Shitja e automjeteve elektrike dhe hibride në tregun e Bashkimit Evropian (BE) u rrit për 25.1% në tremujorin e parë të 2022-ës, njoftoi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA). Automjetet elektrike hibride përbënin 20.9% të të gjitha shitjeve të veturave për pasagjerë në BE gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, tha ACEA në një deklaratë. Shifra arriti në 563,030 gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Regjistrimet totale të automjeteve me energji elektrike janë rritur gjithashtu në periudhën janar-mars. Automjetet elektrike me bateri pothuajse dyfishuan pjesën e tyre të tregut në bazë vjetore, duke përbërë 10% të shitjeve totale të veturave të pasagjerëve me 224,145 njësi. Ndërsa ato hibridet përbëjnë 8.9% të tregut të veturave në BE.
Megjithëse automjetet me naftë dhe benzinë vazhdojnë të humbasin pjesën e tyre të tregut, regjistrimet e automjeteve tradicionale me lëndë djegëse fosile ende dominojnë tregun e BE-së me një pjesë të kombinuar prej 52.8%, tha ACEA.
Veturat me benzinë mbetën më të njohurat për sa i përket vëllimeve me 808,039 njësi të shitura në tremujorin e parë të 2022-ës. “Mjetet motorike janë përgjegjëse për 398.4 miliardë euro (422 miliardë dollarë) të të ardhurave tatimore për qeveritë në tregjet kryesore evropiane”, thuhet në deklaratë. “Industria e automobilave gjeneron një suficit tregtar prej 76.3 miliardë eurosh për BE-në”, shtoi ACEA
Volkswagen shet të gjitha veturat elektrike për vitin 2022
Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen ka thënë se ka shitur të gjitha veturat elektrike me bateri në tregjet në SHBA dhe Evropë, që nënkupton se të interesuarit për këto lloje veturash duhet të presin deri në vitin 2023 për të blerë një të tillë.
Kryeshefi ekzekutiv i grupit të Volkswagen kanë pranuar porosi për 300,000 vetura elektrike të markave të kompanisë që përfshijnë Volkswagen, Porsche, Shkodra dhe Audi, vetëm në Evropën perëndimore. “Ne kemi shumë porosi për vetura elektrike. Në fakt, ne kemi shitur të gjitha sasitë në Evropë dhe në SHBA. Edhe në Kinë, shitja është vërtetë duke u rritur”, ka thënë Diess për Financial Times.
Volkswagen tashmë ka dorëzuar 99 mijë vetura elektrike në gjithë botën në pjesën e parë të vitit 2021, thotë një raport i Financial Times. Rivali kryesor i Volkswagen, Tesla, apo prodhuesi më i madh i veturave elektrike në botë, ka dorëzuar tri herë më shumë se ky numër, apo 310 mijë vetura elektrike.
Automjetet elektrike hibride përbënin më shumë se një të katërtën e tregut, nga rreth një e pesta në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Makinat e fuqizuara me benzinë dhe naftë e kanë humbur pjesën e tregut, por ende përbëjnë 52.8 për qind të tregut të BE gjatë kësaj periudhe.
Burimi i informacionit:: Euronews
No comments:
Post a Comment