Në kuadër të garës “Dhjetë qytetet më të gjelbra të botës 2020”, që është
realizuar nga agjencia
amerikano-kanadeze Resonance Consultancy, Vjena ka marrë vendin e parë. Në këtë
garë kryeqyteti austriak ka lënë pas Mynihun, Berlinin dhe Madridin.
Janë analizuar mbi 100 qytete të botës sipas kritereve të cilat para së gjithash përfshijnë pjesëmarrjen e parqeve dhe sipërfaqeve të gjelbra në sipërfaqen e përgjithshme të qytetit, shfrytëzimin e energjisë së ripërtëritshme, cilësinë e ajrit, ofertën e transportit publik të qytetit dhe ofertën e prodhimeve lokale në tregje.
Vjena, në krahasim me qytetet tjera, është veçuar sidomos për rregullimin e mobilitetit, për parqet, por edhe për faktin së është ndër metropolet e rralla, që brenda kufijve të saj ka një park kombëtar.
No comments:
Post a Comment