Prej pothuaj 70 vitesh, David Attenborough është autori, fytyra dhe zëri rrëfyes i disa prej serive më spektakolare mbi natyrën, që janë shfaqur në televizion. Për të qenë më të saktë, zhanri i dokumentarit mbi natyrën ashtu si e njohim sot, ka lindur me të. Në vitin 1953, pas diplommit në shkenca natyrore dhe dy vite shërbim në Royal Navy, ia doli të bindë BBC dhe Kopshtin Zoologjik të Londrës, që të financonin një sipërmarrje të paprecedentë: të filmonin një djalosh natyralisht që bridhte botën, në kërkim të specieve të rralla. Programi pati një sukses të madh. Që atëherë, Attenborough nuk ka pushuar së dokumentuari jetën tokësore, për BBC-në. Sot, në moshën 96 vjeç pasi ka filmuar çdo qoshe të globit (“përveç shkretëtirës së Gobit: asnjë producent nuk do të më dërgonte atje, por do të më pëlqente shumë”), rikthehet me një dokumentar që ka frymëzimin e një testamenti shpirtëror: A life on our Planet, një jetë në planetin tonë (nga 4 tetori në Netflix), është dëshmia e tij e rënies së biodiversitetit.
Sinjalet në vitet
Shtatëdhjetë
Në vitin 1954, kur u
nis për në Sierra Leone me një kamerë 16 mm, në botë kishte 2 miliardë e gjysmë
njerëz dhe 64% e Tokës përbëhej nga natyrë e paprekur. Sot, ajo rezervë është
35%, dhe ne jemi pothuaj 8 miliardë. Sinjalet e para të krizës erdhën në vitet
shtatëdhjetë, gjatë xhirimeve të Life on Earth.
“Vumë re që ishte e
vështirë të gjeje disa kafshë”, rrëfen Attenborough. Gorillat e malit ishin
reduktuar në 300 ekzemplarë, në një cep të Afrikës qendrore. Ndërkohë popullsia
e njerëzve kalonte 4 miliardët. “Dukeshin tashmë të liruar nga ligjit që qeverisin
përhapjen dhe riprodhimin e kafshëve të tjera. Të shpëtoje speciet apo grupet e
specieve nuk mjaftonte më: po zhdukeshin habitate të tërë”.
Më pas në vitet Nëntëdhjetë, gjatë xhirimeve të Blue Planet, trupa e tij ndeshi në një fenomen ende të panjohur: barrierat e koraleve po zbardheshin. Dukej një fenomen magjepsës kromatik, por rezultoi një tragjedi: koralet shndërroheshin në skelete. Po i vriste ngrohja e oqeaneve, shkaktuar prej lëshimit të dioksidit të karbonit. “Çekuilibri i CO2 ka karakterizuar të pesë shfarosjet në masë të Tokës”, shpjegon Attenborough. “Në ato raste u deshën një milion vite aktivitet vullkanik për të lëshuar sasinë e dioksidit të karbonit, që shkaktoi katastrofën. Ne kemi arritur të bëjmë të njëjtën gjë në më pak se 200 vite”.
Gjatë 80 viteve të
ardhshme, do të ndodhë një shfarosje në masë e ngjashme. “Por zgjidhje ka, e
kemi patur para syve”, thotë Attenborough. “Për t’i rikthyer stabilitetin
planetit duhet të rikthejmë biodiversitetin e tij. Në një shekull Toka mund të
kthehet një vend natyre të egër. Por duhet një përpjekje ndërkombëtare. OKB
është i vetmi instrument që kemi, me qëllim që kjo përpjekje të koordinohet,
ndahet nga të gjithë dhe të jetë globale”.
Ja pikat kyçe
Eshtë një apel për opinionin publik, sepse u kërkon qeverive të reagojnë menjëherë për disa pika kyçe: të gjendet një zgjidhje për rritjen e pandalshme demografike (përndryshe në vitin 2100 do të jemi 11 miliardë); të zëvendësohet lëndët djegëse me energjitë e rinovueshme (Maroku përmbush sot 40% të nevojave me një rrjet centralesh energjie të rinovueshme); t’u jepet sërish jetë oqeaneve duke krijuar zona ku ndalohet peshkimi (ndalimi i peshkimit në një të tretën e brigjeve tona do të mjaftonte për të ripopulluar detet); (të reduktohen në mënyrë drastike zonat e mbjella (Vendet e Ulëta kanë mësuar të marrin maksimumin nga çdo hektar, duke dhjetëfishuar të korrat në 2 breza); të ndalet shpyllëzimi (në 25 vjet, deri dy të tretat e CO2 në atmosferë do të përthithej nga bimët). Dhe më tej, të jetonim përditshmërinë në mënyrë të përballueshme dhe të hamë më pak mish. “Por për ta bërë, duhet më shumë inteligjencë”, thotë Attenborough. “Duhet mençuri”.
No comments:
Post a Comment