Sunday, February 14, 2021

Shpyllëzimi në Amazon në nivelin më të lartë në dymbëdhjetë vjetët e fundit!

11,088 kilometra katrorë që u shpyllëzuan midis Korrikut 2019 dhe Gushtit të vitit 2020 shënon një rritje prej 9.6% krahasuar me një vit më parë. Shifrat ishin më të lartat që nga viti 2008 kur 12,911 kilometra katrorë të pyllit u shkatërruan. Jair Bolsonaro, presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, është një skeptik i dukshëm i klimës i cili është vënë nën kritika të ashpra për menaxhimin e tij të shpyllëzimit. "Vizioni i qeverisë Bolsonaro për zhvillimin e Amazonës na kthen në të kaluarën, me nivele shpyllëzimesh që nuk janë parë që nga viti 2008," tha në një deklaratë Cristiane Mazzetti e Greenpeace. "Eshtë një pikëpamje e prapambetur, e cila nuk flet me shumicën e brazilianëve dhe nuk përputhet me përpjekjet e kërkuara për t'u marrë me krizat e klimës dhe biodiversitetit."

Greenpeace ka thënë se nëse kalon buxheti i Bolsonaro 2021, agjencitë mjedisore "do të pësojnë një shkurtim të buxhetit prej 35%". Nënkryetari i Brazilit, Hamilton Mourao, tha se ai priste që të dhënat të ishin më keq. "Vlerësimi që kishim ishte edhe më negativ se ky rezultat që po paraqesim. Ne vlerësuam se do të kishim një rritje prej 20% të shpyllëzimeve krahasuar me vitin e kaluar," tha ai.

Amazon është pylli më i madh në botë dhe luan një rol kritik në luftën kundër ndryshimit të klimës pasi që thith karbonin. Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha në një debat zgjedhor se Brazili duhet të pësojë pasoja ekonomike nëse vazhdon shpyllëzimi.

Burimi i informacionit: Euronews

No comments:

Post a Comment