Peizazhet qe prezantohen në këto fotografi nuk janë nga alpet e Zvicrës por janë peisazhet plot me bukuri të Jezercit. Jezerci është fshat kodrinoro-malor, i rrethuar me male. Lumi i Jezercit kalon përmes tij, e nuk i mungojnë as ujëvarat. Gjithë këto bukuri natyrore e bëjnë fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt, një nga fshatrat më të bukura të Kosovës. Shtrihet në lindje të Kosovës, dhe përfshin një nga hapësirat gjeografike më të mëdha në komunën e Ferizajt.
Fshati Jezerc pas vitit 1999 është i njohur edhe me emrat Bjeshkas dhe Kushtrim. Jezerci është një vendbanim i tipit të shkapërderdhur. Thuhet se Jezerci është një fshat i banueshëm që nga koha iliro-romake. Në zonën e fshatit janë gjetur eksponate të ndryshme, që vërtetojnë lashtësin e këtij vendbanimi.
Fshati Jezerc, ka resurse të mëdha për zhvillimin e turizmit malor dhe atij rural. Relievi i Jezercit ofron kushte të mira për argëtim me biçikletë, natyra me male dhe livadhe të shumta e kroje japin mundësi ecje në shtigje të gjata dhe të shkurtra. Natyra ofron edhe mundësi edhe për alpinizëm, kalërim, gjueti sportive, peshkim, skijim dhe forma tjera të turizmit dhe rekreacionit. Kullosat e begata e bëjnë një zonë të përshtatshme edhe për zhvillimin e blegtorisë dhe mbledhjen e bimëve mjekuese dhe aromatike.
Zona e Jezercit ka edhe vlera historike. Fshati ka qenë çerdhe veprimtarësh atdhetarë të çështjes kombëtare-liridashëse, ndërsa gjatë luftës së fundit në këtë zonë është zhvilluar edhe beteja e lavdishme e Jezercit.
Mrekullia vet...
ReplyDelete