Shqipëria, ku numri i turistëve pothuajse u dyfishua vitin e kaluar, do të shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm, pasi një nga lumenjtë më të shquar të Evropës, u shpall zyrtarisht një Park Kombëtar, shkruan në një artikull “Lonely Planet”. Mbështetja nga ambientalistët më në fund, ka bindur autoritetet shqiptare që të mbrojnë lumin shkëmbor dhe të bukur të Vjosës. Një lumë vërtet i paeksploruar që lëviz me shpejtësi, dhe shumë i rrallë në Evropë. Vjosa, 270 km pritet të tërheqë vizitorë që kërkojnë aventura për ecje, kamping, rafting dhe shumë të tjera. Lumi buron në Greqinë veriperëndimore, përpara se të përshkojë Shqipërinë dhe të takohet me detin në Vlorë. Rreth 1 110 lloje kafshësh dhe bimësh jetojnë rreth Vjosës, nga të cilat dy specie bimore dhe 13 kafshë janë të rrezikuara globalisht. Në kategorinë e fundit janë të rralla kafshët si; rrëqebulli i Ballkanit, prej të cilit thuhet se kanë mbetur vetëm 15, si dhe lundërza, peshku zingel ballkanik dhe shkaba egjiptiane. Shpallja e lumit Vjosa, një Park Kombëtar, është një fitore e madhe për turizmin shqiptar.
Vendet më të mira në Shqipëri për të shijuar Parkun e ri Kombëtar të lumit Vjosa
Ka disa vende të mrekullueshme ku mund të shijoni këtë park kombëtar dhe bukurinë e lumit të fundit të paeksploruar të Evropës. Një nga mënyrat më të mira për të përjetuar fuqinë e plotë të Vjosës është të bëni rafting në ujërat e saj. Vizitorët rekomandohen t’i bashkohen turneut të aventurave, duke u nisur nga qyteti i Përmetit. Turnetë mund të zgjasin nga dy orë deri në disa ditë, në varësi të aventurave.
Ata që nuk kërkojnë emocione mund të shijojnë eksplorimin e Përmetit, një nga pjesët më të gjelbra dhe më të pastra të të gjithë vendit, i njohur si “Qyteti i Luleve”. Mund të vizitoni Banjat Termale të Bënjës ose të shijoni kuzhinën tradicionale dhe verën e shijshme që mund t’i gjeni vetëm në këtë zonë të vendit.
Një opsion i tretë është qyteti i
vogël i Tepelenës, i cili ndodhet në breg të Vjosës dhe është një nga vendet më
të mira ku mund të shijoni një pije ndërsa admironi pamjen.
Gjithashtu, mund të shihni burimin me ujë të ftohtë, një pikë qendrore e qytetit. Tepelena ka një bollëk burimesh nga pothuajse çdo drejtim. Ju gjithashtu mund të shihni burimin me ujë të ftohtë, një pikë qendrore e qytetit nëse ecni drejt dhe përgjatë urës së Ali Pashës që përshkon lumin. Ka gjithashtu disa kafene dhe restorante të vendosura pikërisht në bregun e lumit, nëse dëshironi të relaksoheni, të çlodheni dhe të uleni për një vakt të qetë duke parë pamjen.
No comments:
Post a Comment