Thursday, July 29, 2021

Dita e Tejkalimit të Tokës - A po i mbarojnë tokës resurset?

Qysh në vitet e ’70-ta njeriu ka filluar të konsumojmë më shumë se ç’mund të na ofrojë natyra. Sot me 29 korrik shënohet Dita e “Tejkalimit të Tokës” (Earth Overshoot Day), dita në të cilën popullsia e planetit ka konsumuar të gjitha burimet tokësore të disponueshme për vitin 2021, dhe ka nisur mbi shfrytëzimin e resurseve te planetit. Datën e ka përllogaritur Global Footprint Network (Rrjeti Global i Gjurmës Ekologjike), një organizatë e kërkimeve ndërkombëtare, e cila bënë të ditur se më 29 korrik njerëzimi zyrtarisht ka harxhuar të gjithë sasinë e frutave, perimeve, mishit e peshkut, ujit dhe drurit, që Toka na vë në dispozicion për 365 ditët e këtij viti.


Dita e tejkalimit të tokës, llogaritet dita e vitit kur kemi shkuar në mbitërheqje: “kur kërkesa e njerëzimit për burime dhe shërbime ekologjike në një vit të caktuar tejkalon atë që Toka mund të rigjenerohet. në atë vit. Ne e mbajmë këtë deficit duke likuiduar rezervat e burimeve ekologjike dhe duke grumbulluar mbeturina, kryesisht dioksid karboni në atmosferë”.

Kapaciteti i tokës sipas Rrjeti Global të Gjurmës Ekologjike llogaritet përmes Biokapacitetit që paraqet kapacitetin e Tokës për të rigjeneruar burimet natyrore të rinovueshme në atë vit dhe Gjurmës Ekologjike që paraqet konsumin total vjetor të njerëzimit.

Gjurma Ekologjike e secilit qytet, shtet ose komb mund të krahasohet me biokapacitetin e tij. Nëse kërkesa e një popullate për resurse ekologjike tejkalon furnizimin, ai rajon ka një deficit ekologjik. Një rajon me deficit ekologjik plotëson kërkesën duke importuar, likuiduar pasuritë e veta ekologjike (siç është mbipeshkimi), dhe / ose lëshon dioksid karboni në atmosferë.

Sipas studiuesve, për të plotësuar kërkesat aktuale me resurse natyrore, do të duheshin 1.7 planete Tokë. Një "zakon" i keq që ne kemi thuajse 50 vjet që çojmë përpara, që kur kemi nisur të konsumojmë më shumë nga sa janë në gjendje sistemet natyrore të rigjenerojnë dhe të lëshojmë më shumë dioksid karboni nga sa oqeanet dhe pyjet mund të thithin.

Duhet saktësuar që jo të gjithë njerëzit shfrytëzohnë resurset ne të njëjtin intensitet. Nëse e gjithë popullsia globale do të jetonte si banorët e SHBA, do të duheshin 5 planete Tokë për të përmbushur kërkesat; 4.1 nëse do jetonim si australianët, 3.5 si koreanojugorët, 3.3 si rusët, 3 si gjermanët, 2.6 si italianët e kështu me radhë. 86% e banorëve të botës jetojnë në vende që i kanë një ‘detyrim ekologjik’ Tokës. Nga ana e kundërt, shohim shtete si India që ndalojnë në 0.7%. Nëse të gjithë do të shfrytëzonin planetin si ata, resurset natyrore do të ishin mëse të mjaftueshme.

No comments:

Post a Comment