Nga: Valdet Teneqja,
Doktor i Shkencave të Kimisë
Në kohën në të cilën jetojmë është shumë vështirë të vlerësohet se cila është sinteza e arsyeshme dhe cila jo, prandaj jam menduar dhe rezervuar kohë të gjatë, se a i`a vlen të shpreh mendimet dhe idetë lidhur me perspektivën industriale dhe në përgjithësi përspektivën ekonomike të Kosovës dhe në veqanti të komunës sime. Duke u nisur nga fakti shqetësues se eksodi i ikjes së rinisë nuk ka të ndalur atëherë e pashë më se të nevojshme që të filloj dhe të vë në pah elementet, përkatësisht burimet, të mirat, pasuritë dhe shumë e shumë opcione të cilat ekzistojnë dhe i kemi, e të cilat fatkeqësisht nuk po arrijmë t`i materializojm ose kapitalizojmë.
Sfera e parë në të cilën unë ndihem më kompetent të shpreh pikëpamjen time profesionale është sfera e mbrojtjes së mjedisit. Fillimisht dua të nisem nga procesi i riciklimit të mbeturianve të cfardo lloji qofshin ato, si psh.: mbeturina të letrës, najllonit, gomës, vajrave bimor ose motorik, mbeturinave të rrëzikshme industriale, mbeturinave radioaktive, mbeturina të azbestit, mbeturina të paisjeve lektronike, ujërat e zeza, mbeturinat organike shtëpiake, mbeturinat e hotelerisë, e shumë e shumë të tjera që kanë të bëjnë me aktivitetet e jetës së përditshme. Të gjitha këto i konsiderojm me pa të drejt se janë mbeturina që paraqesin shqetësim. Por në fakt këtu është filli i pikëpamjes sime, dhe i perspektivës industriale, përkatësisht i ofrimit të mundësisë në zhvillimin e perspektivës industriale. Andaj këtu shtrohet pyetja: Si?
Nuk dua të elaboroj këtu aspektin e veprimit të institucioneve tona ose të veprimit ose mosveprimit të shoqëris civile, sepse kësaj here do të merrem vetëm me perspektivën industriale të padukshme ose të injoruar, dhe për t`a ilustruar këtë aspekt do të nisem nga mbeturinat e lartë cekura.
Hapja e kësaj të ashtuquajture “perspektive industriale” me anë të trajtimit të mbeturinave, është një hap që në perspektivën inxhinierike ofron mundësinë e zhvillimit të së paku 100 fabrikave (çdo mbetje ose mbeturinë paraqet mundësi të hapjes së një linje përkatësisht fabrike).
Në këtë elaborim nuk ishte qëllimi im të paraqes ndonjë shpikje timen por thjesht dua t`i bëj thirrje komunitetit të biznesit Kosovar që të fillojmë të mendojmë se si t`i materializojm mbetjet hedhurinë duke i ricikluar ato, të cilat i krijojm si lëndë të parë vetë (resurse), prandaj le të fillojnë të mendojn në ruajtjen e mjedisit tonë duke hapur perspektivave të reja për rinin tonë edhe në diemnzione të tjera dhe jo vetëm kufizimi se si t`i betonizojm me ndërtime qytetet dhe hapësirat tona.
“Riciklimi i mbeturinave është vetë zhvillimi”!
No comments:
Post a Comment