Në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve qeveritare, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është institucioni që harton këtë dokument. Ky raport vjetor paraqet gjendjen e mjedisit për vitin 2020, por edhe të dhënat të më hershme kanë zënë vend të konsiderueshëm me qëllim krahasimi.
Për hartimin e raportit, AMMK ka grumbulluar të dhëna mjedisore nga institucionet monitoruese, operatorët, ndërmarrjet e ndryshme, publikimet, raportet dhe nga burime tjera. Të dhënat e grumbulluara janë përpunuar në informata kualitative mjedisore që tani janë prezantuar në këtë raport.
Prezantimi i gjendjes për disa sektor mjedisor është më pak i mbuluar si pasojë e mungesës së të dhënave, mungesës së monitorimit, bazës ligjore të pamjaftueshme apo edhe aspekte tjera institucionale e menaxhuese.
Qëllimi kryesore këtij raporti është informimi i institucioneve vendimmarrëse për gjendjen e mjedisit në Kosovë, me qëllim që të dhënat e prezantuara të shërbejnë për hartimin e politikave adekuate mjedisore dhe përo rientimin e zhvillimeve, planifikimeve dhe investimeve strategjike në sektorët të cilët kanë ndikim në mjedis, siç janë: ekonomia, industria, energjetika, transporti, bujqësia etj.
Paraprakisht Raporti Vjetor për Gjendjen e Mjedisit 2020, është diskutuar dhe është aprovuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga Kuvendi i Kosovës.
Për më shumë Raporti Vjetor për Gjendjen e Mjedisit 2020
No comments:
Post a Comment