Gjetjet tregojnë se nuk ekziston plan nacional për menaxhim të mbeturinave. 87% e komunave kanë hartuar planet komunale të menaxhimit të mbeturinave, por janë 20 komuna të cilat aktualisht nuk kanë periudhë të vlefshme të zbatimit, që nënkupton se këto komuna menaxhojnë mbeturinat pa bazë planifikimi. Në terren, vetëm në vitin 2021, janë identifikuar gjithsej 1188 deponi ilegale, ku prej tyre 558 janë të mëdha – gjendje e cila vazhdon të mbetet problematike.
Përjashtimisht nga viti i fundit, sasia e mbeturinave që deponohet në deponitë qendrore është në rritje. E në anën tjetër, vetëm rreth 5% e ekonomive familjare kanë qasje në infrastrukturë për ndarje të mbeturinave në burim. Por, nuk ka sistem të përcaktuar mirë të grumbullimit të ndarë të mbeturinave, riciklimit apo nisma në ekonomisë qarkore.
Në përgjigjet e qytetarëve në pyetësor, ndër të tjera rezulton se në shërbimin aktual të menaxhimit të mbeturinave, për 47.5% të respodentëve, mbeturinat përreth shportave, janë problemi që i pengon më së shumti. 77.5% e tyre mendojnë se autoritetet kompetente nuk po punojnë mjaftueshëm për menaxhimin e mbeturinave dhe 97.1% e respodentëve deklarohen se nëse ndarja e mbeturinave në burim kërkohet nga ta, do ta bëjnë atë. Disa nga veprimet që duhen të merren nga akterët e sistemit të menaxhimit të mbeturinave është të vazhdohet rritja e shkallës së mbulueshmërisë me shërbime bazike në 100% në mënyrë që të adresohet gjendja me deponitë ilegale.
Plani i Republikës së Kosovës, dhe planet e reja komunale të menaxhimit të mbeturinave të orientohen në ekonominë qarkore – në reduktim, ndarje në burim, ripërdorim e riciklim, në mënyrë që të zvogëlohet sasia e mbeturinave që deponohet në deponitë qendrore.
Ky raport, është publikim i organizatës CEDE, në kuadër të projektit “Qeverisje e Mirë – Mjedis i Pastër!”
Per me shumë shihni Raportin “Këndvështrimi i qytetarëve lidhur me menaxhimin e mbeturinave”
No comments:
Post a Comment