Sunday, May 1, 2022

Banka Botërore paralajmëron katastrofë njerëzore nga kriza ushqimore

Bota po përballet me një katastrofë njerëzore nga kriza ushqimore e shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë, deklaroi presidenti i Bankës Botërore, David Malpass. Gjatë një interviste për “BBC”, ai tha se nëse kriza vazhdon, rritjet rekord të çmimeve të ushqimeve do të shtynin qindra milionë njerëz në varfëri dhe në mungesa ushqimore. Banka Botërore llogarit se mund të ketë një rritje të madhe prej 37% në çmimet e ushqimeve. Kjo do të godiste më shumë të varfërit, të cilët do të hanë më pak dhe do të kenë më pak para për çdo gjë tjetër, siç është shkollimi.

“Është një katastrofë njerëzore, që do të thotë se ka mungesa ushqimore. Shihet edhe rritja e çmimeve, që po ndikon në të gjitha llojet e ushqimeve dhe kjo ndikon drejtpërdrejt te njerëzit dhe cilësia e jetës”, -tha Malpass. Ai dekurajoi vendet nga subvencionimi i prodhimit ose kufizimi i çmimeve. Në vend të kësaj, tha ai, fokusi duhej të ishte në rritjen e furnizimeve në të gjithë botën me plehra dhe ushqime, së bashku me ndihmën e synuar për njerëzit më të varfër.

Shefi i Bankës Botërore paralajmëroi gjithashtu për një goditje në "krizë brenda krizës", që lind nga paaftësia e vendeve në zhvillim për të menaxhuar borxhet e mëdha të pandemisë, mes rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.


No comments:

Post a Comment