Karl Gega karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime
rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës
“Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo. Gega ishte me
prejardhje shqiptare. Eshtrat e Gegës janë të vendosura në varrezat monumentale
të njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozartit, Beethoven-it,
Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrellit.Carl (Ritter) nga
Ghega-Karl Gega Prindërit e Karl Gega-jt ishin me origjinë shqiptare, kjo dëshmohet
edhe nga studiuesi dhe albanologu Kanadez Robert Elsie, kur thotë se prindërit
e Gegës ishin me prejardhje shqiptare. Edhe dijetarët e tjerë e pranojnë faktin
e prejardhjes së Gegës.
Varri monumental i Karl Ritter von Gega, Njihuni me Karl
Gega-jn, shqiptarKarl Gega studioi në Padova, Itali, ku në moshën 17 vjeç
mori titullin Doktor i Shkencave Matematike. Karriera e tij si inxhinier filloi
me ndërtimin e rrugëve dhe ujësjellësit në Venedik. Pastaj ai studioi shkencën
hekurudhore në Angli dhe vende të tjera evropiane.
Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për
pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në
Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në
Angli dhe në shtete të tjera evropiane.
Hekurudha e trenit Semmering
veper nga Karl Gega
Më 22 qershor 1869, Shoqata e Arkitektëve dhe Inxhinierëve Austriak inauguroi
në Semmering, Austri, monumentin kushtuar projektusit dhe ndërtuesit më të
famshëm të hekurudhës malore në botë, i cili hodhi poshtë një prej dogmës
kryesore të shkencës inxhinierike angleze mbi pamundësinë e ndërtimit të
hekurudhave malore; Karl Gega bëri të mundur ngritjen e trenit në një lartësi
të paparë më parë – rreth 1000 metra mbi nivelin e detit.
Në nder të Gega-jt, rruga në qytetin austriak Vilach mban
emrin e tij.
Gega vdiq më 14 mars 1860 në Vienë nga pasojat e tuberkulozit. Ceremonia fetare
u mbajt në Katedralen Kryesore të Vjenës, St Stephen (Stephansdom), dhe trupi u
varros në varrezat Währinger në Vjenë. Në 1887, kur këto varreza u hoqën,
sarkofag me eshtrat e Ghega u vendos në varrezat monumentale të njerëzve më të
shquar të Austrisë, si Mozart, Beethoven, Schubert, Strauss, Brahms dhe Alois
Negrelli.
Burimi: The Natural Albania
No comments:
Post a Comment