- Paradoksi më i madh është se ne e perceptojmë degradimin e Tokës sonë si atë të një planeti diku në hapësirë me të cilin ne nuk kemi të bëjmë asgjë.
- Çfarë kemi mësuar vitet e fundit është fakti se sistemet ekonomike që nuk tregojnë të vërtetën ekologjike janë të kushtueshme. Llogaritjet e gabuara të këtyre sistemeve i kanë çuar disa nga korporatat më të mëdha në falimentim, çka u ka kushtuar miliona njerëzve gjithë kursimeve e jetës së tyre.
- Socializmi ra në kolaps sepse nuk i lejoi çmimet të tregonin të vërtetën ekonomike. Kapitalizmi mund të bjerë gjithashtu në kolaps, sepse ai nuk lejon çmimin të tregojnë të vërtetën ekologjike.
- Aty ku bletët zhduken duhet të ndizet një sinjal alarmi.
- Ligji primar i botës së sotme është ai i ruajtjes së mjedisit. Nuk ka integritet më të madh e më të lartë se integriteti i mjedisit.
- Nxitojnë individët, kompanitë, politikanët dhe vetë qeveritë për t’u pasuruar sa më shpejt. Kjo rritje i ngjan tumorit: shoqëria shkatërron burimet e vetë sistemeve ku mbështet zhvillimi i saj.
- Njerëzimi do të ngjitet në një shkallë të re qytetërimi kur edukata për zhvillimin e qëndrueshëm të bëhet parësore dhe e zakonshme.
- Jepi jetë jetës tënde, ruaj mjedisin ku jeton.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Sunday, July 19, 2020
Thënie për mbrojtjen e mjedisit
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment