Nga rrugët e vështira malore plot me dëborë dhe shtigje të rrëmbyeshme me ndërprerje, e deri te rrugët zigzage të shkretëtirës apo autostradat bregdetare, ka një sërë rrugësh mahnitëse në të gjithë botën. Nga fqinji ynë Mali i zi, e deri tek Japonia, Zelanda e re dhe Amerika, secila nga rrugët ka të veçantat veta.
Në këtë artikull kemi përzgjedhur disa nga rrugët më “dramatike” ku ndërthuren mrekullitë e natyrës me zgjuarsinë njerëzore të përkthyer në infrastrukturë.
Djurdjevica Bridge, Mal i Zi – Ura me hark të lartë u ndërtua midis 1939 dhe 1940 dhe ishte ura më e madhe e harkut të betonit në Evropë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore harku qendror u shpërthye për të ndaluar pushtimin italian. Është rindërtuar në 1946.
Transfagarasan, Rumani – Kjo është një nga rrugët më madhështore të Evropës. Është ndërtuar për qëllime ushtarake në vitet 1970 për të lidhur provincën e Transilvanisë.
Hana Highway, Hawaii – Peizazhi është magjepsës, por edhe kjo është një rrugë dredha-dredha që gjarpëron përgjatë vijës bregdetare verilindore të ishullit. Ajo i detyron shoferët të kalojnë nga pyjet, mbi ura të vogla, së bashku me ujëvarat e ndërlikuara dhe lakimet e shumta të rrugëve.
Stelvio Pass, Itali – Motoçiklistët dhe automobilistët e lavdërojnë këtë kalim malor famëkeq në alpet italiane, pranë kufirit të Zvicrës. Stelvio Pass është kalimi i dytë më i lartë malor në Alpe. Janë 48 kthesa që e bëjnë këtë rrugë edhe më të mahnitshme. Rruga origjinale daton që nga vitet 1820.
Autostrada detare, Florida, SHBA – Një nga rrugët më të gjata mbi ujë në botë, Autostrada detare e Floridës shtrihet nga Majami deri në Key West. Përfunduar në 1938, shumë seksione të autostradës u ndërtuan gjatë rrugës së Hekurudhës në Lindjen e Bregut në Florida, e cila u dëmtua në mënyrë të pakthyeshme në një stuhi. Është e gjatë 113 milje dhe ka 42 ura, përfshirë edhe Urën e famshme “Seven Mile”.
Skippers Canyon Road, Zelandë e Re – Kjo rrugë e pashtruar nuk është për një zemër “të dobët”. Kalimi i ngushtë u ndërtua midis 1883 dhe 1890 dhe mbeti kryesisht i pandryshuar.
Rruga Alpine Tateyama Kurobe, Japoni – Lëvizja nëpër korridore të mrekullueshme të dëborës që arrijnë lartësi deri në 20 metra është një nga shumë pamjet mahnitëse përgjatë Rrugës Alpine Tateyama Kurobe. Rruga përshkon Alpet e Japonisë Veriore dhe është vizitohet më së shumti midis prillit deri në mes të qershorit, për të provuar eksperiencën mes mureve të larta të dëborës, të cilat gjenden në shtrirjen midis Bijodaira deri në Murodo. Rruga qëndron e mbyllur nga dhjetori deri në prill.
San Boldo Pass, Itali – Nuk është shumë e gjatë, por kjo rrugë jashtëzakonisht e lakuar në rajonin Veneto të Italisë veriore. Rruga, e cila u ndërtua nga të burgosurit e luftës dhe vendasit nën komandën austriake në 1918 midis qyteteve Trichiana dhe Tovena, është gdhendur në shkëmbinj. San Boldo Pass është aq e ngushtë saqë vetëm një makinë mund të kalojë përgjatë saj në një kohë, kështu që ka disa grupe të semaforëve gjatë rrugës.
Rruga e Bardhë Rim, Juta, SHBA – Fansat e makinave dhe çiklistët malorë e duan Parkun Kombëtar Canyonlands në Jutën Juglindore për rrjetin e tij të shtigjeve rreth kanioneve të thella dhe peizazheve mbresëlënëse. Një nga më të mirat është Rruga Rim Bardhë, 100 milje.
Itinerari 40, Argjentinë – Në rajonin e Saltës, autostrada përshkon formacione mahnitëse shkëmbore të Kanionit Quebrada de las Flechas, në Luginën Calchaqui.
Interesante...
ReplyDelete