin Random House njoftoi të enjten se “Libri i klimës” do të publikohet në tetor në Britani. Libri synon të ndihmojë lexuesit të lidhin pikat midis kërcënimeve për klimën, mjedisin, qëndrueshmërinë dhe popullatat indigjene, ku synohet si një udhëzues për mirëkuptimin dhe aktivizmin. “Shpresoj se ky libër mund të jetë një lloj burimi për të kuptuar këto kriza të ndryshme, të ndërlidhura ngushtë”, u shpreh Greta Thunberg, transmeton euronews.
Saturday, April 9, 2022
Pas 20 vitesh gjenden blloqet e shënimeve të Çarls Darvinit
Saturday, April 2, 2022
Historia e trishtë e Isak Njutonit dhe mesazhi që marrim prej jetës së tij
Isak Njuton mezi i mbijetoi ditës së parë të jetës së tij. I lindur përpara kohe, Isak Njuton ishte tepër i dobët dhe i vogël. Ndërkohë, i ati i tij kishte ndërruar jetë disa ditë përpara se ai të vinte në jetë. Kur Isak Njutoni ishte tre vjeç, e ëma e tij u martua me një burrë, i cili nuk donte t’ia dinte për të. Gjërat në familje u acaruan aq shumë, saqë e ëma e la Isakun në duart e gjyshes së tij, në mënyrë që ajo ta rriste, sepse përndryshe në familjen e tyre do të kishte përherë debate. Isaku u ndje i braktisur dhe i refuzuar nga familja e tij përgjatë gjithë jetës. Ai nisi ta urrente aq shumë njerkun, saqë u përpoq edhe t’i vinte flakën shtëpisë së tij…
Thursday, March 17, 2022
Timmermans: Vendet e BE-së mund të vonojnë largimin e qymyrit për të shmangur gazin rus
Ambientalisti zgjidhet përfaqësuesi special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor
Eksperti i Evropës Lindore i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, bëhet përfaqësuesi special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor. Atë e presin shumë çështje të hapura në rajon. Tani është zyrtare. Politikani i ekologjist i Partisë “Të Gjelbërit” Manuel Sarrazin është përfaqësuesi special i qeverisë federale për Ballkanin Perëndimor që nga 1 marsi i këtij viti. “Veçanërisht në situatën aktuale, stabiliteti dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është prioriteti kryesor strategjik i Gjermanisë”, tha, sipas një deklarate për media, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock të mërkurën (02.03) në Berlin, duke shpjeguar vendimin e qeverisë gjermane për të krijuar një post shtesë për Ballkanin Perëndimor. “Si qeveri federale, ne kemi krijuar postin e të dërguarit të posaçëm në mënyrë që të punojmë së bashku me gjashtë shtetet për t’u ofruar atyre mbështetjen më të mirë të mundshme në proceset e reformave”, vijoi Baerbock.
Saturday, March 12, 2022
Miliarderi që planifikon të rrëzojë industrinë e qymyrit në Australi
Shumica e miliarderëve kanë një reputacion mjaft të keq kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike. Jo Mike Cannon-Brookes, bashkëthemelues i gjigantit të softuerit Atlassian dhe personi i tretë më i pasur në Australi, njihet si një mbështetës i zjarrtë i tranzicionit global drejt energjisë së rinovueshme dhe një kritik mjaft i zëshëm i mungesës së veprimit të vendit të tij. I frustruar me mospërfilljen e shqetësimeve të klimës nga ana e qeverisë, Cannon-Brookes beson se ai mund të bëjë një ndryshim. Vitin e kaluar, ai premtoi 350 milionë dollarë për të financuar organizatat jofitimprurëse që luftojnë ndryshimet klimatike dhe për të investuar në projekte që promovojnë energjinë e pastër.
Pilivesat, insektet elegante të mjediseve ujore
Nga: Ethem Ruka
Ne studentët e biologjisë patëm privilegjn të bënim vazhdimisht praktika në terren për të njohur florën dhe faunën e vendit. Mezi e prisnim këtë rast për të shkuar në Shëngjin, Vlorë ose në përiferi të Tiranës. Shëngjini dhe rrethinat e tij ishin destinacioni më i preferuar sepse ofronin detin, malin dhe lagunat e begata. Aty kishim mundësi të studionim kafshët e tokës e detit. Shpesh dilnim në det të hapur me peshkarexha për të studiuar nga afër atë pjesë të faunës që kish rënë pre e rrjetave të peshkatarëve. Për ne që vinim nga vise larg detit, kërshëria ishte edhe më e madhe. Profesorët që drejtonin ekspeditat tona për botën shtazore ishin të specializuar në fusha të ndryshme. Kështu profesor Lekë Gjiknuri ishte i specializuar për kafshët jovertebrore të detit, Niko Peja për peshqit, Fotaq Lamani për shpendët, Idriz Haxhiu për zvarranikët dhe Kastriot Misja për insektet.
Sunday, January 16, 2022
In memoriam Selvete Hoxha Krasniqi - Mjeke, ekologe humane, profesor universiteti
Karl Gega, fama e shqiptarit që u rendit me Moxartin, Frojdin e Kafkën
Nga Albert Vataj
Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman.
Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu një kolegj për filizofi e matematikë me rezultate të shkëlqyera, në moshën 15 vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës.
Vetëm mbas një viti u diplomua në degën e inxhinierisë. Më 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjeç merr titullin “Doktor në matematikë”.













