Andaj, tranzicioni i drejtë energjetik siguron që personat e prekur nga ky proces të mos anashkalohen dhe nevojat e tyre të merren parasysh nga vendimmarrësit.
Kështu që, përpos, transformimit të sektorit të energjisë dhe orientimit të tij drejt burimeve të ripërtëritshme, tranzicioni i drejtë energjetik përfshinë edheparimin që të mos lihet askush mbrapa.
Ky studim veçon rëndësinë e tranzicionit energjetik në sistemin elektroenergjetik të Kosovës. Gjithashtu, shpërfaq sfidat dhe mundësitë për të ardhmen, duke ditur se si proces, tranzicioni energjetik për Kosovën është i pashmangshëm.
Publikimi i këtij raporti është mbështetur nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nëpërmjet Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Projekti i Energjisë në Kosovë. Analiza në fjalë liston edhe disa rekomandime konkrete.
Për më shumë lexoni raportin: Tranzicioni i drejtë i energjisë në Kosovë.
No comments:
Post a Comment