Thursday, December 23, 2021

Në Bogë të Rugovës zbulohet një lloj i ri insekti

Në kuadër të hulumtimeve të kryera nga Prof. Halil Ibrahimi nga Departamenti i Biologjisë së Universitetit të Prishtinës, është gjetur një lloj i ri insekti për shkencën në Bogë të Rugovës. Rhyacophila siparantum, është lloji më i ri i zbuluar nga profesor Ibrahimi në fshatin Bogë. prej nga vjen edhe emërtimi 'siparantum', që është emri i lashtë i qytetit. Ky është lloji i dymbëdhjetë për shkencën që vjen si kontribut i punës shkencore të profesorit Ibrahimi. Lloji Rhyacophila siparantum, është publikuar në revistën Ecologica Montenegrina. 

Njoftimi i plotë nga Prof. Halil Ibrahimi: 

"Rhyacophila siparantum, lloji im i dymbëdhjetë i ri për shkencën me radhë, është botuar sot. Lloji është gjetur në fshatin Bogë të Pejës, prej nga vjen edhe emërtimi 'siparantum', që është emri i lashtë i qytetit. Është një lloj i rrallë e i rrezikuar, që aktualisht njihet vetëm nga Kosova, përkatësisht Rugova. E kemi hulumtuar këtë lloj që nga viti 2019 dhe tek sivjet janë finalizuar analizat morfologjike dhe molekulare. Lloji është publikuar në revistën Ecologica Montenegrina, ku çdo vit botohen qindra lloje të reja për shkencën. Faleminderit të gjithë kolegëve për bashkëpunimin, e në veçanti atyre nga Universiteti i Zagrebit”.

No comments:

Post a Comment