Veçoritë
shëruese të dëllinjës njihen që nga lashtësia, ndërsa me siguri ka edhe prej
jush që ndonjëherë ju ka rastisur që dikush ju ka ofruar raki të dëllinjës me
arsyetimin që është “ilaç për shpirt”, dhe nuk ka qenë larg nga e vërteta. Kjo
bimë është shëruese nga rrënja deri te fruta, por, megjithatë, më së shumti
përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e
vonshme, në varësi nga zona.
Frutat mund edhe të thahen, dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Frutat e saj më së shumti përdoren te problemet me stomak dhe problemet me kanalet urinare dhe shihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë. Mund të përdoret edhe si mjet dezinfektues për plagët, ndërsa ndihmon edhe kollitjen, për çka më së shumti ndihmojnë vajrat eterike nga kokrrat e dëllinjës, të cilat mund të përdoren edhe për masazh tek dhimbjet reumatike.
Në kuadër të përdorimeve tjera të dëllinjës është edhe përdorimi kundër ngërçeve të stomakut, kundër kokë dhimbjes, për probleme me mëlçinë apo edhe për përmirësimin e apetitit duke e përdorur komposton nga frutat e dëllinjës. Andaj, keni kujdes, nëse herën tjetër kur dikush ju ofron dëllinjë kurrsesi mos e refuzoni.
No comments:
Post a Comment