Monday, May 6, 2024

Një libër për botën e egër të Gërmisë!

Libri "Gërmia, bota e egër" nga Alber Krasniqi, i botuar kohës së fundit, është një libër që dokumenton përmes fotografive botën e egër të kësaj zone. Fotografitë që përfshihen në libër janë autotentike të realizuara nga vetë autori gjatë hulumtimeve të tij disa vjeçare. Është libri i parë i këtij lloji që i dedikohet botës së egër të parkut Gërmia dhe ku janë prezantuar kryesisht llojet shtazore përfshirë 103 lloje zogjësh, 15 lloje gjitarësh, 8 lloje zvarranikësh, por edhe lloje tjera shtazësh përfshirë insekte, ujëtokësore dhe disa lloje të florës. Në kuadër të librit janë përshkruar edhe shtigjet e ecjes në Parkun e Gërmisë.

Mundë të thuhet lirisht se libri "Gërmia, bota e egër", është një libër unik, me foto origjinale dhe me përshkrim të secilit lloj në gjuhën shqipe, dhe është një kontribut i vlefshëm në dokumentimin e botës së egër të kësaj zone.

Autori i librit Albert Krasniqi, ka deklaruar se për mbledhjen e materialit për librin si fotografi dhe incizime është punuar për 5 vite me radhë duke realizuar vizita në tërren gjatë stinëve të ndryshme të vitit, ndërsa për përgatitjen e materialit për botim, sistemimin dhe përshkrimin e llojeve është punuar për më shumë se 5 muaj. Përndryshe, fotografi dhe ambientalisti Albert Krasniqi, njihet për aktivitetin e tij të vazhdueshëm për promovimin e bukurive natyrore të Kosovës e veçanërisht të Parkut Gërmia.

No comments:

Post a Comment