NOMA, restoranti i shqiptarit nga Tetova Rene Redzepi është zgjedhur restoranti më i mirë në botë për vitin 2021. Restoranti që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës u vlerësua me çmim të parë në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë. NOMA kishte qenë në majë të klasifikimeve edhe më herët në vitet 2014, 2012, 2011 dhe 2010. Konkursi ‘50 restorantet më të mira në botë’, i cili u zhvillua në Antwerp, Flanders, nga data 3-5 tetor, vlerësoi NOMA për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veçantë ushqimorë. “Asnjë udhëtim në NOMA nuk është kurrë i njëjtë, me René Redzepi dhe ekipin e tij duke kërkuar vazhdimisht për përbërës të papritur dhe duke i kthyer ata në pjata të bukura”, thuhet në dedikimin e çmimit për fituesin.
Më herët gjatë këtij viti, NOMA u vlerësua me tri yje ‘Mishelin’. ‘Mishelin’ vuri në dukje ‘lidhjen e fortë të restorantit me natyrën dhe qasjen holistike, duke përdour përbërës të pazakontë sezonalë në pjata krijuese dhe komplekse’.
Në intervistën e tij të parë pasi NOMA mori
çmimin e madh, Rene Redzepi tregoi se sa i rëndësishëm ishte ky vlerësim për të
dhe stafin e tij pas një sfide 18-mujore në këtë industri.
“Është e mahnitshme, pa pasur nevojën të
ndihet si një rekord i thyer. Është e mahnitshme veçanërisht në këto momente”,
tha Redzepi. Ai shtoi se për shkak të COVID-19, ceremonia e marrjes së çmimit
ishte e para prej një kohe të gjatë që gjendej në një grumbull aq të madh
njerëzish.
“Bota ngadalë po mësohet se si të jetojë me
këtë virus, dhe ndoshta bashkimi ynë sot është një ogur për të ardhmen!” tha
fituesi i çmimit të madh.
No comments:
Post a Comment