Tuesday, August 11, 2020

15 fotografi që tregojnë se shkatërrimi i mjedisit ka arritur kulmin!

Hulumtimet shkencore, raportet dhe vlerësimet gjithnjë e me shumë po dëshmojnë se njerëzit janë shkaku kryesor i ndryshimit të klimës dhe shkatërrimit të mjedisit. Njerëzimit janë ata që djegim lëndë djegëse fosile që lirojnë dioksidin karboni, që është shkaktari kryesor i efektit serrë. Njëkohësisht njerëzit presin pemët dhe shkatërrojnë pyjet që janë burimi kryesor i prodhimit të oksigjenit dhe thithjes së dioksidit te karbonit nga atmosfera. Klima po ndryshon me shpejtësi, duke prekur të gjitha format e jetës në Tokë, dhe duke çuar në pasoja në ekosistemet natyrore, biodiversitetin, shëndetin, ekonominë njerëzore dhe kulturat që varen prej tyre, duke rrezikuar mbijetesën e florës dhe faunës së Tokës, përfshirë qeniet njerëzore.

Disa nga efektet katastrofike nga ndryshimi i klimës përfshijnë valët e nxehta intensive dhe të gjata, shkrirjen e akullnajave, rritja e niveleve të përshpejtuara të detit, rritja e shfaqjes së fenomeneve më të dhunshme të motit, thatësirës, ​​zjarreve, vdekja e specieve shtazore dhe bimore, përmbytja nga lumenjtë dhe liqenet, krijimi i refugjatëve nga klima dhe shkatërrimi i zinxhirit ushqimor dhe burimeve ekonomike, veçanërisht në vendet në zhvillim. 

Gjenerimi i mbeturinave dhe përhapja e tyre, zhdukja e llojeve nga gjuetia ilegale, transporti, urbanizimi etj. janë disa nga problemet tjera globale mjedisore. Për të mos mjaftuar kjo vetëdija dhe indeferenca para këtij shkatërrimi që po i behet mjedisit vazhdon të thellohet. Përmes këtij artikulli duke sjellë disa fotografi të realizuar anë e kënd botës, prezantohet vetëm një pjesë e shkatërrimit që njerëzimi po i bën mjedisit dhe pasojat që po shfaqen nga ky shkatërrim.

Mbeturinat po shkatërrojnë ujërat e detërave dhe plazhet e pushimit 


Djegia e thëngjillit vazhdon të jetë burimi kryesor i prodhimit të energjisë dhe emetimit te CO2
Mijëra qenie të gjalla në ujëra detare dhe në oqeane po vdesin nga mbeturinat e plastikës 
Nxjerrja e naftës dhe pasojat e saj në mjedis 
Mbeturinat elektronike po marrin përmasa shqetësuese 
Shkrirja e akullnajave ka arritur kulminacionin në dekadën e fundit 
Shumë specie të rralla po vdesin për shkak të ndryshimit të klimës dhe shkatërrimit të ekosistemeve të tyre natyrore 
Numri i fluturimeve asnjëherë nuk ka qenë më i lartë se tani sikurse edhe emetimi i CO2 nga ky sektor
Ndotja e ujërave nga industria dhe nga shkarkimet urbane po merr përmasa alarmante 
Shkatërrimi i pyjeve në përmasa që nuk mundë të imagjinohet 
Llojet e rralla të faunës se egër gjithnjë e më shumë po rrezikohen për zhdukje si pasojë e gjuetisë dhe tregtisë ilegale 
Mbishfrytëzimi i resurseve minerare 
Urbanizimi dhe zgjerimi i vendbanimeve nuk kanë të ndalur

No comments:

Post a Comment