Shkencëtarët zbuluan, që 17 milionë kafshë u vranë nga zjarret në ligatinat e zonës Pantanal në Brazil. Drejtuesja e Fondit Botëror për Natyrën në Brazil, Mariana Napolitano Ferreira deklaroi që zona u goditë nga 22,000 zjarre gjatë vitit 2020. Studiuesit thanë se ky hulumtim tregon rëndësinë e parandalimit të fatkeqësive të tilla në të ardhmen. Profesori i Universitetit të Mançesterit Alex Lees mendon, që zjarret e vitit 2020 ishin apokaliptike dhe që biodiversiteti rrezikohet prej tyre raporton BBC. Ekologu Walfrido Moraes Tomas deklaroi, që është i shqetësuar që grupe të caktuara speciesh u ndikuan më shumë se të tjerët nga zjarret që ndodhën.
Ligatina Pantanal është një nga zonat më të larmishme biologjike në botë që shtrihet në zonat e Brazilit, Paraguajit dhe Bolivisë. Mijëra specie duke përfshirë xhaguarët, antengrënësit dhe zogjtë shtegtarë jetojnë në një sipërfaqe prej 160,000 km². Ekologia Ferreira e përshkroi katastrofën në Pantanal si një mesazh për njerëzimin.
No comments:
Post a Comment