Ndryshimet klimatike kanë një ndikim të madh në drejtim të prodhimit të energjisë në Shqipëri, për shkak se mbi 99% e energjisë prodhohet nga burimet hidrike”. Ekspertët e mjedisit thonë se pamundësia e parashikimit të regjimit të reshjeve duhet të orientojë qeverinë që të marrë vendime ku të adresohet fakti që ne kemi energji të pastër, por jo të qëndrueshme. Po ashtu, sipas Gjokës në vitet në vijim sektori do të bëhet edhe më vulnerabël. Eksperti e vë theksin te diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë, por duke u fokusuar te energjitë e rinovueshme, duke u kthyer në faktor të ndryshimeve klimatike.
Sipas Gjokës, aktualisht nuk po përjetojmë një krizë energjetike, por një krizë tranzicioni, që vjen si pasojë e masave që po marrin vendet për të hequr lëndët djegëse si burim prodhimi për energjinë.
No comments:
Post a Comment