Thursday, March 17, 2022

Timmermans: Vendet e BE-së mund të vonojnë largimin e qymyrit për të shmangur gazin rus

Obektivat klimatik të Bashkimit Evropian janë të arritshëm edhe nëse disa vende anëtare vazhdojnë të djegin thëngjill më gjatë se sa që ishte e planifikuar dhe të anulonjë planet për të kaluar përkohësisht në gazin rus, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Frans Timmermans. Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergynews, ku është raportuar se Komisioni Evropian është duke përgatitur një mori masash për të ulur varshmërinë e BE në gaz, naftë dhe thëngjill nga Rusia dhe duke zgjeruar sanksionet kundër vendit që po pushton Ukrainën. Në të njëjtën kohë, blloku i përbërë nga 27 vende është duke u përballur me një goditje të madhe ekonomike nga ngritja e madhe e cmimeve të burimeve fosile dhe energjisë elektrike që kanë arritur nivele rekorde.


Vetëm një muaj më parë BE miratoi gazin natyror dhe energjinë bërthamore si zgjidhje kalimtare mes heqjes së qymyrit dhe marrjes së energjisë 100% të pastër.

Megjithatë, nënkryetari i Komisionit Evropian Frans Timmermans, i ngarkuar me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, tha se Polonia dhe vendet e tjera anëtare mund të vendosin të djegin qymyrin për më gjatë se sa ishte planifikuar dhe të kalojnë drejtpërdrejt në energjinë e rinovueshme.

Timmermans: Unë kam besim se mund të zbulojmë së shpejti që Rusia do të varet tek ne

“Nuk ka tabu në këtë situatë”, tha ai për BBC duke shtuar se një kthim i tillë mund ende të jetë brenda parametrave të caktuar për tranzicionin energjetik. Në të njëjtën kohë, sipas Timmermans, vendosja e projekteve të ripërtëritshme, erës, solare dhe energjisë gjeotermale, duhet të përshpejtohet për të evituar “rrezikun vdekjeprurës” të krizës klimatike. Nënkryetari i Komisionit Evoprian ka vlerësuar se “ishte një kthesë e madhe në histori” kur Rusia ka pushtuar Ukrainën, duke garantuar një përgjigje. “Duke pasur parasysh një rishikim të saktë drejt të ripërtëritshmes, unë kam besim se do të zbulojmë së shpejti që Rusia do të varet nga ne, dhe jo anasjelltas”, tha Timmermans.

Është një cmim që duhet të paguhet nga konsumatorët

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sapo ka konfirmaur se BE është e vendosur që të “largojë varësinë” nga burimet fosile nga Rusia dhe thotë se propozimet do të publikohen.

Mirëpo, Timmermans ka pohuar se është një kosto për konsumatorët me kthimet në politikën energjetike. “Dhe është përgjegjësia jonë që të sigurohemi se ai çmim paguhet në mënyrë të barabartë që ne të mbrojmë qytetarët tanë nga rritjet e mëdha të çmimeve në tregun e energjisë”, theksoi ai.
Gjermania të investojë në thëngjill, infrastrukturë të gazit, dhe të përshpejtojë vendosjen e energjisë së gjelbër

Gjermania ishte vendi i parë i BE që deklarojë se do të vendos një rezerva strategjike të thëngjillit dhe gazit dhe do të ndërtojë më shumë terminale të gazit të lëngshën natyror (LNG) për të mundësuar diversifikimin e furnizimit.

Zëvendës Kancelari dhe Ministri Federal i Marrëdhënieve Ekonomike dhe Verpimit Klimatik, Robert Habeck, tha se zgjerimi i energjisë së ripërtëritshme do të përshpejtohet në të njëjtën kohë për të zëvendësuar burimet fosile.

Ai tha se vendi mabse duhet të “mbajë termocentralet e thëngjillit në gatishmëri dhe mbase t’i lejoj të operojnë”.

Koalicioni qeveriat më herët kishte thënë se do të përpiqet për një largim të thëngjillit deri në 2030.

Ndërkaq, sa i përket shtyerjes së afatit për largimin e energjisë bërthamore nga Gjermania, që ishte
përcaktuar për fundin e këtij viti, Habeck theksoi se nuk është siguruar karburant bërthamor shtesë.
BRE-të janë “liria enerjgetike”, ka thënë Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner

Ministri i Financave, Christian Lindner, tha se qeveria do të shpenzojë 200 miliardë euro në katër vitet e ardhshme për të ulur varësinë nga gazi rus, me investime të zotuara për energji të ripërtëritshme, pika të rimbushjes për automjete elektrike dhe hidrogjen, dhe për të bërë prodhimin industrial më të gjelbër.

Ai tha se burimet e ripërtëritshme janë “liri energjetike”.

Megjithatë, mund të mos ketë gaz të mjaftueshëm, pasi konkurrenca globale për LNG është e fortë dhe Norvegjia tashmë po furnizon Evropën me gaz me kapacitet të plotë.

Ndalimi i importeve ruse të energjisë mund të dështojë

Ndërsa Shtetet e Bashkuara treguan se ishin të gatshme të ndalonin importet e naftës ruse, Lindner, kancelari Olaf Scholz dhe ministrja Federale e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock paralajmëruan kundër më shumë sanksioneve në sektorin e energjisë. Gjermania mbulon gjysmën e nevojave të saj për gaz, naftë dhe qymyr nga Rusia.

Partia Popullore Evropiane, grupi më i madh në Parlamentin Evropian, ka miratuar nismën për të rritur objektivin e BE-së për vitin 2030 për pjesën e burimeve të rinovueshme në 45% nga 40%.

Burimi i informacionit: BalkanGreenenErgynews

No comments:

Post a Comment