Një sërë imazhesh nga natyra dhe bota e egër,
janë përmbledhur në një libër nga fotografi dhe fituesi i shumë çmimeve, Marsel
van Oosten.
Libri përmban më shumë se 200 imazhe të peizazhit dhe jetës së egër që Marsel ka kapur gjatë 15 viteve të fundit në Afrikë, Amerikë, Azi, Evropë dhe Antarktik. Në hyrje të librit, ai shkruan: “Ky është një homazh për Nënën Tokë.
Ne të gjithë kemi një lidhje primare me nënën tonë, dhe ngjashëm me Nënën Tokë.
Të gjithë jemi të lidhur me të. Por ajo është nën kërcënim serioz dhe ka shumë nevojë për mbrojtjen tonë”.
Në vijim mund t’i shikoni disa nga fotografitë më të famshme, që janë pjesë e këtij libri.
No comments:
Post a Comment