Planeti ynë ka shumë mrekulli natyrore. Disa prej tyre i kemi para syve, ndërsa të tjerat fshihen nën tokë. Nga Zelanda në Malejzi, nga Rusia në Meksikë, apo nga Suedia në Kanada, secila më e bukur se tjetra. Miniera të kripës, qytete nëntokësore, shpella apo humnera, shikoni listën e këtyre xhevahirëve të paimagjinueshëm nëntokësorë, që ofrojnë një përvojë të paharruar. Kushedi, ndoshta një ditë do të keni mundësinë të vizitoni ndonjërën nga to nga afër.
10. Miniera
e kripës Wieliczka, Wieliczka, Poloni
Kjo minierë
e kripës daton që nga shekulli i 13-të. Sot ajo është një muze: mbi 1.2 milion
turistë e vizitojnë atë për shkak të atraksioneve të saja nëntokësore. Në të
është një liqen nëntokësor, kompleksi për mirëqenie, shumë skulptura të kripës,
e madje edhe një katedrale e gdhendur, e tëra e bërë nga kripa!
Si të arrini atje?
Ajo gjendet
vetëm 10 km nga qyteti i bukur i vjetër i Krakovës. Atje mund të arrihet me
autobus, tren apo makinë, duke marrë rrugën E40.
9. Minerat
e kripës në Ekaterinburg, Rusi
Mure me ngjyrë të bardhë në të kuqrremtë të shtresave të mineraleve të kaliumit dhe magnezit, që paraqesin perceptime të reja ose të ndryshme nga përvojat shqisore – janë gjetur 200 metra nën sipërfaqen e këtij qyteti industrial. Megjithatë, këto miniera mund të vizitohen vetëm me leje nga qeveria.
Si të
arrini atje?
Me aeroplan
në aeroportin ndërkombëtar të Ekaterinburgut nga qytete të ndryshme evropiane
apo Dubai, Tel Avivi, Stambolli e Tashkent.
8. Bounce
Below, Uells, Mbretëri e Bashkuar
Kjo mrekulli
në minierat Llechwedd, ofron përvojën më emocionuese të kërcimit të përjetuar
ndonjëherë! Tri trampolina gjigande janë gjetur në një minierë të
pashfrytëzuar, 176 vjet e vjetër. Ky shesh nëntokësor lojërash, i pari në në
botë i këtij lloji, ndriçohet nga dritat shumëngjyrëshe, të cilat e bëjnë
atë edhe më imponues.
Si të arrini atje?
Bounce Beloë
gjendet në Antur Stiniog, Gwynedd. Atje arrihet me tren nga qytete të ndryshme
britanike.
7. Qyteti nëntokësor
Derinkuyu, Kapadokia, Turqi
I gdhendur në shkëmbin e butë vullkanik, në shekujt 8 dhe 7 p.e.s nga Frygianët, qyteti ishte përdorur për të shërbyer si strehimore nga pushtimet. Qyteti është 60 metra i thellë dhe është i ndërlidhur me tunele. Në të mund të strehoheshin mbi 20.000 njerëz! Sot pjesa më e madhe e tij është e hapur për turistë.
Si të arrini
atje?
Turnetë e
organizuara turistike fillojnë nga Goreme – një qytet ky në Kapadokia.
6. Cenotes
(Gropat), Meksikë
Gropat e
thella natyrore të krijuara nga fundosja e dheut janë të shpeshta në Meksikë.
Disa prej tyre, si ajo në Chichen Itza dhe Valladolid, janë veçanërisht të
bukura dhe të popullarizuara tek turistët. Dikur Cenotes e shenjta janë
vizituar nga pelegrinët, të cilët sakrifikonin objekte, e ndonjëherë edhe
njerëz.
Si të arrini atje?
Në
destinacionin tuaj të të preferuar mund të arrini me autobus ose si pjesë e
ndonjërit prej shumë turneve turistike me udhërrrëfyes që organizohen nga
qytete të ndryshme të Meksikës.
5. Humnera e
akullit, Shkëmbinjtë kanadez, Kanadë
Shpella e
rrezikshme qe nuk e lë të dalë jashtë ajrin që hyn në të, duke krijuar kështu
shtresa të lëmuara të akullit me një trashësi prej disa metrash. Ajo ka një
akustikë të mahnitshme. Megjithatë, vetëm profesionistëve iu sugjerohet që të
ngjiten këtyre shpellave të akullit, sepse gabimi më i vogël bën që të
rrëshqisni dhe përplaseni për mure.
Si të arrini
atje?
Ky vend
gjindet ë kufirin Alberta/British Columbia, e cila është 90 minuta ngasje me
makinë larg nga Kalgari.
4. Carlsbad Caverns, New Mexico, SHBA
Kjo shpellë
e cila gjendet në Malet Guadalupe, përmban dhoma të mëdha gëlqerore. Gurë
gëlqeror dhe stalaktite ka në të gjithë shpellën. Në dritë, ata reflektojnë
ngjyra të ndryshme dhe për një kohë i çojnë vizitorët në një botë tjetër
magjike.
Si të arrini atje?
Ajo gjendet
40 km nga Carlsbad. Atje mund të shkohet me makinë apo autobus, përmes
Autostradës amerikane 62 dhe 180.
3. Stacioni
i metros i Stokholmit, Stokholm, Suedi
E njohur jozyrtarisht si “galeria artistike më e gjatë në botë”, stacioni i metrosë ka disa piktura të mrekullueshme. Sipërfaqja e fortë shumëngjyrëshe e mureve dhe e tavanit krijon një përshtypje surreale të një hapësire të përfshirë nga flaka. Ideja fillestare për t’i sjellë publikut artin duke përdorur hapësirën publike, ka funksionuar me të vërtetë mirë.
Si të arrini
atje?
Në të lehtë
më arrihet nga çdo pjesë e Stokholmit.
2. Shpellat
Batu, Gombak, Malajzi
Kodra e popullarizuar gëlqerore ka shumë shpella dhe është një vend i shenjtë, që vizitohet nga vendasit dhe turistët. Kompleksi i tempullit është i përhapur në të gjithë kodrën. Në minierat nëntokësore ka formacione gëlqerore mahnitëse dhe specie të rralla të kafshëve.
Si të arrini
atje?
Ky vend
është vetëm 13 km në veri të Kuala Lumpur. Rruga të cilën e përshkon treni deri
tek shpella thuhet të jetë shumë e bukur.
1.
Shpella Waitomo, King Country, Zelandë e Re
Sistemi i shpellave Waitomo është mbi 2 milion vjet i vjetër. Në mesin e shpellave spektakolare gëlqerore, Shpellat Glowworm janë më mahnitëset: krimbat që shkëlqejnë (Arachnocampa Luminosa), që janë të një madhësie sa të mushkonjës gjinden vetëm në Zelandën e Re dhe Australi. Ata rrezatojë në errësirë duke krijuar një pamje unike.
Si të arrini
atje?
Shpellat janë 2 orë larg nga Auckland, 1 orë nga Hamilton dhe 2 orë nga Rotorua.
No comments:
Post a Comment